
Kryeministri Edi Rama ka dhënë intervistë për një tjetër media italiane, këtë herë për të përditshmen e djathtë "Libero".
Më poshtë intervista e plotë Edi Ramës, ku flet për Giorgian Melonin, të majtën, të djathtën, komunizmin dhe fashizmin.
Intervista e kryeministrit Edi Rama për të përditshmen "Libero"
Një herë ishte Shqipëria e Enver Hoxhës. Ishte si Rusia e Brezhnevit dhe Kina e Maos. E varfër dhe e tiranizuar. Shqipëria ishte në Europë një lloj enklave e blinduar, me fe komuniste dhe ritual kinez. Askush nuk hynte dhe askush nuk dilte. Pastaj, në fillimet e viteve '90, rrëzimi i regjimit, ikja masive e qindra mijëra njerëzve drejt Italisë dhe Europës, anijet e përshkruara në filmin "Lamerica" nga Gianni Amelio dhe fillimi i normalizimit.
Tani Shqipëria është një vend modern. Është destinacioni i një numri gjithnjë në rritje turistësh, veçanërisht europianë. E drejton një kryeministër me prirje socialiste që quhet Edi Rama. 59 vjeç. 1 metër e 98 cm i gjatë. Ka luajtur basketboll, pikturon, shkruan, ka dhënë mësim. Po ju’a prezantoj.
Ju keni thënë se e vlerësoni shumë Giorgian Melonin. Megjithatë, ju jeni socialist. Cila është dallimi midis të djathtës italiane dhe së djathtës shqiptare?
Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim.
E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona. Po, unë jam socialist, i bindur për rrugën e Tretë të Klintonit, Blairit, Schroederit, Romano Prodit. Por, të qenit i majtë nuk më pengon të bëj zgjedhje që pastaj mund të interpretohen si të djathta, ashtu siç jo të gjitha ato që mbajnë vulën si zgjedhje të majta janë ilaçe që duhen gëlltitur duke kënduar "Bella Ciao"!
Dhe pastaj, në kohën e teknologjisë së re, Intelligjencës Artificiale, globalizimit, ka rrezik që të mbytemi në një gotë ujë duke përzier koncepte të vjetra me probleme dramatike për të zgjidhur. Ne duhet të rishpikim gjithë ç’është e mundur dhe të rishpikemi me ngulm në një botë që ndryshon pa marrë as frymë.
Ju keni kritikuar zgjedhjet e kaluara të Italisë! A mendoni se të majtët italianë nuk janë mjaftueshëm modernë?
E kush jam unë për të gjykuar nëse të majtët italianë janë mjaftueshëm modernë apo të dalë kohe? Çfarë është Massimo D'Alema, modern apo i dalë kohe? Kur e dëgjoj atë, më duket sikur kam para vetes dikë që e rrok shumë më mirë të ardhmen se sa unë dhe shumë të rinj që hedhin salcë mbi veprat e Rafaelos apo Van Gogut!
A janë të përputhshëm moderniteti dhe socializmi?
Kjo varet nga çfarë kuptojmë me socializëm. Nëse me "socializëm" kemi parasysh ëndrrat e lavdishme të së shkuarës që nuk u bënë kurrë realitet, atëherë jo, nuk janë të përputhshëm. Por nëse kemi parasysh ide dhe vlerat të caktuara, atëherë po, absolutisht! Dhe pastaj, duhet të kemi shumë kujdes për mënyrën se si ato ide dhe vlera na shërbejnë për të shkuar përpara, luftuar, reformuar, transformuar, duke e pranuar çdo dhimbje që sjell modernizimi sjell. Pa bërë gabimin të kthehemi mbrapa në kërkim të gjetjes së mbështetjes së kollajtë në pakënaqësitë e gjindjes.
Cili është gjykimi juaj për politikat që po zgjedh e djathta e re në Itali?
Unë vlerësoj Giorgian, dhe kaq. Dhe respektoj të gjithë udhëheqësit politikë në Itali, pa ia lejuar kurrë vetes të jap gjykime mbi punën e tyre në shtëpinë tuaj. Ka shumë njerëz që e bëjnë këtë, nuk ka nevojë edhe për një tjetër më shumë që flet pa pasur atributet për të analizuar seriozisht faktet.
Çfarë mendimi keni për Berluskonin?
E kam njohur shumë pak, por e kujtoj i buzëqeshur. Dhe e kam ridëgjuar e lexuar disa herë fjalimin e kryepeshkopit në funeralin e tij, një adresim jashtëzakonisht i bukur për një njeri, që le ta themi duke përdorur një eufemizëm, nuk ishte subjekti më i lehtë për një prift. Nga ato pak takime që kam pasur me të, kam krijuar ndjesinë e një njeriu që kishte një ndjeshmëri gjenuine ndaj Tjetrit.
Sipas jush, Giorgia është trashëgimtare e Berluskonit?
Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.
A është i mundur bashkëpunimi midis socialistëve dhe të djathtave në Evropë?
Jam shumë kurioz të di.
Si e kujtoni Shqipërinë me anije të mbushura me refugjatë që iknin drejt Italisë?
Si një vend që pas shekujsh të jetuar në gjunjë filloi të vraponte duke thyer kockat e tij, për ta rishpikur dhe aftësuar vetveten për të qëndruar drejt.
Ju keni jetuar për një kohë të gjatë, si fëmijë dhe si i ri, në Shqipërinë komuniste. Çfarë kujtoni nga ato vite?
Shumë gjëra, por ndoshta për ju është më interesante të dini se kujtoj muzikën e Carosello-s dhe "Novantesimo Minuto", zërat e Raffaella Carra-s dhe Sandro Ciotti-it, si dhe heshtjet mediate të Bearzot-it, këngët e Celentano-s apo si hynte zhurmuesi me miza në ekranin e TG1 kur dilte Papa! Nënvizoj se TG1 dhe “Novantesimo Minuto” ishin të vetmet gjëra që mund të shiheshin në Tiranë, ku RAI ishte e “zhurmuar” nga regjimi, ndërsa për Carosello-n dhe Raffaela Carra-n duhej të prisje verën në Vlorë, ku kur nuk kishte asnjë re në qiell, ne nuk shkonim në plazh sepse RAI dhe TeleNorba mund të kapeshin direkt nëpërmjet korridorit të Otrantos, e regjimi nuk mund të bënte asgjë.
A ju pëlqeu filmi "Lamerica"? A e njihnit Gianni Amelion? E vlerësoni atë?
Ky film u pritur keq në Shqipëri, sepse ishte hera e parë që kishim para syve pasqyrën e atij që ishte vendi ynë dhe vetë ne në atë periudhë dramatike! Nuk ishim të bukur dhe të lumtur, si në pasqyrën e propagandës së regjimit, por të shëmtuar dhe të egër, siç na kishte lënë regjimi. Të shikoheshe në atë pasqyrë të pamëshirshme nuk ishte një përvojë e këndshme! Mua filmi më pëlqeu shumë dhe jam sherruar me miq që thoshin se filmi ishte poshtërues. Nuk ishte Amelio që na kishte poshtëruar, po ata që na kishin mbajtur për dekada në bunkerin me drita të rreme të regjimit më brutal komunist në Europë.
Fashizmi dhe komunizmi kanë vdekur? Janë vetëm një kujtim i keq? Apo mund të kthehen?
Nuk di nëse ka një shprehje italiane që në shqip thotë, edhe engjëlli edhe djalli rrojnë brenda tek i gjalli! Fashizmi dhe komunizmi i shekullit të kaluar janë histori, por djalli që i ka pjellë ata është gjithmonë gjallë. Kush e di, ndoshta ai po përgatitet të marrë hakmarret përmes mediave sociale dhe Inteligjencës Artificiale, duke përdorur përparësitë e mëdha të botës së lirë për të vrarë demokracinë...
A është e vërtetë që ende keni aktivitet artistik, në kohën që ju lejon politika?
Po sigurisht, përndryshe do të isha tanimë në çmendinë.
Energjia dhe turizmi: a janë të mjaftueshme për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë?
E ardhmja e Shqipërisë do të varet shumë nga e ardhmja e Europës, e cila po plaket gjithnjë e më shumë. Nëse Europa nuk arrin t’u bëjë derman goditjeve marramendëse të një bote që po ndryshon me një shpejtësi të frikshme, ku fuqi të reja po sfidojnë rendin e vjetër botëror, atëherë Shqipëria e vogël nuk do të mund të arrinte atje ku unë jam i sigurtë se do të arrijë! Jo vetëm me energjinë dhe turizmin, por edhe me teknologjinë, bujqësinë, kulturën dhe shumë të tjera.
Çfarë mendoni për problematikën e emigracionit? Italia është vendi më i prekur. Si e vlerësoni politikën e ndërmarrë nga qeveria italiane në përpjekjen për të arritur marrëveshje me vendet e origjinës së flukseve migratore dhe për t’iu kundërvënë trafikantëve?
Italia është viktimë e gjeografisë së saj në një Europë të bashkuar që, fatkeqësisht, nuk është e bashkuar kur rruga bie në Lampedusa. Për t’i bërë moral dhe dhënë leksione Italisë ka shumë trajnerë brenda kufijve të Europës, por kur vjen puna për të qenë një skuadër dhe për të luftuar plagën e kufirit tuaj detar, atëherë duket sikur ai nuk është më kufiri i Europës, por thjesht kufiri i një vendi të vetëm. Italia ka nevojë për ndihmë dhe solidaritet, jo për moralizime dhe leksion mbi se si duhet të veprojë. Është e trishtë!

Vetëm i majtë nuk është. E jo më socialist. Është anarkist dhe karierist. Pasi e përjashtuan nga rolet drejtuese të PD-së në 09-tën, u zbyth. Vetëm me ndihmën e Nanos arriti të marë PS-në që e ka kthyer përsëri në një parti komuniste si Kina
Kapterri ka thene nji te vertete . Rama sdi ku ka koken dhe eshte ne rolin e atij lavjeresi qe tundet papushim andej kendej paditur te ndalet diku ,mes botes se tij te Anarshise duke e mbajtur mire me te tere , ata qe kan shkaterruar Shqiperine ,ata qe na u qujten papritur Oligarket e Bandave Politike dhe po degradojne Shqiperine ,qe vesh ngjyra te Majta por vepron djathtas sepse realishte Shqiperia s'ka pasur kurr nji te Djathte por ata qe kan perdorur Maskat e te Djatheteve saleh brrisha me bandat e tij , ishin thjeshte Kriminele e grupe Plackiteshis te Shqiperise ,qe shfrytezuan Naivitetn e Shqiptareve ,per Demokraci dhe e rruajten gjthe Shqiperine siedhe te gjithe e dijme . ________ Aaaaaaaaaa _ nji gje per Perfekt KM jone e I Gjate sot me kto varavingo ne Itali qe do te thote ; E vendos afrimin me Italine si Prirjoritet dhe kjo eshte gjeja e duhur jovetem per sot ,por pergjithmone duhet te kesh nji Mik ku ne situata te paaqarta te kesh keshillen apo mbeshtetjen e nji Miku dhe kjo ne te gjtha drejtimet .Politike ,Ekonomi , Investime ,Industrializimin e vendit , armatimin e Ushtrise , Bashkpunime pra ne te gjitha fushat si kan vepruar te gjitha Shtetet e "Vogla" gjate gjithe Historise Kontinentit . _ Pastaj , sa i takon Politikes se brendeshme te KM _ no Coment
Perse... No Coment , , preciz.,,????
Gazetarja pyet ramen nese mendon se mund te rikthehen ndonjehere regjime si komunizmi apo fashizmi. Si mund te pyesesh nje autokrat si rama qe misheron nje kombinim te tipareve me antidemokratike te cilat po zbaton me dhune ndaj popullit te vet?!
Nga perbindeshit e brendshem eshte e veshtire te clirohesh. Shqiperia eshte shembulli me i keq per fat te keq, ku perbindesh si rama kane kapur dhe vrasin me menyrat me moderne dhe perverse vlerat europiane qe me mbeshtetjen e popullit italian na eshte dashur kaq kohe te perqafojme.
Edvin ti nuk je fashist. Ti je nje rrote k.. qe tundesh e shkundesh poshte e larte. Sikter jezit. Fundin e ke afer. Ky popull i pergjumur do zgjohet dhe do kuptoje pelivanlleqet e tua.
Ti je i majte i te djathtes.Si dhe Musolini ,Hitleri e kompani.Musolini doli nga PSI.Hitleri krijoi Partine National Socialiste.Kujtimi i tyre i ndritur te lidh me Melonin.Te di rastet tuaja Jane Fitoren e Fashizmit maskuar me parrulla populiste.Viva il Duce,zoti Edi.Sa te terheq gjyshja italiane...!
Vazhdon ala me demagogjira dhe sofizma ti artisto pikturisto! Po ç'ne ti i majtë o artisto... Ty me të majtën nuk të lidh asgjë! Shikoje për kë punon që të kuptosh se çfarë je. Fshati qe duket nuk do kallauz! Por ajo qeti nuk kupton është se nëpërmjet 3D dhe FEJSBUK-ut ti kujton se ju hedh hi syve njerëzve. Se ata nuk e kuptojnë psh se bypass i VL apo FR apo DR nuk bëhet për ta Por për më thellë. Se tuneli i lLogarrasë bëhet për lejet e shumta për fshatra turistike të kamufluar në lavatriçet gjigandeske. E kuptojnë shumë mirë se ato vila që më mburrje ju thoni rritje e vlerës së pronës duke kapur dhe vlera miliona €. Apo duke ndërtuar kulla dhe mburur më projektuesin por jonme investitorin (të padëgjuar dhe përfolur). Dhe me e bukura duke paguar taksa minimale. Kjo gjë nuk është aspak për masën më të madhe të 3M Shqiptarëve. Pikërisht këtu është dhe sharlatanizmi yt politik dhe i qeverisë tënde të kooruptuar ku shumica është në ose për burg. Dhe ti që s'ke asnjë pëgjegjësi, duke u fshehur pas firmës së Ben tigrush-lepurushit apo Belasë. Ti artisto je aq i majtë sa Sale-hu I djathtë apo Likja... Ju jeni asgjë më shumë e as më pak por Hajdutat e kombit. Pengmarrës të Shqipërisë në rrugën e vetë llogike historike, gjeografike në Europë. Historia juve ka për t'ju tallur dhe se besoj se do t'ju kujtoj për gjë tjetër veçse si të koruptuar dhe hajdutër. Edhe pse Zeni, Greg, Gita, Bora apo Zaho nuk do të jenë të varfër duke u pasuruar mesatarisht një dekade si rrallëkund në ndonjë vend të botës dhe pa ngulur një gozhdë. Kështu qerri i qetë artisto ti nuk ke lidhje dhe ju përket as si nxënës Blerit, D'Alemës, Prodit apo Schroder. Ti je pengmarrës i PS dhe të majtës në AL qysh kur I bleve partinë Tos kumarxhiut.
Nuk esht socialist me vepra,por me fĵale dhe test partie.Ideologĵikisht dhe politikisht eshte I djatht deri socialist I internationals tret(trathetar).
Edo je njesh. Mos fol me .me mire se kaq e me drejteperdrejte nuk behet.Vetem ec perpara por jo per para.
Ca lidhje ka rama me te djathten dhe te majten?! Atij nuk i rruhet fare per asnje krah, per asnje politike, per asnje reforme. Njesoj si eterit e tij, enveri dhe me pas berisha, vec degradon duke poshteruar dhe degjeneruar cdo aspekt te sistemit dhe shoqerise.
Ndihesh krenar,pasi lexon këtë intervistë të kryeministrit socjalist të majtë,paksa të djathtë. S’ka asgjë të keqe sot,që me evolimet dhe ecuritë teknollogjike, të pranojmë dhe evolimet e konceptit të majtë a po të djathtë.Sa më shumë kohë rrjedh,aq më relativ dhe koheziv do jetë ky koncept. Siç pranuam tjetërsimin brënda natës të një të majti fanatik komunist,në një lider të së djathtës sot.Po kështu është e natyrshme të pranojmë evolimin e një të djathti liberal drejt të majtës.
Rama,orator elekuent kalibri të lartë.I mrekullueshëm!
Mjeshter i fjales, politikan qe afron edhe djallin. I vetmi qe Shqiperine saliste(afgane) e kthehu ne evropiane. Sa here qe vijme ne atdhe, gjerat shkojne me mire. Nuk i perkas asaj bote, qe Edi Rama do jete politikan i mire nese shqiptaret hane dhe pijne pa punuar. I uroj te shtoj ndjenjen e atdhetarise kundrejt fashizmit grek. Ka ardhur koha qe politikes greke ti vihet njehere e prgjithmon kufiri, ne gjithshka qe perban fjala KUFI.
Rama! Jeni unik! Ne listen e pese gishtave te dores ne historine e Arberise! Respekt! Duke filluar me Gjergj Kastriotin!
Rama, Ti nuk je i majte. Por ultra i djathte. Thjesht u tregove i zgjuar qe morre drejtimin e se majtës se shumica e shqiptareve janë te majte.
Zoteria juaj Edi jeni nje person me dy fytyra ndryshe prezantohesh ne intervista dhe ndryshe vepron ne praktike ne vendin tat dhe me popullin tat ti personalisht ii mohon te drejtat duke bllokuarr dosjet e pronave ne hipotekat ,ti nuk pranon investitore te huaj me potence por organizon dhe zbaton ne praktike korrupsionin ne te gjitha fushat.
"Te qenit i majte nuk me pengon te bej zgjedhje qe mund te interpretohen si te djathta", thote Rama. Imbroglione! Demagog i neveritshem! Na trego nje firme te vetme tenden, nje dekret, nje VKM, apo nje ligj te parlamentit tend te majte ku eshte mbajtur parasysh nje raport i drejte a ekuiliber mes shtresave te ndryshme sociale dhe tyre ne nevoje. Na trego nje firme tenden, nje dritez shprese per te pashpreset. Kete mund ta beje, siç e kane bere jashte, edhe kryeministra e maxhoranca parlamentare te djathta, por Edi Rama jo. Kete nuk mund ta bej nje narçizist autoritar, sepse nuk e le ai djalli antisocial i bashkelindur me te qysh ne ngjizje. Po problemi me i madh eshte se nuk kemi pare qofte dhe nje socialist te vetem qe ta ngreje zerin per kete tregues themelor qe karakterizon te majten. Ndaj zgjedhja me e madhe djathtas e Rames eshte vdekja e PS si vision dhe si parti e majte. Per kete, te djathtet duhet ti ngrene lapidar Rames, ndersa te majtet, ata qe drejtesine sociale e kane botekuptim, te kene ku te pshurrin....
PS: 1. E.Rama është më i miri KM në 33 vite në Shqipëri.Pyesni Presidentin më të mirë në Shqipëri ALFRED MOISIUN
Giorgia nje tiger, Edi nje hajdut.
Hahahahahahahahahahaha
Eh mer zoterinj, është e vështirë me shpetu nga kthetrat e sionisteve, por jo e pamundur... Ata janë në rrënjë të vrasjes se klasikes se popullit shqiptar sado modeste qoftë ajo por gjithesesi rrenja e tij... Liria e individit mbart dhe lirine e kombit... Por liria e individit fillon me pronen... Por kjo bie ndesh me globalizmin skllaveria moderne... Globalistet ne Shqiperi, me Sorosin etj, janë shumë hapa perpara falë dhe vrasjes së shpirterores ne dobi të materiales qysh prej 8 Nantorit 1941... Thirrje shqiptareve qe duan te mbeten shqiptare: mos e rruni për MOSADI-in dhe Political correct, kjo e fundit censure mizore prapa një fjale të bukur... Dikush mund të më quaje paranojak: plotesisht e mundur kur je lindur dhe rritur në një regjim ku: të fusnin me dhune ekstreme në kooperative, ku fete i nxoren jashtë ligjit dhe shkrimet e shenjta i dogjen, ku po te mbaje nje dhi, te priste burgu etj... Fjala naka mbetur, fjalën po perdorim... Shtaza Berisha, ky i paburre i vyer për sionistet, ky pleh që vetem liri s'u dha shqiptareve më 22 mars 1992...
Po mer gjigand , ti ke qene i izoluar komplet. Ke vujt sa ska, po shyqyr erdhi demokracia dhe ju dhe fund vuajtjeve . Po mer mashtrues fol ne veten e trete SHUMES se ti dhe soji yt fale kti populli lope , keni mbreteruar edhe ne kohen e xhaxhit efhe tani. Ti , vetem i izoluar ske qene. Kur studentet kerkonin liri , ti i izoluari ishe me ekspozite ne Greqi kushedi per te saten here.
Kush tha qe e djathta shqiptare ka mbaruar. Mund te themi me plot gojen qe e majta ka mbaruar. Partia Socialiste eshte kthyer ne nje parti tipike te djathte , larg idealeve e programeve te majta europiane , ne sherbim te oligarkeve dhe shtreses se pasuruar ne menyre te pandershme, ne aleance te plote me krimin ne pushtet te ketyre 32 vjeteve. Rames , vetem nje gje i kishte ngelur pa bere , qe te puthej e perqafohej dhe bekonte te djathten ekstreme , pasardhese e fashizmit qe shkaktoi kaq vuajtje popullit tone. Ka lindur nevoja e domosdoshme e reformimit te se majtes me njerez idealiste te perkushtuar ndaj atdheut dhe popullit ,larg ketij infeksioni qe i ben shqiptaret te ndjehen te huaj ne atdheun e tyre.
EDI RAMA MIK I MELONIT dmth MIK ME TE DJATHTET.
EDI RAMA MIK I MELONIT dmth MIK ME TE DJATHTET.
Ne jemi bere si ajo pula e fryre me shiringa dhe ilace dhe duam ti japim mend botes.