Dorëheqja e Safet Gjici, presidenti Begaj dekreton datën e re të zgjedhjeve për kreun e bashkisë Kukës

11 Gusht 2023, 11:53Politika TEMA

Dorëheqja e Safet Gjici, presidenti Begaj dekreton datën e re të

Zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit do të mbahen më 24 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë të premte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas shkarkimit të Safet Gjicit për shkak të skandalit seksual në zyrën e tij dhe arrestimit nga SPAK të kryebashkiakut Gjici.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Një video skandal i publikuar teksa ai kryen marrëdhënie intime me një grua brenda zyrës e detyroi Gjicin të japë dorëheqje dhe brenda pak orësh edhe shkarkim me vendim qeverie.

Arrestimi i Gjicit u bë disa ditë më vonë për korrupsion pasiv, pasi në videon ai shfaqet duke i ofruar mbështetje financiare gruas në fjalë mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

1 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Po per Himaren kur do te perseriten zgjedhjet o patriot Begaj?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje