Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i përfolur pak ditë më parë si një prej emrave që opozita mund të propozonte si kandidat për President, ka folur në emisionin “Frontline” lidhur me procesin e dështuar të negociatave mazhorancë-opozitë për Kreun e Shtetit.
Shehi tha se opozita përveçse e ndarë në dy grupe nuk ka qenë aspak e qartë në ofertën që do t’i bënte shqiptarëve, pra përzgjedhjen e një emri serioz që do ta përfaqësonte atë si front përballë zgjedhjes së Edi Ramës.
“Procesi ka mbaruar, dhe po i çoj sinjal kolegëve të mi opozitarë se ku kanë gabuar. Disa nga marria dhe budallallëku dhe disa që mendojnë se janë bërë protagonistë duke dalë në media. Protagonizmi bosh.
Ato zotërinjtë e opozitës duhet ti merrnin këto burra e disa të tjerë dhe të nxirrnin një që t’ia ofronin palës tjetër dhe shqiptarëve. Këta hynë në një marrëdhënie absurde. Këta duhet të prodhonin presidentin e vetë.
Ne hymë në një betejë për të nxjerrë personazhet e opozitës shqiptare. Opozita e humbi këtë nga budalliqet e veta. Kishte tre raunde për të nxjerrë jo një por disa kandidatë se të gjithë mendonin se do t’ia jepte pala tjetër. Po pse t’ia jepte”, tha Shehi.
Në vijim, deputeti i opozitës kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, pasi sipas tij fakti që kompetencat e Presidentit janë bërë thuajse të papërfillshme janë burim i asaj marrëveshje me Ramën.
“Shume nga defektet e politikës që kemi ne në Shqipëri janë derivat i marrëveshjes famëkeqe të 2008. Është bërë praktikisht me kancelar Shqipëria, s’ka më president dhe kryeministër se është bërë partia, një parti që e nxjerr atë. Thotë Berisha se ne dhe Bjellorusia që kemi udhëheqës monist, por ai është protagonist kryesor i kësaj.
Ajo shkatërroi institucionet dhe e dyta u bë një ligj zgjedhor që ka prodhuar një shkretëtirë politike. Që prej asaj kohe nuk ka dalë një forcë e re politike. Ky ligj dhe ajo kushtetuta e asaj kohe ka prodhuar këtë klime të sëmurë politike”, deklaroi Shehu.
Sipas Shehut “tani mund të ankohen të gjithë, por “ne duhet të kthehemi prapa dhe të bëjmë analizë”.
“Ata janë bashkë por s’vlen për Shqipërinë kjo punë. Se ata e kanë bërë që të jenë vetëm ata. S’ka më demokraci, kontrollon një personazh i vetëm. Ti gërthet sa të duash kundër vjedhjes dhe korrupsionit siç thotë Berisha. Të gjitha këto i thotë mirë Berisha, por nuk thotë një gjë që është protagonist i vetë këtyre gabimeve”, shtoi ai.
Ik ere DASH, ti ke pjerdhur me kohë!!!! Ik ere lale futi një plonc, ca mëlçi e zemra e nja 2 doppio se vjen në rregull er DASH. Ato lekët e deputetllëkut dalin e teprojnë me pi çdo ditë mejhaneve të Tiranës mer DASH.
Opozita nuk zgjedh dot kryetarin e vet o dasho e do zgjedhi presidentin
Dash shehi esht burr me mend po kur e mbeshteti berishen gjith kto vite pse i kthehet kundra
Ti mor e ke o Dashamir po keta te opozites nuk dine ku kane koken e tyre e jo me te jepnin mendim per zgjidhjen e presidentit mendoj se Z Rama ka bere zgjedhjen e duhur per president nje figure si Bajram Begaj qe ka kountribuar shume per shqiperine
Berisha duhet te mbaje pergjegjesi per shume krime dhe gabime qe ka bere gjate gjithe karrieres se vet por askush si kerkon llogari se jane te qorruar nga idiotlliku
Ca pergjegjesish do mbaj Berisha kur ai di vetem thedhi balt mbi te tjeret dhe gabimet e veta nuk i pranon kurre keshtu qe e ka me mbare te thote qe fajin e ka rama.Opozita e tregoi dhe nje here qe nuk bejne per ne ate vend dhe ne te vertete nuk ka aftesite e duhura as per te vendosur nje emer per kandidat jo me per te zgjedhur presidentin.
O dashooo tflet rakia o mrezaaaa po ata kan mbaruar o vlla berishen se pjerdh me njeri fare
Z Begaj eshte presidenti i duhur per kete vend dhe rama beri zgjedhjen e duhur sa per pd ca te zgjedhin ato sdin ku jan vet
Sali Berisha duhet te zhduket urgjentisht nga politika dhe e mira eshte qe te perfundoj ne burg
Opozita ska qene asnjehere e qarte ne veprimet e saj politike. Kaosi qe kan shkaktuar ne politike tregon edhe papjekurine intelektuale te tyre
Pd nuk zgjedh dot kryetarin e vet jo mo presidentin. Aman se PD ka maree fund sinqerisht.
Opozita e humbi këtë nga budalliqet e veta se nuk mundi te nxirrte as nje kandidature te sakte aq te mbaruar jane
Ore Dashamir po qe ke fol mire po a ka pd seder or burre? Pd eshte e paafte dhe nje parti e marre fund me kohe.Sa shume gjera negative ka bere Berisha dhe ende po verdalliset i lire
Nuk e ka fajin Rama qe opozita eshte e paafte e nuk ka nje figure te hajrit per te propozuar. Vazhoni mas Sales ju se po ja shifni hajrin
Presidenti i ri ishte i miremenduar dhe i permbushte te gjitha kriteret e duhura, partia demokratike nuk eshte e afte per te zgjedhur nje kryetare e jo me te jepte nje emer per president.
Pd nje parti qenuk eshte ne gjendje te japi asnje ener tani qe emri u vendos et nga ps mos dilin e te thoni qe ishte e pa drejt
Opozita mezi zgjodhi kryetarin e vet le me te zgjidhte presidentin.Edi Rama beri zgjedhjen e duhur me zoti Begaj
O zoti shehi .mjaft me keshilla bosh or lal.Mblidh mor burr koleget e tu ,Mrdiun Duken,dulen Idrizin etjdhe beni vetem nje here te vetme dicka per kete vend .Jeni deputet vetem per te mar nje rrog mujore dhe asgje tjter ,lat nam keni 32 vjet qe i bini cyles ne nje vrim .nuk keni as parti, as shoqata te jeni te aft per tu imponuar qe te degjohet dicka konkrete nga idet e juaja .ka ardhur koha qe te ndergjegjshe te lironi karriket ne parlament.