Rama: Në fillim të 2023-it hapet gara ndërkombëtare për portin e Porto Romanos

30 Nëntor 2022, 17:01Politika TEMA

Rama: Në fillim të 2023-it hapet gara ndërkombëtare për

Në fillim të vitit të ardhshëm do të hapet gara ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit, që do të ndërtohet në Porto Romano, një port i përbashkët i shtrirë nga Durrësi, në Prishtinë e deri në Strugë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së përbashkët të Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, në 27 nëntor.

Në këtë mbledhje, Kryeministri informoi se projekti i plotë i kompanisë prestigjoze Royal Haskoning do të prezantohet në 12 dhjetor.

“Pavarësisht të gjitha llafeve, në fillim të vitit të ardhshëm ne fillojmë edhe hapim garën ndërkombëtare për portin e ri të Durrësit, i cili do të ndërtohet në Porto Romano dhe nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, në fillim të 6-mujorit të dytë të vitit të ardhshëm, ne do të jemi në kantier me portin e ri të Porto Romanos që do të jetë një port i përbashkët, i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe në Strugë me dy porte të thata që do të lidhen me hekurudhë dhe ndërkohë që për hekurudhën Durrës-Prishtinë tani hyjmë në fazën e studimit të fizibilitetit. 

Për hekurudhën tjetër jemi në diskutime intensive me Komisionin Europian në bashkëpunim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Këto janë fakte dhe në 12 dhjetor, unë shpresoj që Kryeministri i Kosovës dhe ministrat e fushave, të na bashkohen në prezantimin e madh publik të projektit përfundimtar. 

Pasi kemi parashtruar publikisht konceptin për Portin e Ri, në 12 dhjetor do të prezantojmë publikisht projektin përfundimtar”, u shpreh Rama, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë.

2 Komente

  1. P
    Petrit

    Po per Durresin pse nuk bere gare?! Apo eshte trashegimnia e Zahos Durresi?Te bejme Zahon milioner pastaj behemi te ndershem.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      Po ku tall k...me ne? Ky e beri portin e durresit pa tender dhe pa gare. Ky thote me lini te bej ca miliarda dhe pastaj do e shihni sa i ndershem do jem. Cfare tallje k...me ne shqipot. Qente te lehin Zaho dhe hajdutet perpara.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje