Deputeti grek: Në Shqipëri shkelen të drejtat civile

11 Gusht 2023, 19:51Politika TEMA
Deputeti grek: Në Shqipëri shkelen të drejtat civile

Deputeti grek Syrigos tha pas një takimi me Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur në Bashkinë e Himarës në Lokalet 2023, se në Shqipëri shkelen të drejtat civile.

Deputeti grek i Partisë "Demokracia e Re,” Angelos Syrigos takoi të premten (11.08) në Qendrën Spitalore të Burgjeve, Fredi Belerin, i cili akuzohet për "korrupsion aktiv” për shit-blerje votash. Fredi Beleri e ka mohuar akuzën dhe autoritetet greke, që prej tre muajsh, kanë kërkuar me këmbëngulje lirimin e tij.

Në Himarë jeton një komunitet i minoritet grek në Shqipëri. Fredi Beleri u arrestua më 12 maj të këtij viti, dy ditë para zgjedhjeve lokale, që u zhvilluan më 14 maj dhe që ai i fitoi duke qënë i arrestuar me burgim.

Takimi Syrios – Beleri u zhvillua në prag të skadimit të hënën (15.08) të afatit ligjor prej tre muajsh për betimin e kryetarëve të 61 bashkive, të zgjedhur në Lokalet 2023. Vetëm pas betimit ata mund të ushtrojnë funksionet e tyre.

Syrigos: Janë shkelur të drejtat civile

Angelos Syrigos, deputeti i partisë në pushtet "Demokracia e Re", e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis,  deklaroi pas takimit para gazetarëve se "shteti shqiptar ka shkelur disa të drejta nga moslejimi i kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, për të bërë betimin.”

”Nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë. Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion elektoral vetëm Fredi Beleri është burgosur” deklaroi në Tiranë, Angelos Syrigos.

Ai theksoi se burgosja e kryetarit të zgjedhur për të drejtuar bashkinë e Himarës përbën një rast të moszbatimit të shtetit ligjor.

"Për Greqinë dhe Bashkimin Europian nuk është e kuptueshme, se përse një kryetar i zgjedhur bashkie nuk mund të shkojë në zyrën e tij dhe të bëjë betimin, gjë që nuk ka të bëjë me arrestimin,” theksoi Syrigos të premten në Tiranë.

Sipas ligjit të Shqipërisë mandati i një kryetari të zgjedhur të bashkisë merr fund kur ai "nuk pranon të betohet.”

Për autoritetet greke ky parashikim ligjor nuk mund të jetë i zbatueshëm në rastin e Fredi Belerit, pasi në rrethanat kur ai ndodhet për arësye shëndetësore në spitalin e burgut të Tiranës, nuk mund të bëjë betimin.

Pasoja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

Ҫështja Beleri ndodhet tani në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) e ka çuar pas përfundimit të hetimeve. Sipas prokurorëve të kësaj strukture, "bazuar në prova, të dhëna dhe dëshmitarë ka rezultuar që akuza ndaj Fredi Belerit rezulton të jetë e provuar tej çdo dyshimi. Ai ka ofruar para në këmbim të votave për kandidaturën e tij”.

Syrigos paralajmëroi në Tiranë se pas takimit dhe deklaratave të tij në Tiranë "për Shqipërinë do të ndodhë fatkeqësisht hapi tjetër pasi BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës.”

Paralajmëri i tij vjen në vijim të deklaratave të autoriteteve greke se "burgosja e Belerit është e paligjshme dhe cënon shtetin e të drejtës”.

Në mediat e Tiranës citohet ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Gerapetritis të ketë deklaruar se "nuk mund të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së zotit Beleri".

Sipas Gerapetritis "për shkak të çështjes Beleri rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e shtruar me gjemba,”

Pritet që në tetor të këtij viti, kur do të publikohet raporti i Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë drejt BE, të hapen fondet e para-anëtarësimit, për të cilat, nisur nga deklaratat e deritanshme të autoriteteve greke, ka gjasa që Greqia të votojë kundër.

Fredi Beleri u kandidua për kryetar të Bashkisë së Himarës nga koalicioni opozitar i përbërë nga Partia e Lirisë, e ish-presidentit Ilir Meta dhe grupimi i demokratëve, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Autoritetet e Shqipërisë i janë përgjigjur kërkesës së Greqisë dhe paralajmërimeve të saj se është sistemi i pavarur i drejtësisë që pritet të japë vendimin e tij.

DW

12 Komente

  1. j
    janullatos topefagos

    sto mouni tis manas sou palio pousti

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipe-Free

      na Doli i "Semure" Fredi Bejleri.... Ai ka qene i "Semure" prej kohesh por si nje Fashiste Greke, qe kerkon Helenizimin e Himares me NDIHME Direkte te Shtetit Greke... 1-Fredi Bejleri ka Pregatitur nje Liste Emrash qe do te Marrin Pasaporta Greke ne Kembim te Votes...lol

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        O palo minister ! Po ne Greqi a nuk shkelen te drejtat e cameve per mese nje shekull. E gjete ne Shqiperi ti padrejtesine ? Shko shiko shtepine tende . Me fal shtepine e shqiptareve te jugut o kollovar.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Titi

          Shko mer pirdhu...beni sa gjysma e te drejtave per te huajt(minoritaret) atje ne Greqi pastaj hajde jep leksione demokracine ketu.

          Përgjigjjuni
          1. a
            american22al

            Ik ore evgjit ju po dhunoni shqipetaret historikisht ne greqi vjen e na bene leksion ne , nuk e rruan njeri per ty dhe zagaret e tjere greke...

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erla Mehili moderatore dikur sekretare Berrishes

              Sa shqiptar keni vrare e burgosur pa te drejte ju vendi i te drejtave te njeriut ? Ky eshte opinioni juaj per Shqiperine sic eshte dhe joni per Greqine i vetshpalluri grek do denohet sipas kodit te procedures penale , koha kur presionet tuaja funksiononin ka mbaruar jemi ne nje epoke tjeter

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rikardo

                Sikur edhe vendet tjera te Ballkanit ta trajtonin minoritetin grek si ne ju do ti kishit punet ne rregull

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Roberto

                  Ju shkerdhefsha rracen e ndyre. Rruga jone eshte e shtruar me dafina u llumra greke dhe jo me tela me gjemba. Ato tela do ju ngulen ne bythe qe te zini mend e mos na cani trapin per nje pleh si fredi Bejleri. Pse kush jeni ju ore te beni ligjin ketu??? Ikni shporruni dhe jepni tokat qe na keni zaptuar vite e vite me pare. Cameria eshte aty dhe ka akoma njerez gjalle qe deshmojne per torturat cnjerzore qe i keni bere ketij populli dhe jo vetem. Me qindra e qindra emigrante qe kane kaluar kufirin per te punuar per bythen tuaj i keni vrare,zhdukur,masakruar dhe c'do krim qe ndodh andej ju ja u ngjeshni shqiptareve ndersa per nje cope muti si Bejleri ngrihen akoma nje mut me i madh qe eshte qeveria aktuale Greke. Ptuuuuuuuuuuuuu qelbesirat e ndyra.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Ok

                    Hani Mut Grekeqire.Ju ka dieg ne Bithe ,Burgu i Agjentit te Asfalise Bejleri.Mos u beni merak,te pakten e kuptuat me se fundi qe Shqipnia nuk Pjerdh fare per ju.Europa juaj eshte vetem Iluzion ne shperberje dhe i sherben vetem Kurvave si ju per te rrembyer sa me shume nga me te vegjlit.Shqipria po hecen para,nuk eshte ndonje gje e madhe te mos shkojne Mire me nje shtet qe mban Ligj Lufte me ne,vetem kaq eshte Boll per tju thene Shko Purdhuni.

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      ben

                      Me keta hajvane nuk ja vlen te merresh. Eshte thjesht humbje kohe

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Grek o Maskara . Cfar Skandali Karagjozash !

                        Eshte Skandaloze dhe BE-ja duhet te Penalizoje nji fakeJuriste i cili injoron komplet Jurispondencen duke u bere Qesharak dhe totalishte i paMorale -duke mbeshteur nji kriminel ,,,,duke rrotulluar syt mes Kembeve te Shqiptareve si me dasht me ja gelltit ato qe i varen mes kembeve Ligjit te Shqiptareve ! Heu bre Malaga ,ta dhjefsha Dipllomen qe duhet mos te njihet me si Juriste ne hapsirat e Europiane ,sepse perben nji Rrezik Nderkombetare si nji mbeshtetes i Krimit ,pikerishte ate qe Juristet e gjithe Botes e luftojne ! Nisine ne te gjitha rrjetet kte Juriste Karagjoze Grek , qe vjen ne Shqiperi si me qen Karagjpozi me i Madhe Grek qe me ato shikome te Humbura diku posht boleve te Shqiptareve u be me shume Karagjoze se mendohej . Dergohini Padi ne BE- ktij Juristi Krimonelesh qe na kakariti si Kaposhi maje Plehut !

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli.

                          Nuk e di se si perkthehet ne greqisht "zbatimi i ligjit".Ne qoftese perkthehet ne shkelje te te drejtave civile po ne greqi si i behet duhet te dalin nga burgu te gjithe te burgosurit qe kane shkelur ligjin grek.Perse nuk i liron greqia te gjithe te burgosurit.Sipas atyre kur greqia te nxjere nga burgu te gjithe athere na takoka neve per te hyre ne europe.Hajde llogjike hajde.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje