Dyshime për pastrim parash: “Nova Construction” rriti me 2500 herë fitimet në 3 vitet e fundit

10 Gusht 2023, 18:08Politika TEMA
Dyshime për pastrim parash: “Nova Construction” rriti me 2500

Kompania ‘Nova Construction’, që do të ndërtojë kullën pas Teatrit të Operas dhe Baletit është relativisht e re në këtë treg. E themeluar në vitin 2012, deri para 2019-s ajo njihej pak në treg.

Bilancet financiare të kompanisë tregojnë se deri para vitit 2019, kompania ka pasur një rol periferik në fushën e ndërtimit në Tiranë.

Shifrat e pasqyruara nga Open Data tregojnë që në vitin 2013, kompania regjistron një fitim prej gati 6 milionë lekësh. Ky nuk është viti më i dobët i kompanisë. Në vitin 2019-të, kompania raporton vetëm 2 milionë lekë fitim, ose më pak se 20 mijë euro.

Gjërat ndryshojnë në 2020, ku kompania raporton një fitim para tatimit 50 herë më të lartë se viti pararendës, ose rreth 100 milionë lekë.

Të dhënat pozitive vijojnë edhe në vitin 2021, kur Nova Construction raporton rritje 65 për qind të fitimit në krahasim me 2020-ën dhe thuajse të njëjtën rritje edhe në vitin 2022.

Në total, aktualisht kompania ka në proces ndërtimi, ose përfundimi shtatë projekte madhore në Tiranë, me një kosto ndërtimi totale që nuk kalon 200 milionë euro. Bëhet fjalë për projekte si White Tower, Tirana Entry, apo Garden Building.

Shifra tregon koston e ndërtimit të këtyre objekteve, ndërsa vlera në treg e tyre pas shitjes shkon mbi 500 milionë euro. Duke llogaritur një marzh fitimi minimal prej 10 për qind, aq sa janë të dhënat e fundit në sektorin e ndërtimit për fitimet i vitit 2015, rezulton se kompania Nova brenda tre viteve ka rritur me 2500 herë fitimin e saj, duke thyer çdo teori tregu. Edhe Apple në vitin e parë pas hedhjes në treg të iPhonet nuk i rriti dot fitimet më shumë se 30 për qind.(Voxnews.al)

17 Komente

  1. A
    AntiBetoni

    Dihet Z. Rama dhe surrat gaforrje veliaj qe kjo kompani PASTRON PARA. Pse i eshte dhene leja e di gjithe populli. Zoti Rama nje pyetje kemi si popull: A mos je person "dede" qe ta fusin shoket si puna e ketyre tipave seriale: Veliaj, Ahmetaj, Tahiri, ai i Durresit? Edhe sa here duhet te besoje populli qe ti je mangut nga trute dhe ta fusin shoket e luftes. Celsat e Qeverise i keni ju Z. Rama, por ka nje problem qe nuk i mban vete. Celsat e Qeverise i mban serbi i berrushajve, cuni kopil i Karaxhiqit.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Europa Kurve nuk i lejon “biznesmenet” shqiptare të investirne paratë e droges . Në që kemi per zemer fatin e “qytetarëve” tone fshatarë,, duhet ti ndihmojmë ti pastrojne ato para me anën e bankave, ndertimeve dhe hipotekave. Per te varferit ti zgjidhi problemin Evropa. Në Nuk mund të zgjidh im gjithshka.

      Përgjigjjuni
    2. x
      xxxx

      E shikoni o popull sa lodhen keta per 10% fitim ? Keta jane per t'u qare hallin ,sepse me kete marzh fitimi keta nuk paguajne dot as kafet e mirenjohjes per te gjitha ata qe lodhin me firma e vula, pra me gjithe funksionaret qe mundesojne kete "stermundim" . Ne kete vend hipokritesh e genjeshtaresh qe te gjithe ushqehen me rrena ,ka edhe nga ata qe e dine shume mire se fitimi i tyre eshte 1110% dhe po aq sa ata fitojne ne kuriz te buxhetit te ketij vendi te varfer ,aq here shterngohet laku per pjesen tjeter qenuk eshte si ata . Sepse kompeson me taksa te drejtperdrejta e te terthorta ate qe shteti nuk ua merr ketyre horrave .Po pse valle ?Sepse jane vete ATA .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agramozi

        Super e sakte dhe nuk do shume mend per ta kuptuar keta jane hallkat e te njejtit zinxhir Ndryshimi midis tyre eshte se keta te pushtetit jane mjeshtra per te fshehur hajduterine e tyre

        Përgjigjjuni
      2. S
        Suksese Drejtesi me sy hapur !

        Do kete pune Drejtesia ...Nderkohe do et ritete edhe mireqenja nga Gjobat e famshme qe po drejtesia do ja jape kesaj Firme NOVA ! Dhe keshtu rietet Buxheti i shtetit dhe nje pjese kalon en mireqenjene e shtetit.Ku perfitues do jene edhe te gjithe Qytetaret..

        Përgjigjjuni
        1. p
          pleher qe vetem lavderon si robot nga mengjesi der

          Po bytha jote e gjakosur nga Rilindasit a do kete mireqenje?

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Në vijim të komentit të @suksese drejtësi....në një shtet serioz ligjor kështu duhet të ndodhë. Me metoda të sofistikuara, që me pa tjetër shteti duhet t'i disponojë, ekspozon veprimtaritë e fshehura duke u dhënë atyre mundësi legale (si licenca, koncesione, PPP etj) të shfaqen, duke u dhënë mundësinë të investojnë paratë që kanë burim anonim (nga offshore, para të pista nga veprimtari kriminale etj) që në një mënyrë tjetër të drejtpërdrejtë do ishte e vështirë të zbuloheshin. Të mos i ngatërrojmë këto me amnistinë fiskale që është krejt tjetër gjë. Pastaj, sipas formulës "ndiq paranë", hyjnë në lojë organet ligjzbatuese, (në koordinim edhe me ato ndërkombëtare) dhe në fund rruga është e njohur, vepron drejtësia e cila me aktin final të saj, urdhëron sekuestrimin e pasurive të krijuara në vijim të veprimtarive të kondraligjshme. Që është vepruar kështu, kemi plot shembuj edhe nga vendi. I fundit dhe më i freskëti, është rasti i inseneratorëve.

            Përgjigjjuni
          2. T
            T

            Spak kurva.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mokrari

              E mo Pano Sako gjalle je apo te kane helmuar syri,po avokat Llapaj qe flisje dhe kerokoje protest rritjen e karburantit dhe mire beje me pushme je e ke mare veshe qe po ndertohet Mali Tiranes po pate kohe na thuaj ndonje fjale apo dhe ty te kane helmuar leket e zenit se ti vdes popullin,po ti filozof Endri shabani ku je apo ke mare lejen si pedagoge i madh qe je fole per malin e mo arlind qori gjalle je ke mare veshe po ndertohet ne qender mali Tiranes edhe presim ne te beni opozite ju fryeni si kapoj deti kur dilni neper ekrane para sales dhe zenit dhisni gjake.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shoku

                Cuditem si cuditen shqiptaret. Te gjithë dime cdo gje, e askush nuk di gje. Te gjithë jane te ndershem, aq sa te gjithë thone ata jane te korruptuar.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  respekt per " Shoku "

                  Shoku !!!!! Te respektoj ne percaktimin e sakte te shqiptareve

                  Përgjigjjuni
                2. F
                  Fieraku

                  po ckini O popull...te tjeret ndertojn dhe ju gam gam...

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrugaci

                    Bon gam gam populli se PO BLEU NJE DIÇKA PA KUPON FINANCE (SKONTRINE) TE PLASIN MRENA KETO KY ME GJITHE KETO GJONA DHE PASTRIM PARASH DHE DEL PA LAG KJO ESHTE E GJITHA nga emri nuk te vej dhe shum faj per komentin

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Arti

                    200 milion leke fitim, dmth 2 milione euro? Mos na boni me qesh, nese eshte 10% e 500,000,000 EUR i bie 50 milion minimumi, po gjasa ka qe fitimi te jete kushedi se sa perfshi dhe pastrimin e parave. Vk, vend bananesh

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bufat

                      C'keni o njerez qe merreni me emra apo ju shqeteson burimi i lekut. Me mire te investojne shqiptaret se sa te marrim borxh. Ndertmi i kullave tregon fuqi financiare.

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        doni

                        dyshime thote hahahah ...pp si do ndertoje nje kompani me likuiditet 2-3 milione euro nje kulle 100 milioneshe .....dyshime thote ,hahahah you made my day o mero

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sipermarresi

                          E gjithe kjo zhurme eshte disproporcionale! Pse nuk analizon njeri, me kete rast, edhe ndertuesit dhe investitoret e kullave apo ndertimeve te tjera??

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje