Një ditë historike e konsideroi kryeministri Edi Rama, mbledhjen e sotme të dy qeverive në Romë. Në konferencë më homologen italine, Giorgia Meloni, Rama tha se sot me Italinë u ulëm për të folur për të ardhmen e përbashkët.
Rama u ndal edhe te ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, falë së cilit tha Rama, ka nisur puna për korridorin e VIII.
“Sot për ne është një ditë historike. Sa herë që unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për ditë historike, por historike është kjo këtu sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për një të ardhme të përbashkët.
Përveçse të flas, edhe për të bërë një bilanc të gjërave që janë bërë dhe për të firmosur marrëdhënie konkrete. Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim mbi qëllimet e mira, mbi dashurinë dhe dëshirën për të bërë nga ana e qeverisë së Italisë, me këtë qeveri është edhe dëshira e të bërit. Jo vetëm motra e madhe e Italisë është motra ime, por edhe ministrat e saj ishin me ne shumë të gatshëm për të na ndihmuar.
Shpresoj që të mos keqkuptohet dhe të mos merret për keq kur them, falë angazhimit vëllazëror të ministrit të Mbrojtjes së Italisë jemi në gjendje sot të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtës por edhe aftësitë mbrojtëse të përbashkëta.
Do doja të bëja falënderim për ministrin Tajani, ka qenë gjithmonë një mik i Shqipërisë. Po na mbështet në aspektin ekonomik dhe sa u takon projekteve të përbashkëta. Korridori 8 që është strategjik, më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar. Kjo është meritë e tij që uli përreth një tryeze të gjithë aktorët dhe po e ndjek këtë personalisht. Falë kësaj qeverie dhe kujdesit të veçantë të Melonit, të gjithë Shqiptarët që kanë punuar në Itali, kanë të drejtën e pensionit, ”-u shpreh Rama.
Une do sugjeroja Shqiperia te behet nje Province Autoktone e Italise. Ne kete menyre do ishte automatikisht futja ne Europe, vendosja e drejtesise (nuk ekziston tani), ndoshta rritja e prodhimit industrial (eshte ne nivel zero tani), dhe korrupsionit politik. - - - - - - - Alternativisht t'ia kerkojme USA ose cdo vendi perendimor - - - - - - - Veshtire qe Shqiperia te behet vete pa mbeshtetje te forte nga nje vend me histori ne demokraci.
Ahh je i modh. Na ben krenar. Italia eshte korridori i duhur per te hyre ne deren E shpise Europiane. Kur se meritojme te pakten te na marrin per dore e te rritemi brenda.