
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat foli për vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të miratuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator.
Ajo u shpreh se vendimi i Gjykatës provon se Lulzim Basha është kryetar i PD-së dhe se u refuzua të vlerësohej nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara.
Deklarata e plotë:
Sot në Gjykatën e Tiranë u zhvilluar seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për regjistrimin e statutit të miratuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator.
Vendimi i sotëm i gjykatës provon 2 gjëra:
Së pari që Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike dhe;
së dyti që gjyqtari refuzoi të vlerësonte nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara.
Ende pa mbaruar procesi e pa folur gjykata është shpërndarë një deklaratë e parapregatitur me qëllim deformimin e të vërtetës.
Edhe pse gjyqtari nuk ja nënshtroi vlerësimit Statutin e datës 2 shtator, deklaruesit pretendojnë se ai është rrëzuar.
Deklarata të tilla të hartuara nga grupime që i kanë shpallur luftë SPAK, si gjithçka tjetër, janë thjesht mashtrime.
Çështja nuk ka lidhje fare me kryetarin e Partisë Demokratike as me funksionimin e PD-së.
Ky gjykim është një procedurë normale e regjistrimit të një statute, që në fakt në funksionimin e PD-së nuk ka asnjë rol pengues.
Aleanca e kullave po bën gjitçka për të zvarritur e marrë peng një proces që nuk e ndal dot.
Ky gjyq, në fakt, i nxori sërisht zbuluar dhe provoi se ata janë bashkë, dhe këtë pseudo aksion e kanë të koordinuar së bashku për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe për t’i bërë presion SPAKUT.
Kjo Karabina eshte krejt nje trape.
Po kush të vjen ty nga pas dhe asaj tufës qe jeni mbledhur pas Alibashës?