
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, duke komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama sa i përket punës të drejtësisë.
“Në pikëpamje tani të analizës së figurës së kryeministrit se si raportohet në zhvillimet në sistemin e drejtësisë, jemi duke asistuar në një lloj qasjeje monarkike, sipas të cilit, ai është i paprekshëm, por dhe çdo lloj zhvillimi tjetër që ndodh poshtë tij, është i justifikueshëm për sa kohë nuk prek atë. Kjo është një situatë ku kemi një lloj monarkie kushtetutuese por pa monark. Figura e Ramës që ka më shumë se 10 vjet si kryeministër është një figurë që konsolidohet sipas këtij vizioni. Pra përpiqet që të mbrohet por ndërkohë edhe ta shfrytëzojë si fuqi të gjithë këto zhvillime që po ndodhin në jetën parlamentare apo në sistemin e drejtësisë. Sepse çfarë po ndodh me zhvillimet brenda PD, tre palë të kënaqura, konfliktet e brendshme që kanë në bazë statutin pra jo ligjin, krijojnë një lloj pati ku të gjithë kënaqen me atë që fatin e tyre, të martesës apo divorci i tyre do ta trajtojë gjykata apo në vazhdim, të gjithë janë të kënaqur me status quonë dhe Rama po ashtu është i kënaqur me status quonë në marrëdhëniet me PD sepse nuk ka konflikt…“, tha Nazarko.
Sipas tij, kreu i qeverisë nuk do që të ndryshohet Kodi Zgjedhor.
“Ai do, në pikëpamjen e Kodit Zgjedhor, do status quo. Domethënë që të mos ndryshojë kodi. Në pikëpamje të zhvillimeve të karakterit ekzekutiv, ai ka shumicën për të marrë gjithë vendimet që do. Pra jemi në një situatë sepse nuk do ta ndryshojë. Do që të kalojnë të gjithë afatet që të ruajë të njëjtin Kod Zgjedhor.“, u shpreh Nazarko.
Sa i përket goditjes së SPAK drejt maxhorancës, ai shtoi:
“Sa i përfshirë është ai në atë që kanë ndodhur por mendoj se gjithsesi e ka një lloj imuniteti, që është me natyrë ndërkombëtare, që kryeministri nuk preket në çfarëdo lloj zhvillimi që lidhet me SPAK, që në një kontekst të tillë po përpiqet të veshë aureolën e monarkut dhe ne duhet ta paragjykojmë nga këndvështrimi i interesit publik.“, tha Nazarko.
Ik o i rrjedhur te paska filluar dementia para kohe o koqe kandari, mjaft bere si i zgjuar se nuk ja kalon dot shpellareve si Ndoka apo Gjejmarkaj.
Ti je as mish e as peshk, Nazarko, keshilltari Sali Berishes. E mban mend apo e harrove perplasjen ne kanalin kosovar te Mushkoles me Sali Kriminelin? Ai eshte burre, ai eshte gazetar , ai eshte shqiptar i vertete, ju te kazanit hani gjellen e tij!
Ore, merr vesh nga gazetaria ky qytyku apo, është nga ata shpellarët e Berishës? Ëëëëëh?
Spak monark? Ky dishumi flet dokrra alla berishe. SPAKU po ben detyren o Dulle madje shume ngadale.
Zot fale !