
Pagat e deputetëve u rritën këtë vit, por bashkë me to janë rritur edhe shpërblimet.
Borderoja e parlamentit tregon se në muajin shtator, deputetët dhe ministrat morën më shumë lekë nga dietat, karburanti dhe qiraja sesa nga paga.
Pasqyra financiare tregon se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament.
Pagat për ta janë të rritura me vendimin që i çoi ato në 225 mijë lekë nga 115 mijë lekë në vlerë neto, shkruan euronews.
Ndërkohë edhe honorarët, rimbursimi i karburantit, qirasë, telefonit dhe pagesat e tjera janë dyfishuar pasi në kuvend u miratua ligji për pagat edhe shpërblimet.
Këto të fundit nuk janë të unifikuara dhe ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet, dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë cdo muaj.
Nga borderorja e muajit të fundit të ekzeketuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 mln lekë të vjetër.
rritini rrogat qe te vjedhin me shume keta horra,te shkatrrojne karriket dhe te djegin parlamentin dhe Shqiperin
Nuk ka asnje arsye te dyfishohen rrogat e depudeteve , kur Shqiperia renditet si vendi ne i varfer i Europes dhe me pagen nesatare me te ulet ne Europe. C’esht ky bastard qe i thote vetes Socialist dhe nderkaq vepron sikur eshte ekstrem i Djathte
pak,pak,shume pak.Rripeni kete popull sa te mundeni.Cdo popull ka ata politikan qe do.Simbas kokes feten.
Me keto paga ata futen nga oxhaku jo nga dritarja
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!
Kaq shumë paguhen salafistët e Kuvendit, nga xhepi i varfër i popullit? Kjo është paturpësia më e madhe në politikën shqiptare.
Ata që futen nga dritarja duhet t'u paguhet vështirësi pune,kareshit duhet t'i jepni edhe për tymuset. O të dhjefsha shtetin dhe popullin që i voton dhe janë gati të vriten për këta plehra
E meritojnë se qeveria po zhvillon ekonomine dhe rrit mirëqënien e Shqipërisë perdite, po bëhemi vend europian si Suedia dhe Danimarka Vetëm këta të Saliut flasim keq shumë mirë një deputet 4.400€ në muaj dhe një pensionist 150€ pra 30 herë më pak se një deputet që paraqitet njëherë në muaj nuk flet asnjëherë gjatë 4 viteve të mandatit