
Kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj e quajti të stisur debatin për "Malin e Tiranës". Ai tha se çdo gjë është bërë transparente, duke hedhur poshtë akuzat e PD-së, por dhe të tjerëve të përfshirë në debat.
“Sot është shumë më e vështirë të marrësh vendim për të shpronësuar 20 mijë m2, qe kushton 20 mln euro; i bie t’i heqësh qytetit investimet për një 1 ose 2 vite. Kjo nuk qëndron. Për sqarim, zona që ishte dhënë për ndërtim në gropën e Hajdin Sejdisë, mirëmbahej nga Bashkia e Tiranës për efekt estetik, derisa të kishte një vendimmarrje tjetër. Unë kam qenë anëtar në konkursin për studion fituese të kullës dhe të gjitha personazhet që sot shfaqen të shokuar, e kanë pasur ne transmetim live në transparencë totale. Grupi danez ishte aq impresionues dhe kishin bërë me aq pasion, dhe kishin aq detaje, fabulës së asaj ndërtese, saqë juria u impresionua dhe vendosi unanimisht. Kjo vendimmarrje ndodhi live në televizion. Në mars u dha leja nga Këshilli Kombëtar, por edhe kjo ishte publike. Menjëherë pasi mbaron mbledhja, botohen në fletoren zyrtare, botohen online. Pra të thuash që këta zbuluan diçka në gusht, është krejtësisht patetike”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se i gjithë ky debat i stisur është një sherr mes dy copave të PD-së. “Ajo që në fakt ndodhi është se në korrik rikonfirmohet një segment i Partisë Demokratike në detyrë, që është PD-ja e vulës dhe fillon sherrin e brendshëm me PD-në e Saliut, në qoftë se mund ta quaj kështu. Kështu që, është një sherr mes dy copave të PD-së sepse ata mendojnë se si në kohë të tyre, ku çdo gjë bëhej me gjobëvënie, ku çdo gjë bëhej për të copëtuar dhe për të trajtuar qytetin si plaçkë, ata mendojnë se kështu bëjnë të gjithë. Duke qenë se Saliu vriste vete, ai mendon që të gjithë njerëzit vrasin, siç ndodhi në 21 janar. Duhet qenë se Gërdeci ishte planifikuar nga i biri i tij paraprakisht, edhe gjithçka që ndodhi aty, përfshirë dhe rastin fatkeq te hedhjes në erë të 26 vetave, ai mendon se kështu i bëjnë të gjithë njerëzit planet. Pra në Partinë Demokratike problemi dhe sherri brenda llojit sepse ata besojnë dhe mendojnë që të gjithë shqiptarët funksionojnë kështu. Por nuk është kështu! Ndodhi në mënyrë transparencë”, tha ai.
Veliaj shtoi se ata analistë që akuzojnë sot, janë të gjithë me vila, që kryesisht i kapin me gjobëvënie. “Merrni kamerën shkoni në stadium sot, do të keni këtu gjithë analistët. Vetë janë të gjithë me vila, që kryesisht i kapin nga gjobëvënia. Keni sot gazetarë dhe analistë që jetojnë shumë më mirë se ata njerëz që kanë 30-40 vite që punojnë. Kështu që, në këtë sens këtu është bërë një lëmsh mes dy copave të Partisë Demokratike, dhe mendojnë që do i lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës. Përsa i përket Bashkisë së Tiranës, konkursi ishte transparent, transparente leja, transparent taksa. Kurse për sa i përket sherreve që ka brenda Partisë Demokrate thoshin gjyshet tona: Kokat hëngshin. Por në qoftë se mendoni se ne jemi duke i qarë hallin kë të ndihmojmë vulën, apo Saliun, unë them përsëri kokat hëngshin, sepse Shqipëria ka parë keq si nga ajo familje e bashkuar, si nga ajo familje e copëtuar, ka prodhuar vetëm ligësi”, deklaroi Veliaj.
Shume zhurme per asgje.Nuk e ka ne dore as Edi as Sala as Benjamin Veliaj.Ata thjesht zbatojne urdhrat qe u vijne matane "overseas".A e keni pare si eshte mbushur Stambolli me gradacela,po Baku ne Azerbaijan,Londra etj.Gjithcka ne bote behet sipas nje plani jo kuturu dhe marionetat thjesht luajne duart sipas pultit te komandimit.
Ore Lali, po ju nuk kontrolloni kujt i jepni ti beje keto investime? Ku i gjeten $$$ per nje ndertese te tille? Ne cilin shtet te botes ndodh kjo? Apo eshta pjese e amnistise fiskale te Ramovicit qe politiqenet shqiptare te pastrojne parate e vjedhura ne vite popullit te vet? Pse nuk i jepni pergjigje sa sa i paster eshte burimi qe financon kete monster? Mjaft u verdalloset jopo danezet jopo komisionin e praalla te ketilla. Thojuni shqiptareve kush po e nderton dhe ku i gjeten $$$ ?
Gjuhe e bukur e bashkise… koka hengehi por leket i mer bashkia
Drejt e ke: Kokat Hëngshin dy PD-të....dheeee në kokën Tuaj më pas, o Kryemashtrues. P.S Erjon fiku, ça bëhet andej nga SPAK për Inceneratorët , mor aman, se na i ke lënë patronazhulistët me Kokë mënjanë. ########№##################### Sikur nuk po na mbjell më pemë nëpër Tiranë, apo e ke bërë planin për 20 vite, ke mbjell 10 milion barishte. Thonë se SPAK ka në plan ti numëroj pemët që ke mbjell një më një. Nuk të dalin llogarit edhe sikur të deklarosh se ti e mbolle Pyllin e Dajtit!!! . . . Pse të ka ikur zëri dhe figura mor Evlat, se buzëqeshja Mashtruese, ka kohë që të është zhdukur nga Surrati
O shoku Erjon po behet debat firmes qe ja ke dhene per te ndertuar nuk e di qe pas saje fhihen analiste gazetar pronar dhe ne funde qendron ZENI per kete behet fjale ku i gjeti leket dhe kjo firma qe mere gjithe keto tendra edhe une qe skam leke po me dhe gjirhe keto tendra pa nje lek ne xhep do ndertoje po flasin shqipe po pastrohen leket e Gerdecit ku municionet mereshin pa paguar asnje leke ne shtet kete e di nena jote dhe dajot e tu per kete pyet zenin dhe delijorgjin,bjeri ne koke po ke deshire mos beje morale shqip Lali zeni po pastron leket e veta te babajt te argites,ju te gjhthe nje lloje jeni shpresojme kote mos behet me mire.
Zoti Erion ! Si kryetar i bashkise , ben mire qe te sqaroni gjithe proçedurat qe ndodhen , per miratimin e ndertimit te ketij pallati si : - kompetence e kujt institucioni eshte konkursi per miratimin e projektit , - kompetence e kujt eshte dhenia e lejes se ndertimit , - prone e kujt eshte ajo toke , - a i eshte marre leje pronarit te tokes per kete ndertim , - a eshte paguar pronari per token e xanun per ndertimin e pallatit , - kush kontrollon mundesite financiare te investitorit per realizimin e sakte te projektit . - kush ka kompetencen ligjore per caktimin e afateve kohore per ndertimin e objektit . - kush e ka kompetencen ligjore per supervizimin e punimeve te ndertimit te objektit - kush e ka pergjegjesine per marrjen ne dorezim te objektit , pas perfundimit te ndertimit , etj proçedura ligjore . Me sqarimin e ketyre pyetjeve , shpresoj te zbardhet gjithe kjo zallamahi e madhe , qe me siguri eshte sajuar per qellime te mbrapshta nga politika e mbrapshte shqiptare .
Kjo kulla si Kar i gdhendur me shpate.