Në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e 21 janarit 2011, duke i bërë thirrje Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), e cila tashmë ka në dorë këtë çështje, që ta zbardhë sa më shpejt atë që ai e cilëson vazhdimisht si “krim shtetëror”.
Rama u shpreh se 21 janari mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për moralin dhe themelet e drejtësisë në Shqipëri, ndërsa theksoi se, edhe 15 vite pas vrasjes së katër protestuesve të pafajshëm, hija e padrejtësisë vijon të rëndojë mbi këtë ngjarje.
Ai nënvizoi se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron, duke shtuar se koha nuk mund ta fshijë këtë krim nga kujtesa e shoqërisë dhe e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kontekst, kryeministri shprehu shpresën që SPAK, i cili prej gjashtë vitesh gëzon mbështetje dhe inkurajim për të vendosur barazinë para ligjit, të veprojë më në fund për të hetuar dhe zbardhur këtë çështje, që sipas tij përbën një njollë për drejtësinë shqiptare.
“Kjo ishte edhe java e trishtë e 21 janarit, 15 vjet pas krimit shtetëror, vrasjes së katër burrave të pafajshëm protestues, me pushkët e shtetit, në boulevard. Përsëri 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë. Kjo mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e dëshmorëve, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar.
Ne përsëri u mblodhëm dhe e bëmë ritin e nderimit të 4 dëshmorëve të Atdheut, në prani të familjarëve që presin drejtësi.
21 janari është në llojin e atyre krimeve që e kam thënë, krime për të cilat drejtësia vonon, por asnjëherë nuk harron.
Koha nuk i zhbën dot nga kujtesa dhe tryeza e njerëzve të drejtësisë. Uroj e shpresoj që SPAK-u, që prej 6 vjetësh ka marrë jetë, gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur gjatë gjithë kohës inkurajimet më të sinqerta për të shkuar përpara, për të luftuar për të vendosur drejtësi në binarët e rinj të barazisë para ligjit, të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim, që është njollë për drejtësinë shqiptare”, u shpreh Rama.
O pleher, qep gojen, mos e zer me goje 21 janarin se po ha mbi kufoma, ti dhe plehrat rreth teje! Dhe po e dergoi SPAK ne gjykate, ti aty do te fusesh hunden dhe do te urdherosh gjykaten qe ta amnistoje Sali Berishen! Sepse TI dhe Sali Berisha jeni nje! Njeri me i zi se tjetri! Si ka mundesi qe ke lajthitur duke menduar se je ende ne gjendje te mashtrosh kend, aq me pak shqiotaret? Po zot e di qe ka?!
Ti more Pallosh duhet te rrish ne heshtje dhe nuk duhet te flasesh per 21 janarin PER 2 ARSYE: 1) Gjate protestes shkove dhe u fsheve te pallati perballe dhe i le njerezit e tu ne meshiren e fatit. Ose te rrije aty ne shesh sic po rrinin te tjeret ose te beje thirrje qe te iknin te gjithe dhe te shpetonin koken , sic e shpetove tenden. 2) Pas 21 janarit , per 2 vjet me rradhe u mundove ta PERDORJE gjakun e derdhur per te ardhur ne pushtet , por kur e pe qe nga PERDORIMI nuk nxorre gje , E SHKELE DHE E PERDHOSE gjakun me marrevshjen e qelbesirave me Like "kokelarin". A PERDHOSET gjaku per nje kolltuk te ndyre ? Por sic shihet INVESTIMI I GJAKUT te doli teper fitimprures sepse ke 13 vjet ne pushtet ! .....kete te vertete ta tha ne sy publikisht Dr. Flori me te vetmen kenge perkujtuese por edhe akuzuese te asaj ngjarje: https://www.youtube.com/watch?v=wcE0U80E7yY..........................U PREHSHIN NE PAQE 4 PROTESTUESIT E PAFAJSHEM TE 21 JANARIT !
Ti kerkosh Spakut te beje punen eshte autogol fatkeq i Rames. Me mire Rama ti kerkoje zspakut qe te hetoje e dergoje te Bani per gjykim dosjen vet, pra Rama te beje burgun ne vend te Saliut. Me Veliajn KM, shqiptaret do ti jepnin drejtim Spakut dhe Saliut bashke.
Qelbesire dhe hipokrit ke 13 vjet ne pushtet dhe s ke bere asgje ,po per Belinden dhe Xhacken bere njeren te dogji bytha
SPAK e ka mjaft te lehte punen! Ia ke lehtesuar ti ne maksimum! E ke zbardhur vete ate ngjarje! Ne fillim me ngjalat qe hengre ne Lalez! Pastaj takimet here pas here me "hasmin", Ilir Meten neper restorante! Pastaj me marreveshjen e 1 Prillit ne Shkoder, me kumbar presidentin serb(!) Pastaj me llumin qe mblodhe nga ishin e nga s'ishin, te cileve u dhe pushtet! Me kanabizimin bashke me "Saje qorrin" Me check-up, sterilizim, incenerim! Me AKSHI-n e Mirlindes! Me Mega-hajduten Belinda! Me kryeministrin "hije", kryeministrin e bodrumit te vererave, Gys jevgun!!!! Ja pra, eshte pune e kryer! Shko dorezohu ne polici, kerko gjykim te shkurtuar! Do kesh lehtesira! Te fala... Aleksit?!... Apo Ivankes?!... Hahhhahaaa! Te uron "Tigri"!!!!
Mos shpreso hic por detyroji te bejne punen ose zbato ligjin. Je kryeminister I vendit e jo bekciu i fshatit
Politikan LGBT