Rama nga Lezha: Objektivi ynë, vendosja e flamurit të Skënderbeut në oborrin e shtëpisë europiane

30 Maj 2026, 13:30Politika TEMA
Rama nga Lezha: Objektivi ynë, vendosja e flamurit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të shtunë në qytetin e Lezhës, ku u organizua një takim për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se objektivi kryesor i PS-së mbetet integrimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te rrugëtimi i Partisë Socialiste ndër vite, duke vlerësuar rolin e saj në jetën politike të vendit dhe kontributin në mbrojtjen e interesave kombëtare.

“35 vjet janë pak, por janë shumë për peshën dhe impaktin që ka pasur PS në jetën e vendit dhe për të kuptuar vlerën e shtuar që PS ka sjellë dhe për t’iu qasur në një mënyrë interesit tonë kombëtar, të shoqërisë dhe të botës.

Duken si fjalë të zakonshme që një forcë politike të ketë një qëndrim solid, të palëkundur dhe të kthjellët me interesin kombëtar, por ja që s’është kaq e zakonshme. Por kjo është karakteristikë e PS-së, e cila nuk ka lëvizur asnjëherë asnjë milimetër nga vija e drejtë e mbrojtjes së interesit kombëtar dhe për këtë ka plot shembuj, por më kuptimploti dhe ulëritësi në sensin negativ është shembulli që dallon PS-në me kundërshtarët e saj politikë.

PS u përball me një front kundërshtarësh që nuk lanë gjë pa thënë dhe nuk do të lënë gjë pa thënë për të qenë ata që janë.

Ata e sulmuan PS-në si parti e lidhur me Serbinë, si parti shërbëtore e Beogradit, por e vërteta tregoi diçka tjetër.

PS qysh në ditën e parë të marrjes në dorë të frenave të vendit, në vitin 1997, u bë mbështetja më e fortë, e palëkundur dhe e përhershme deri në çlirimin e Kosovës dhe të Ushtrisë së Kosovës, që trajtoheshin si terroristë.

Duket e zakonshme që një forcë politike të ketë një marrëdhënie të fortë me të shkuarën. Jemi një forcë që u krijuam si një shprehje e vendosmërisë dhe kurajos së një grupi njerëzish për t’u ndarë me të shkuarën dhe për ta kthyer drejtimin nga e ardhmja dhe mbetëm e vetmja forcë që di të ruajë me të shkuarën një marrëdhënie të dinjitetit kombëtar, sepse u bë forca që kurrë nuk lejoi që të përlyhej Lufta Nacionalçlirimtare dhe ua la turpin atyre që e patën dhe e kanë.

Ne përpara kemi objektivin historik, majën ku do të vendosim flamurin e Gjergj Kastrioti Skënderbeu në oborrin e shtëpisë europiane”, u shpreh ai.

5 Komente

  1. G
    Gjakova

    Patriotizmi është streha e fundit e çdo horri, sharlatani të 100 sahanëve, hajduti dhe dobiçi të dekonspiruar që tund e shkund flamurin për të bërë prostitutën e grekut dhe lolon e serbit.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elvana

      Flamuri i Skenderbeut ka rene ne dore te vllehut te Surrelit. O pika qe nuk i bie ketij mashtruesi.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rami koleka dhe ismail beu

        Ti mor qenie perverse, bir bastard i khalifit erdogan, nuk je vec, nje kale troje i tij ne kete vend, qe ja ke ridorzuar kete vend khalifve turko-arab dhe qe vazhdojne ta shkerdhejne kete vend nga te gjitha anet.Gjergj Kastrioti, heroi yne kombetar i takon shqiptareve dhe perendimit dhe u priste koken tradhetareve bastarde si lloj tend.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toke e xanun Nua Rroku milano

          Ate rrugen ketyre Leshjanve nuk po jua ben, pra dhe kesaj vere po behen zift ne makina ne rradhe,Hey hap syte se dhe lezha eshte pjese e shqiperis

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nik Sokoli

            Lezha nje qytet fantastik. Njerez shum mik prites dhe te respektueshen. Kyte vere do shkojme me pushime ne Lezhe. Rana e Hedhun eshte plazhi ma i mire qe ka Shqiperia.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje