Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.
Në këtë takim, kryeministri radhiti investimet e bëra në Qarkun Vlorë nga qeveria në 10 vitet e fundit.
“Rigjenerimi urban. Kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë. Këtu kemi projektet që lidhen me mjedisin dhe zonat e mbrojtura, janë 121 projekte me vlerë 11 milionë euro.
Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në Qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 226 milionë euro.
Te energjia. Ju e dini çfarë problemi ka qenë me energjinë dhe sa problem është sfida e furnizimit me energji kur rriten kaq shpejt nevoja dhe kërkesa. Dhe vetëm në Vlorë janë bërë 4 projekte me 120 milionë euro.
Bujqësia vetëm për qarkun e Vlorës është 85 projekte për 65 milionë euro.
Këtu jemi te arsimi, 75 projekte për 29 milionë euro.
Shëndetësia, 73 projekte për 18 milionë euro. Sporti, 2.4 milionë euro projekte për sportin, ku përfshihen palestrat, terrenet sportive, etj.
Në kulturë është investuar një vlerë prej 15 milionë eurosh në 10 vitet e fundit.
Në total, në një dekadë ne kemi investuar në qarkun e Vlorës 1,27 miliardë euro”, tha Rama.
1.27 miljard euro investime ne Vlore ! Nuk i beje asnje koment se mund te jete edhe e vertet. Dua vetemt ju tregoje se cfare kam pare e degjuar,nga RAI , per ndertimin dhe zgjerimin e qytetit te ri te Livornos. Nje qytet krejt moderr me nje Lungomare ,ne vijen bregdetare 20km . Nje mbrekulli qe filloje ne1981 e vazhdon deri ne rajonin e Calafuria .S'ka te krahesuar me ato qe ne kemi ndertuar ne Vlore e Durres .Nuk e kapa mire se per c'fare shifrash behet fjane ne kete investim.Por jam i sikurt jo me shume se 2 miljarde euro . Do me thoni.Cfare krasimi ben ti me Italin .Jo.As qe pretendoje te jemi ne si ata ,por pershtypje me bene kjo shifer eurosh e investuar ne Vlore . A po te jet brenda dhe projektet, ne vazhdim deri ne Orikum e Llogara, eshte per tu lavderuar K/M ine .
Na trego sa vodhe palaço, Vlora e 2025 eshte pa uje dhe rrruget germadha.
Uje ne çezma nuk kemi. Vjen “turisti elitar”, rri nje dite dhe iken nga syte kembet ne Greqi.
Rama ne shifra te than. Meqe ka vhjedhur 20% dhe ne llogarine private i kane hyre plote 260 milione euro ai eshte ne rregull. Aq i dalin 1,3 miliard.
Per parate e krimit e ka fjalen qe jane kthyer ne pallate dhe shiten si frengu pulen?????