
Në reagimin e tij të gjatë plot metafora e fraza të gjata, Edi Rama nuk u ka thyer asnjë përgjigje shqetësimeve të opinionit publik dhe focave opozitare. Përkundrazi, kushdo që ka një opinion negativ ndaj çështjes së Kullës-Mal në mes të Tiranës, si gjithmonë, e ka gjetur veten në mes të sulmit me baltë e llumit metaforik të Edi Ramës.
Në këtë rast, Edi Rama na dëshmoi edhe një herë se gjuhën në politikë ai e përdor si artin për të fshehur të vërtetën.
Mirëpo, kryeministri i një vendi demokratik e ka për detyrë kushtetuese transparencën ndaj qytetarëve të vet.
Edi Rama, në këtë rast, dhe si gjithmonë në fakt, ka bërë të kundërtën.
Mos transparencën, e ka standart qeverisje.
Në reagimin e tij të gjatë Edi Rama nuk u ka dhënë asnjë përgjigje shqetësimeve të opinionit publik mbi temën në fjalë, të cilat janë:
1. Përse kullat ndërtohen në mes të Tiranës dhe jo në një kënd të dedikuar për to, si në gjithë kryeqytetet perëndimore, larg zonave të trashëgimisë arkitekturore historike?
2. Përse zhduken parqet dhe lulishtet e Tiranës, ndërkohë që kryeqyteti ynë e ka shkallën e ndotjes së ajrit trefishin e normës së lejuar evropiane, dhjetëfish më pak sipërfaqen e gjelbër për banor nga norma evropiane, dhe dhjetëfish më të lartë edhe numrin e vdekjeve për banor për shkak të sëmundjeve në organet respiratore?
3. Me çfarë parash ndërtohen këto kulla?! A shërbejnë ato si lavatriçe për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit shtetëror, trafiqeve, apo mafjes lokale e ndërkombëtare ndërkohë që në Shqipëri janë pastruar deri vitin e shkuar të paktën 1.6 miliardë euro?
4. Për Kullën Mal që do ngrihet në mes të Tiranës, a është Edi Rama në dijeni të pronarëve të vërtetë të saj?! A është dhënia e lejes për ndërtimin e saj një dhuratë me benefite politike për të dhe përfituesin që siç po thuhet prapa kësaj pune qëndron familja e "krerevolucionarit"?! ( Natyrisht, ai nuk mund të thotë, Po, se ndryshe i bie të largohet nga pushteti.)
Pra, që të kuptohemi. Siç e kish thënë në fund të shkrimit të vet Edi Rama, ne nuk jemi kundër sektorit të ndërtimit në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Por ne jemi kundër përdorimit të kësaj industrie si një sektor i rëndësishëm i pastrimit të parave të pista të krimit, trafiqeve e korrupsionit shtetëror e cila po shkatëron ekonominë e ndershme duke prishur rregullat në treg, duke favorizuar kryesisht oligarkët, duke rritur artificialisht çmimet e banesave, duke deformuar artificialisht kursin e këmbimit, ku forcimi i lekut dhe shvlerësimi i valutës së huaj po falimenton eksportuesit dhe prodhuesit vendas.
Ne jemi kundër hipokrizisë politike të atyre që ditën premtojnë e nxisin revolucion për përbysjen e një regjimi të korruptuar, duke hedhur baltë, akuza e shpifje si pazarexhinj me pushtetin ndaj nesh që jemi të ndryshëm nga ata, dhe natën bëjnë pazare me qeverinë dhe Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkisë për kullat nëTiranë, a resortin e rradhës në bregdet me të njëjtët oligarkë dhe trafikantë.
Pra, Edi Rama në reagimin e tij i është shmangur thelbit të debatit publik mbi pazaret politike, dhe ekonominë kriminale.
Dhe kjo nuk besoj se është lajthitje, por strategji për të mbrojtur pazarin politik me pronarët e vërtetë të kullave dhe investitorëve të tij strategjik në bregdetin e Shqipërisë ku me sa duket pastrojnë paratë e pista në emër të zhvillimit.
SPAKU do ketë shumë, shumë punë. Por puna bëhet e lehtë kur ndjek paranë, mjafton që të ketë vullnetin e duhur.
Me këtë rast, hipokrizisë politike po i vjen fundi. Bakrit, po i del kallai, siç kulla- mal ia nxori bojën qëllimit të vërtetë të të ashtuquajturit "revolucion" që do përmbyste regjimin e korruptuar të Edi Ramës.
Koha qenka zbardhuesi më i mirë i të vërtetave të mëdha!
Rama ska pse i jep askujt shpjegime pasi te gjithe e dime sa ka punuar per vendin
O Antonela dakort ka punuar per Shqiperine, e dime, por ka punuar shume dhe per saliun e madh dhe per ate te voglin, nderkohe qe keta te dy duhet te ishin ne burg per krimet qe kane bere!!! Kete si e shpjegon ti? Apo vari trapin te shkuara te harruara, mos te presin kot njerezit!!!
Vazhdoni Rama me keto vepra te cilat po e zhvillojne Shqiperine edhe me shume
O roland po ca zone historie thua more? Ne ate grope te madhe qe ka qene ne ate park, ku per vite te tera nuk u ndertua dot ky projekt. Tani qe sjellin zhvillimin ne Tirane, nje super projekt qe do rrisi nivelin dhe do te ngrej Tr akoma dhe me shume ne nje rang Europian, fillon e flet brockulla negative! Pfff
O Silva ! Mos i ve re Rolandit per ato qe thote per kullen se ai per here te pare ne Tirane ka ardhur pas viti 1990 dhe nuk e njef fare Tiranen . Une vetem per nje gje jam dakort me 'te , kur thote qe prokuroria te ndjeke parane dhe SPAKU do te kete shume pune . Amin !
Ti ke lajthitur pak me vapen me duket?! Se te jeni kunder zhvillimit te vendit vetem njerez si puna juaj dhe miqte tuaj kemi pare. Keshtu keni bere per cdo investim ne vend, e ne fund perfundoni duke i frekuentuar te tera. Hahahahahah po keshtu eshte kur jeni pa shtylle kurrizore e smbani dot nje qendrim
Profesor mos ha ,km dha nje pergjigje sipas ligjeve qe ka Shqiperia,ai nu aludoj por tha qarte se ajo ashte nje prone private,cfare do ndertohet atje ashte shteti qe vendose ajo kulle ashte miratuar 5muaj perpara,privati bane marveshjet sipas ligjit dhe projkteve te miratuara,se ku i kane parat ata qe i ndertojne e dine bankat dhe nese dyshohet vepron drejtesia,qeveria nuk ashte organ hetimor,ti me vjen keq qe kete nuk e kupton dhe lehe si qent e zorrve bashke me shume gazetare e analista qenefesh
Se ka ngel rama me ju dhen shpjegime e pergjigje juve
Rama po e zhvillon vendin me pune ska nevoje tju jape pergjigje juve
Ore shpirt?! Pse bën sikur nuk e di! Kemi 30 vjet që pastrojmë paratë e pista. Dhe kjo është diçka normale në sistemin kapitalist. Sidomos në fazën e parë të tij. Berluskoni në Itali i detyroi mafizët të pastronin paratë e tyre të krimit në ekonominë zyrtare, në emër të zhvillimit të vendit. Në Amerikën demokratike ekziston prej 200 vjetësh shprehja: "Pas milionit të parë, paratë e tjera bëhen edhe me punë të ndershme"! Pse bëni sikur jeni të kulluar?! Kjo është jeta, ky është sistemi që deshëm. Anglia, Franca, Portugalia, Spanja etj etj u bënë të pasura, ndër të tjera, edhe duke shfrytëzuar kolonitë e tyre në mbarë botën.