Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga bukuritë e Gjirokastrës, teksa risjell dhe në vëmendje kandidatët fitues në zgjedhjet e 11 majit.
Në shtator në Kuvend si deputetë të qarkut Gjirokastër do të hyjnë Mirela Kumbaro, e cila ishte në listën e mbyllur, dhe që shënon mandatin e tretë.
Ndërsa dy të tjerët Piro Dhima dhe Tërmet Peçi, të cilët ishin në listën e hapur, hyjnë për herë të parë në Kuvend. Peçi dha dorëheqjen nga bashkia e Tepelenës për të garuar më 11 maj.
Në video, shfaqen gjithashtu Kumbaro, Dhima dhe Peçi teksa takohen me qytetarët.
“Skuadra fituese e Gjirokastrës për Shqipërinë 2030”, ka shkruar kryeministri.
PS mendon per zgjedhjet e ardheshme , Bufi meret me perallat qe i tregone djali komunistit Fahri paçe pilaf ....