
Personalisht kam respekt dhe përulje ndaj njerëzve të ditur dhe të lexuar. Edhe kur nuk ndaj me ta të njëjtat mendime, sërish i lexoj dhe mundohem të jem i kujdesshëm ndaj tyre. Kur “i lexon” të tjerët, mundohesh t’i njohësh edhe më mirë ata. Ku ka njohje më të mirë se sa ajo që vjen nëpërmjet leximit?!
Po shoh që një ndër studiuesit e filozofisë, ndër më të mirët që kemi, qenka tallur dhe e paska quajtur “Foltoren” agjensi imobilare! Nuk fshihet pas komentit të tij ironia dhe zhgënjimi.
Më duhet ta pranoj se personalisht kam qenë një ndjekës dhe lexues i rregullt i gjithçkaje të tij. Përfshi, thuajse, të gjithë veprat dhe reagimet publike. Por ishte një moment, i cili ishte një thyerje e madhe mes meje dhe përfytyrimit tim për të: kur pashë që vajti u ul në drekë me Ilir Metën dhe e reklamoi atë si “një bisedë substanciale dhe serioze... Drekë dietike me pak peshk, pak perime, dhe sallatë barishtesh!”
Që pazarexhinjtë e tallavasë sonë politike të ulen për drekë, t’i venë në shtëpi, të dalin foto të kënaqur dhe të englendisen me një figurë të diskretituar dhe thellësisht të korruptuar politike si Ilir Meta, është e kuptueshme, por që një gjë të tillë ta bëjë një profesor filozofie, një njeri i ditur dhe i kulturuar, një intelektual i përmasave evropiane dhe një personalitet që ne kemi shpresuar te qëndrimet e tij parimore dhe mbi palët, kjo është e papranueshme.
Kjo më kujtoi dilemën e vjetër që intelektualit i duhet të zgjedhë “mes Sokratit të vuajtur dhe derrit të kënaqur”. Por, me ç’duket, në këtë realitetin tonë, të hequrit si Sokrat i vuajtur, më tepër se sa zgjedhje vetjake, qenka zgjidhje që kushtëzohet nga rrethanat, sepse, në rastin më të parë, të gjithë vrapojnë për të qenë derra të kënaqur.
Se çfarë mund të flasësh në një drekë “intelektuale” me Ilir Metën askush më mirë se S. Ngjela nuk e ka përshkruar: ke ngrënë ndonjë pulë, ke shqyer ndonjë rosë apo ke shijuar ndonjë zog!
Le t’i kthehemi argumentit qendror të këtij shkrimi, zhgënjimit dhe ironisë së profesorit të njohur me “Foltoren”, duke e quajtur atë agjensi imobilare.
Nëse një studiues pret këto lajme për t’u zhgënjyer nga një grup njerëzish që kanë 33 vite në politikën aktive, ku çdo dështim i vendit është i lidhur ngushtësisht me emrat e tyre, kjo, së paku, është miopi intelektuale, ose paaftësi për ta lexuar si duhet realitetin. Nëse një profesor pret nga të njëjtat figura politike që të reflektojnë apo të rinovohen në vjeshtën e tyre jetësore, kjo është paaftësi e thellë në leximin e realitetit. Nga një intelektual dhe njeri i angazhuar pritet të jetë jo lexues i realitetit, por krijues i tij; nuk pritet të mendojë si turma e militantëve të verbër, por shpresohet të gjendet tek ai drita në fundin e tunelit.
Dhe kur nuk ka dritë te njerëzit e lëçitur, imagjino se në çfarë errësire gjenden ata që ushqehen mëngjes e mbrëmje me propagandë!!!
te gjithe analistat, pidhistat,karistat,bythistat tallin karin me popullin, nderkohe qe pasurohen, vetem sovrani vuan nen thundren e tyre
Rrofte e qifte, ups qofte, Agim Neshua, pazarxhiu I klasit te pare.
Në ato fillime, deri kur autori i shkrimit, ndeshi me drekën e gjithollogut me mafiozin dhe spiunin Ilir Metaj, këtë personazh më së shumti grotesk, e që përcakton si "filozof të nivelit europian" dhe që për fat, sipas tij, qenka i vetmi që kemi, me superlativat që na jep në fillim të shkrimit për të, më e pakta që mund të thuash për Lapardhanë, është se qenka shumë naiv. Pse u dashkërka atëhere, të vinte dita kur personazhi i tij do ta quante "foltoren" një 'agjensi imobiliare', që t'i hapeshin sytë?! Si nuk e paska njohur që filozofi i tij, jo vetëm i tillë nuk është, por nga që dhe intelektuali, është krejt tjetër dhe të tillë zor ta quash. Më së shumti ai është një vetlëvdues dhe narcist vulgar. Gjithsesi shprehja popullore, "kur të vijnë mendtë s't'i hanë as qentë", mund t'i shërbejë Namirit për reflektim.
Bravo Namir! I ke rene problemit ne koke!
Ja do na I hape syte ai gjinoja jot me ato sorrat langaraqe qe e mbeshtesin, deshtake te lindur pa perjashtim
Akademiku i karit Fuga ky dedimen i felliqur ska turp fare.. Ky Fuga eshte me Sslun nj paraxit nje pederast tipik , helbete kushuriri i Enveer Hoxhes nga mamaja Vera.
Akademiku i karit Fuga ky dedimen i felliqur ska turp fare.. Ky Fuga eshte me Sslun nj paraxit nje pederast tipik , helbete kushuriri i Enveer Hoxhes nga mamaja Vera.
Akademiku i karit Fuga ky dedimen i felliqur ska turp fare.. Ky Fuga eshte me Sslun nj paraxit nje pederast tipik , helbete kushuriri i Enveer Hoxhes nga mamaja Vera.
O cen dyli trapi lales se nuk ka lidhje o hajdar o trapi burr kurv si grat e liga hajdar freski qenke ftesk nga trut .