Çarçafi që Edi Rama shtroi që në mëngjes në Facebook-un e tij, si për të treguar virgjërinë e opozitës, lumturoi mediat dhe portalet pranë opozitës. Reagimi i kryeministrit u mor si rrallëherë prej mediave pranë Berishës dhe u pasqyrua si prova e pakundërshtueshme që pas kullës në lulishten e teatrit të operas dhe baletit nuk qëndron Sali Berisha, apo djali i tij, Shkëlzeni.
Ndoshta ky ka qenë edhe qëllimi i Kryeministrit, që të nxjerrë nga bataku i heshtjes dhe reagimit të zbehtë teorik, pa argumente e fakte që të njëjtat media paraqitën të sforcuara këto ditë për të kundërshtuar akuzën monstruoze se kulla ishte simboli i blerjes së zgjedhjeve nga ana e Edi Ramës.
Ata që e kanë ndjekur debatin e këtyre ditëve e dinë shumë mirë që do të ishte naivitet i tepruar që të kërkoje nga Edi Rama, që në një mëngjes prag-fundjave, për më tepër në të ngrihej e të qëndiste në rrjetet sociale një çarçaf ku të pranonte se kulla ishte e Sali Berishës dhe ajo ishte çmimi me të cilën bleu opozitën para 14 majit.
Do të ishte naivitet, sepse nëse Rama do të pranonte këtë, atëherë nuk i ngelte gjë tjetër veçse dorëheqja, pasi me firmën e tij është dhënë leja për ndërtimin e kësaj kulle. Megjithatë, postimi në vetvete me një gjuhë të zgjedhur, plot dialektalizma, fjali të stërzgjatura me shënjestër të përqëndruar te protestuesit anti-kullë, në thelb pranon se Kulla, në mos e Sali Berishës, është ura lidhëse e pushtetit të tij me Sali Berishën.
Ndryshe nga sa bën me Arlind Qorin e Lëvizjes Bashkë dhe Lulzim Bashën, Rama shmang çdo nënkuptim, apo referencë që të mund ta lidhë reagimin me Sali Berishën. Si Qori, ashtu edhe Basha dhe deputetë të PD-së zyrtare e kanë denoncuar kullën si simbol të korruptimit dhe blerjes së kauzës opozitare.
Jashtë shënjestrës së Ramës nuk kanë mbetur as gazetarë, apo media që i kanë dhënë zë protestës, apo kanë ngritur pikëpyetje dhe dyshime mbi pronësinë reale të saj. Ai i akuzon se hapën thasët e baltës për të ushqyer dëgjues e lexues me thashetheme, por pa sjellë asnjë provë, apo indicie që të provojë të kundërtën.
Përsa kohë as Rama dhe as kompania, që Kryeministri thotë se po sulmohet me pa të drejtë nuk provojnë dot të kundërtën e atyre që akuzohen për pronësinë, akuzat nuk mund të mbeten thjesht thashetheme...(Voxnews.al)
ore , sa njerez llapazan qe paskeni qen . Ramos , osht Kujdestari te gjithve ,Carcafi mbron Opoziten nga Mushkonjat . Saher Opozita ulet pas Ferrave te Lalzit ose Mullarit te Korrupsionit te ndajne Parat e Shqinise , s'i len rehat Mishkonjat ! O turpi i Botes . Edhe KM s'mundet te bej sehir o popll ? E dini ju qe me shum njerez vdesin ne Bote nga Mishkonjat se semundjet e kqia si salehu mutaj bashi etj ? Rama ka shpyrt te madhe lol ,s'i len shiókt e vet me vdek edhe sikur te jet cullat _paBrek
Shqiptaret presin që Dudumanet e SPAKUT ti hetojne e denojne për vjedhjet e krimet që kanë bere në keto 30vjet Saliun me familjen e tij dhe Like Floririn e munen e tij, ata vazhdojne të pasurohen me djersen e Shqiptarve. PIKA QË S'NA BIE NE.
Pirdh se lirohesh i thone kesaj! Ne cdo cep te botes normale provat i sjell ai qe akuzon jo ai qe akuzohet!
Mjaft me kete pallen kryeminister se na shpifet edhe hapesiren online. Rama eshte totalisht i degjeneruar dhe nje fatkeqesi e madhe per shqiptaret. Nje palaco qe na vjen turp kur na perfaqeson neper bote. Kemi bere zgjedhjen me te gabuar, kujt ja priste mendja se pas berishes do kishte dhe me keq?! Por nje gje duhet thene, na paralajmeroi “S’keni pare gje akoma”
Vizitova Shqiperine/Tiranen pas shume kohe I ikur. Nuk mu duk keq. Kuptohet shume ndertime mirepo keshtu ka gjithandej. Toronto Bostoni nuk njihen nese i krahason me 20 vite perpara. Ndertime pambarim ne qender. Dhe te mendosh qe Amerika e Kanadaja Kane siperfaqe pafund Jo nje rryp toke si Shqiperia. Ne Tirane ndenja ne nje nga hotelet e sapondertuar dhe u largova me pershtypje shume te mira nga sherbimi, ushqimi dhe pastertia. Me duket se disa njerez ne Shqiperi nuk kane me se merren e diskutojne me pasion ndertimet apo gjera qe nuk ju futen ne xhep. Gazetat kuptohet duan ca "konflikte" qe te lexohen se nuk I lexon njeri dhe me AI do behen irrelevante. Si ish manaxher biznesi ne Ameriken e Veriut (sot ne pension) mund te them se Shqiperia eshte veshtire te menaxhohet. Nese supozonim qe do kishim nje kompani private qe do te menaxhonte Europen manaxheri I Shqiperise do kish detyren me te veshtire (do ish fatkeqesi ta menaxhoje ate territor sepse brezi 40-65 vjec nuk llogjikon si duhet). Pra kushdo qofte ne pushtet Rama Berisha, X, Y, Enveri 2, kini pak resoekt se Kane pune te veshtire. Me resoekt nga larg.
Rama eshte nje fashist qe ju akoma se keni njofur .ai sdo as njeri as shok as mik .eshte skizofren i pa ndreqshem .
Ramadan e dhjeve fare ketu po rreshket ca si shume keto kohet e fundit.Saleh=Ramadan
3 legena ne nje foto. 3 qenie te keqija qe vec dem i kane shkaktuar ketij vendi. 3 fytyra te shperfytyruara nga korrupsioni dhe abuzimi. 3 deshmi te pastra te asaj qe duket sikur jane larg po bashkepunojne aq ngushte sa c’duken ne kete foto.
Uuuu Rama na paska dale ne mbrojtje te Opozites hahahahahahahaahhahahhaahahahahahhahhahahahhahahahahahahahahhahahaha
ÇDO GJE QE ESHTE KUNDER, SIPAS EDIT ESHTE BALTE, VETEM ATO QE THOTE AI, ESHTE MJALTE….
Po, o derrkuc po!
Turpi i radhes,kur turpin e ha me buke nuk te ben pershtypje asgje...
Kuptoheni njehere e mire ju milingona portalesh qe leja e kesaj kulle ishte marreveshja per ti mbyllur gojen saliut dhe metes per inceneratoret. Ishte pazari per te blere lirine e Veliajt, mos arreatimin e tij dhe ndoshta deri dhe vazhdimesine e qeverisjes se Rames
Opozites i hengeshi mutin ju dhe Rama hajdute , krijesa te pista qe beni propaganden e Qeveritareve hajdute.Ngeket duke uleritur si kelyshe te Rames , se gjasme e paska Opozita kete kulle . Ikni o gazetare halabake me moral qelbesire , se ju wenki nje turp i qenies njerezore . Ne vend te kerkoni me force anullimin e ketij ndertimi , ju si hijena i hidheni Opozites . Pthuu ! Ju dhjefsha rracen bastarde te piste
Kjo kulla e re po ja merr vitet Km tonë largpamës e gjithollog . Duket më I vjetër se vet hale berishmutaj. Uçiii, mos i trash vizat se as lcd stë bën më derman.