Fatmir Mediu: Dëshmitarët për tragjedinë e Gërdecit treguan se nuk isha unë përgjegjës për vendosjen e barutit

13 Nëntor 2023, 20:30Politika TEMA

Fatmir Mediu: Dëshmitarët për tragjedinë e Gërdecit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për procesin që po mbahet ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit, ku së fundmi kanë dëshmuar disa dëshmitarë. I ftuar në Kontrast, me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Mediu u shpreh se nuk ka asgjë që e fajëson atë për tragjedinë e ndodhur në kohën kur ishte ministër i Mbrojtjes, duke shtuar se procesi ndaj tij është i padrejtë.

“Ne jemi në ballafaqim në gjykatë. Ka dy palë, prokuroria dhe mbrojtja. Ne parashtruam kërkesat tona për dëshmitarë. Prokuroria nuk bëri asnjë arsyetim pse i thirri gjithë ato dëshmitarë që deri tani ka treguar se nuk kanë pasur asnjë lidhje me diçka që fajëson ministrin, zero! Kur ti vendosesh përballë dëshmitarit, duhet të kesh hapësirën për të bërë pyetjet e duhura. Nëse i jep gjithë kohën akuzës, ky nuk është një proces i drejtë. Drejtësia nuk është statistikë e as media. Drejtësia nuk është opinion publik”-tha Mediu. Sipas tij, nuk jemi në një fazë ku kemi një drejtësi që respekton ligjin ndërsa tha se nuk ka mëdyshje mbi ligjshmërinë e vendimeve të tij gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes.

“Më shqetëson që nuk jemi në atë fazë që të kemi një drejtësi që respekton ligjin.  Jam i përgatitur për pafajësinë. Nuk kam mëdyshjen më të vogël që çdo vendim i imi ka qenë i lijgshëm. Unë nuk e kam bërë debat mediatik. Nuk ka përgjegjësi ministri i Mbrojtjes mbi vendosjen e barutit”- tha Mediu.

 

7 Komente

  1. P
    P Republikane

    Kryetar i partise!? i ciles parti. Perse si vini pranga ketij llozhures.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marseli

      Barutin e vuri ne Gerdec Fatmir Mediu me vendimin e marre ne Qeveri.Po more po ti me Salin I vrat ne Gerdec 26 e 300 t I plagoset sepse u kishin zene syt parat e korrupsionit.Pse duhej bere ne Gerdec cmonyimi I pre-game dhe fishekeve dhe jo ne Polican ku mjetet dhe vendi ishin re ndertuara per ate pune.Jo more Fatmir frikacaku dhe vrasetari je ti dge Saliu vrasesit shtetror ne Gerdec,por per mua dygej qe se bashku me ty duhejbte arrestohen edhe gjyqtaret e ketyre ceshtjeve qe nuk jan me pak te korruptuarbdhe vrases se sa Saliu dhe Fatmiri.

      Përgjigjjuni
    2. p
      pilo Lala

      Ky kujton se eshte akoma Minister, dhe haptazi akuzon vartesit e tij per Gerdecin. Faxi i derguar nga Bumci tek Shkelzen Berisha, tregon qarte qe ju te gjithe keni qene vasal te familjes Berisha. Trego sa me shpejt rolin e Shkelzen Berishes ne kete afere, se nuk te lene Amerikanet, do e denojne patjeter, por dridhe te shpetosh.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mokrari

        Si nuk te vjene turpe qe dele ne tv ti je shkaktari bashke me Salen dhe Shkelzenin per vrasjen e 26 njerezve e 300 te plagosurve,vetem per PARA o urith ke 30 vjete qe ri deputet dhe se ke provuar te dalesh vete se sa te vlene lekura,por faje kane edhe keta te tv qe te nxjerin ty qe ke tallur e po talle bythen me taksat e shqiptareve o deputet MUTI.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkullaku bytha e Berrishes

          Lepurush a ishe ti minister ? A u vrane njerez ? Sipas llogjikes tende dhe te padronit tende po nuk firmose nuk je fajtore haaa . - C'lidhje kane familjaret e te vrareve me ty si mund te akuzoje nje fshatare nje minister kur nuk ka pasur nje lidhje direkte ti zoteri e ke punen me administraten e jo me familjaret e viktimave nese ti do te beshe burgun e Shkelzenit beje je i lire po te pakten gjyko si i ritur jo si alabak.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Ky ne fakt po rrefehet. Thote qe (sipas deshmitareve) nuk isha une. Po pra, po thuaj kush ishte, si dhe sa perfitoi. Thuaj emrin, trego te verteten, si ndodhi, cfare presioni te beri Berisha qe te shfajsohesh 30% nga akuza. Me siguri e ke veshtire sepse Berisha e ka gati kundersulmin, faktet e tjera per ty, zhvatjet, korrupsionin, vendet e punes. Mendohu dhe pak e vendos su te bie me mire...

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

              Ti vendose per vendin ku do shperthenre baruti. Afet nje shkollr. Zoti te vrafte me vuatje .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje