“Rama nuk do zgjedhje në Tiranë” - Ylli Manjani: Ja pse nuk i intereson tani. Prokurori që publikoi në media akuzat ndaj Veliajt, duhet flakur nga sistemi

24 Korrik 2025, 09:23Politika TEMA
“Rama nuk do zgjedhje në Tiranë” - Ylli Manjani: Ja pse

Juristi Ylli Manjani shprehet se kryeminstri Rama nuk dëshiron të hyjë në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës.

Sipas Manjanit, Rama ka një interes për të vepruar pa një kryetar bashkie siç po bën aktualisht.

“Nuk mendoj që kryeministri Edi Rama dëshiron që të hyjë në zgjedhje dhe të kërkojë zgjedhjet e bashkisë Tiranë tani. Kjo sepse këto zgjedhje do të jenë të vlefshme deri në 2027-ën dhe atij nuk i intereson kjo gjë. 

Rama do ta përdorë këtë periudhë për të gjetur një kryetar bashkie ashtu siç duhet me qëllim që të hyjë në 2027-ën për mandate të plota.

Së dyti, ai nuk ka interes të hyjë në një debat politik në këtë histori. Një debat i tillë nëse Rama e do apo nuk e do Erion Veliajn, nuk besoj që i intereso politikisht atij. 

Së treti, në këtë fazë, edhe për efekt të mënyrës së stilit të tij politik dhe menaxherial, do t’i interesonte të kishte një bashki kështu siç është me kolektiv, për të çuar deri në fund disa projekte që janë nisur dhe bëhen shumë më mirë pa kryetar bashkie sesa me një të tillë, siç po bëhen aktualisht”, tha Manjani për Euronews Albania.

Manjani komentoi dhe publikimin e akuzave ndaj Veliajt.

“4 akuza janë shumë, janë akuza që nëse vërtetohen, me një bashkim dënimesh, pa 10-12 vjet burg nuk shpëton, nëse vërtetohen të 4 akuzat siç janë ndërtuar. 

Nuk është aspak normale, madje është totalisht anormale që përpara se t’i komunikohet akuza personit publikohet nga media. 

Ai prokuror që e ka nxjerrë këtë dhe e ka hedhur në media dje duhet të qërrohet nga sistemi sot. 

Kjo çështje është e paragjykuar se është gjykuar në publik, çfarë duhet të bëjë ai gjyqtari që do ketë në dorë çështjen”, tha Manjani.

8 Komente

  1. B
    Berti

    Prokurorët që e kanë nxjerrë akuzën në media janë dyshja Ols Dado e Altin Dumani. Dum dumani po zvarrit deri në kufijt e skadimit të afateve dosjen e 21 janarit !!!!

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      Ky Manjani eshte i hidhur ne te shprehur se thot te drejtën. E drejta eshte hidhur

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cubel Breca

        O manjan eshte e thjesht fare. Keta jan ushtaret e sali qenit dhe ai din cdo gje cfar behet atje. Perpara se te dali para gjykatesve gjygjin ta bej sala,pastaj c'te ngelet.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Kush ta flake kete qen besnik te Argites?!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me shqelma jashte

            Gjejeni se cili eshte ky prokuror dhe te flaket jashte me shqelma e te penalizohet sipas ligjeve ne fuqi.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sass

              Keta SKAPISTAT i ka shkerdhyer non grata deri ne fisin me te larget dhe jua ben mire. Altin dumani duhet te shporret nga ajo mut zyre, Manja me Dumanin kerkojne te dobsojne Edi Ramen

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesi e munguar

                Kjo eshte dreqesia e shkerdhatokracise.Kjo te kujton anekdoten:Ne nje fshat ishte nje kriminel qe i nxirrte te vdakurit ngavarri pasi i grabiste.Kur ai vdiq ,nerezit thane se shpetuan.Nje mengjez u ngriten dhe e pane te vdekurin jashte te grabitur e te vendosur ne nje hu.Keshtu na gjeti ne shqiptareve kur i besuam ne 1990-ten njeriut qe ka 35-vite,qe na vret,na nxierr nga varri ,na grabit dhe na vendos maje hurit.Te gjithe te tjeret jane thjesht "sherbetor me pagese te atij"

                Përgjigjjuni
                1. a
                  albatros

                  Në një shtet normal me këtë prokuror duhej të isht marrë ligji brenda orës së parë të publikimit. Po te ne ….. çdo “shkelje e vogël “ dihet si trajtihet-aq më tepë kur e bën drejtësia

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje