Varhelyi: Shqipëria vijon të bëjë progres në lidhje me reformat me BE-në

13 Nëntor 2023, 19:40Politika TEMA

Varhelyi: Shqipëria vijon të bëjë progres në lidhje me

Oliver Varhelyi, deklaroi se Shqipëria vijon të bëjë progres në lidhje me reformat që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian.

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, bëri një reagim në rrjete sociale pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani.

“Shqipëria si vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në”, kështu shkruan Varhelyi në platformën “X”.

“Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”, vijon më tej postimi.

2 Komente

  1. S
    Salbirishi

    Thote BE qe Shqiperia ka bere progres per reformat ,por çfare thote zagarja e komunistit Non Grata ,Tabaku !

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salbirishi

      Thote BE qe Shqiperia ka bere progres per reformat ,por çfare thote zagarja e komunistit Non Grata ,Tabaku !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje