Ky është rast i rrallë, kur Edi Ramës i lind nevoja të mbrojë nderin e “non-gratës” Sali Berishës

11 Gusht 2023, 19:03Politika TEMA
Ky është rast i rrallë, kur Edi Ramës i lind nevoja të

Kryeministri Edi Rama, ka bërë një ese të gjatë, në mbrojtje të kullës 64 kate që ka firmosur vetë dhe pas të cilës ka akuza se fshihen interesa financiare te opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Sikleti për të shpjeguar se përse "non-grata" e amerikanëve dhe britanikëve, vijon të ketë privilegje nga pushteti, e ka detyruar kryeministrin që jo vetëm ta shkruajë shumë gjatë esenë, por të mundohet me mish e me shpirt dhe të gjejë të gjithë fuqinë e kreativitetit, që në këtë vapë të tmerrshme, ta mbushë esenë me epitete të shpikura prej tij, duke i shtuar gjuhës shqipe edhe fjalë që nuk i ka patur deri më sot.

Rama shkruan se akuzat, për kapjen e kundërshtarit me metra katrorë në kullën më të lartë të Tiranës, janë teori konspirative dhe se ai nuk ka nevojë t'ju hedhë "kocka", pasi ata nuk kanë dhëmbë për ta kafshuar.

Në fakt, në rastin e kullës, në mënyrën më flagrante, opozitës i kanë munguar jo vetëm dhëmbët, por edhe zëri, që e përdorin dhe keqpërdorin edhe për çështje nga më banalet në Shqipëri.

Sali Berisha, denoncuesi më i madh i të gjitha skandaleve të vërteta, por edhe të shpikura, që ndodhin dhe nuk ndodhin në Shqipëri, ka heshtur, duke i shtuar dyshimet se opozita është kompromentuar rëndë në këtë ngjarje.

Po kështu, ditët e fundit në media janë publikuar fakte që tregojnë afrimitetin e djalit të tij, Shkëlzen Berisha, me ndërtuesin e kullës, Illir Shtufit. Djali i Berishës, banon në vilën e Shtufit, për të cilën bashkëshortja e tij paguan një qira simbolike prej dy mijë euro dhe ende nuk e ka shpjeguar se përse ia kanë bërë këtë nder, që të banojë me dy mijë euro në një vilë që kushton minimalisht trefishin e kësaj shume për t'u marrë me qira.

Në esenë e gjatë, Rama flet për firmën daneze që ka projektuar kullën, bukuritë e rralla të kullës, të cilat deri tani askush nuk i ka vënë në dyshim dhe shan kritikët, por nuk ka ndonjë shpjegim për ndërtuesit e saj, financimin e kullës dhe lidhjet me politikën, veçanërisht me politikanin që amerikanët dhe britanikët ia kanë vënë vulën e non-gratës në ballë dhe të cilëve Berisha i'u kërkon çdo ditë prova për korrupsionin e tij, madje duke ua shpallur edhe ambasadorët që kanë në Tiranë, si njerëz të paguar nga Edi Rama.

Ky është ndoshta nga rastet e rralla, kur Edi Ramës i lind nevojë të mbrojë nderin e Sali Berishës, për të mbrojtur së pari veten dhe ku vetë të madhit Sali Berisha, i lind nevoja ta qepë gojën me aq shumë penj, sa të rrënojë edhe atë pak besueshmëri që i ka mbetur fraksionit të opozitës që ai drejton. Pra, është nga rastet e rralla kur populli mund të dëshmojë, se si dy "bajlozët" e politikës janë në një mendje.

"Koka e meduzës së krimit", "I biri i Kristaq xhelatit", "Edvin Kristaq betoni", u zëvendësuan papritur me frazën qesharake "ftoj Edi Ramën të anullojë lejen". Pra, koka e meduzës, u kthye në një zotëri të nderuar, që po i kërkohet të anullojë lejen e kullës, pa ndonjë shpjegim se përse duhet ta bëjë këtë, kush janë ndërtuesit e saj, sa kushton ky projekt, sa e cënon ai interesin publik dhe nga dalin paratë për të.

Por kulla 64 kate, e ka një të mirë të madhe. Ajo arriti që t'i kthejë në qesharakë brenda pak ditëve, edhe shefin e qeverisë edhe liderin e madh të opozitës, duke u treguar shqiptarëve, se kur vjen puna për pazare, ata janë bashkë. Shefi i qeverisë u detyrua të hartojë ese në mes të vapës, për të mbrojtur edhe nderin e "non-gratës", ndërsa lideri i madh i opozitës që sa vjen dhe bëhet më e vogël, u detyrua ta qepë gojën, duke i bërë edhe militantët e vetë më të thekur, të trishtohen nga pafuqia që po dëshmon nga njëra konferencë shtypi në tjetrën, ku bën sikur denoncon inceneratorët dhe Lali Erin, me fakte të përsëritura që tani i dinë të gjithë shqiptarët, por nuk e shpjegon dot pse nuk mbron interesin publik për "përbindëshin" më të fundit, që po ngrihet në Tiranë.

TPZ

20 Komente

  1. b
    bythqim tirane = kurve vicidoli # Atdhetare

    Cer s'bo vaki me kto Banda Putanash ne Politike ej ! Rama ose i pallo Lilin si dikur i ati ,ke hotel Arbana ose mbesen ,ose grun e xenit dhe ktu bohet llaf per ato gojore ,qe ta bojn Te Gjatin qe te humbi ndjenjat mrena saunes ,Gojores lol . Gjona ndodhin -Ose heh pse jo salehu i ka fal noj Vile Rames ne Vlore ose Himare ,ose Sarande ose Shen Gjin _ salehu ka Vila pafund gjithandej

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeni

      .......EDVINI E SALIU....... jane copeza te te njejtes hale postkomuniste Albaneze...... ..........E cfare rendesie ka se kush bie ere me te keqe....

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora1912

        Është kulla e Unitetit e të Korruptuarve. Në 30 vite shkërdhatokraci, ky është realiteti ---- Të gjithë të Korruptuarit të bërë bashkë rreth një Kulle. ------ Ata, Bastardët, janë bashkë dhe Jan Lakuriq. Ju të Medias në përgjithësi, dhe ju të TemAs në veçanti , thoni Jo. Nuk e di se çfar duhet të bëjnë tjetër këta Bastard të Korruptuar që shqiptarët ti "veçojnë" , ti ndëshkojnë dhe ti hedhin në Gjirizin ku e kan vendin.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pinoku

          ..."por nuk e shpjegon dot pse nuk mbron interesin publik për "përbindëshin" më të fundit, që po ngrihet në Tiranë"... Pyetja shtrohet nëse ngritja e kësaj kulle është pro apo kundër interesit publik. Dhe pse?!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond vlonjati

            Hahahaha Po pse genjeni dhe thoni qe "Berisha heshgti per kullen" ? Berisha po flet dite per dite per ate kull qe te mos ndertohet ne asnje menyre , berisha ka ebre gjithe ekto dite postime ne facebook dhe ne Twitter qe te anulohet leja e Kulles, dhe e ka akuzuar direkt Ramen dhe Veliaj per ate kulle , ndersa ju na thoni se "Berisha nuk po flet " hahahahaahahahahahahahahahahahahahahahahahaha Ne vend qe te ngriheni dhe te kerkoni ndalimin e ndertimit te asaj kulle, filloni dhe beni hartime mbi bazene fantzasie suaj prej sharlatanesh

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nga fshati titit

              Kesaj pune i thone qiji nenen te thote BABA,sala e berri per spital Ramen e coi ne buze te varrit ky e shperblen me kulle dhe ku ne qender te Tiranes.BURRE pa sederdhe del e mbrone djalin e tij i pasuruar me gjakun e shqiptareve dhe ty nuk te bene pershtypje por si sala dhe i biri te kane share me liber shpie lume ne per ty.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli Shqiptar.

                I dashur Z. Blinken. Ju lutemi mos e li I kete njeri te cmendur qe quhet Edi Rama, qe se bashku me ate tjetrin Sali Berisha te torturojne nje popull te tere.... Z Blinken...Edi Rama me Sali Berishen po TORTUROJNE NJE KOMB TE TERE. ... DHE KJO DUKET QARTE... JU LUTEMI... NA NDIHMONI !!!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  POPULLI

                  te gjithe jane te korruptuar dhe QELBESIRA.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shtufi

                    Shkelzeni ja tha hapur dhe publikisht Rames: anulloje lejen. As me plas fare i tha qe sor anulloje se as kam lidhje fare. Prandaj cado qe thoni ju ska pike vlere. Hani inat me Ramen jo me Zenin. Ikni mbushuni tani

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Ja u rrasi tarrasi

                      Rama me kete kulle bleu heshtjen e opozites per inceneratorer. Me kete leje ndertimi, rama dhe veliaj blene saliun dhe portalet e opozites qw mos flaain me kundra inceneratoreve. Lali shpetoi nga burgu dhe rama shpetoi qeveeisjen. Do shikoni qe inceneratorer nuk do permenden me dhe historia e tyre do mbyllet me alqi bllakon lefter koken dhe ben ahmetajn. 80 milion euro pazari.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rrupi

                        Kush mund te shkruaje nga keto lajme, qe u lodh rama ne mes te vapes te shkruaje nje carcaf me te brendshme dhe i qan hallin se qenka merzitur shume. Beni ndonje pune me te mire se rama merr leke per keto pazare dhe nuk e vret mendjen fare. Me shume e vrisni ju qe perdhunoheni po nuk pastruat fytyren e ndotur te kryeministrit.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Li

                          Kush ka abuzuar me taksat e popullit. Mos i hengshin gjak vjellshin

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bejkush

                            Saliu me Edin duan te djegin Lali Erin, po me duket se kesaj here ai, Lali, i dogji te dy...

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              T

                              Sepse eshte burre kurve prandaj .dhe jane bashke ne nje sahan.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Posht Ram horri

                                Rama eshte KRIMINELI ME I MADH NE BALLKAN. AI DUHET TE VDESE NJE ORE E ME PARE. VDEKJA E RAMES DHE FAMILJES SE TIJ DO TE ISHTE NJE E MIRE PËR SHQIPERINE.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hasani

                                  I dashur Mero. Me kalimin dhe rrjedhjen e kohes edhe nje perrua I perbere nga llumi pastrohet dhe behet kristal I dukshem...po ashtu edhe keta udheheqesit qe ne zgjedhim, me kalimin e kohes duken qarte se cilet jane...mik I dashur.. SHQIPERINE E KANE MARE PENG KETA MASHTRUESA, SALIU EDI DHE ILIRI... Keta bejne cirk me njeri tjetrin, bejne sikur zihen sikur shqetesohen dhe qajne hallet e popullit...keta jane 3 perrenj te turbullt gjithe llum dhe balte qe mblidhen ne nje oaz te perbashket...por oazi nuk rrjedh por vetem qelbet...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dhe ZOTI rri e veshtron.

                                    Ne Tirane po ngrihet nje perbindesh I cili duket...po a e dini ju se cfare lloj perbindshash jane ata qe ndertojne ne Tirrane dhe kryeperbindeshi eshte EDI RAMA

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alla Budi

                                      Ore, se nuk e marr vesh une kete artikull. Nuk e di nese mi shkoqit njeri mua keto pyetje prej budallai: - Perse kulla quhet "perbindesh"?! A ka mundesi qe nje firme arkitekturore me fame te projektoje "perbindesha"?! - Qe qendra e Tiranes te mbushet me kulla, eshte plani i miratuar i qendres se Tiranes. Nuk e vendos Edi se ku do te ngrihen kullat! - Kush do e ndertoje kullen, nuk eshte puna e qeverise, por e iniciatives private. - Nuk mund te jape leje biznesi qeveria ne baze te preferencave politike! Edhe sikur investim direkt i Sali Berishes te jete, nuk e ndalon dot! Perse, cfare u be Edi, Enveri?! Ka ndonje vendim gjykate qe e ndalon Berishen te merret me biznes? - Se lahen apo shplahen parate te ajo kulle, nuk eshte puna e qeverise, por e organeve te hetimit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        T

                                        Mbase e kuptojn budallenjt qe bejn tifoz.per.ramen e berishen,apo besoj NE drejtesine amerikane,qe te gjithe tallin lesht me ta. Vazhdoni se mire e keni...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bosi

                                          Ese e quan ket pacavure mer ordiner, ky nxjer vrer ne cdo moment t mir apo t keq. Rrobt tanve llumit politik me ramen tparin

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje