VIDEO: Çfarë lidhje ka Gimi i 'Red Bull' me kullën pas Operas?

10 Gusht 2023, 17:45Politika TEMA
VIDEO: Çfarë lidhje ka Gimi i 'Red Bull' me kullën

Ndërtimi i një gradaçele në mes të Tiranës, gjithsej 65 kate, ka shkaktuar shumë debate në Tiranën politike, me akuza dhe kundërakuza për lidhje dhe favorizime politike. Gjithçka lidhet me debatin se kush është pronari i vërtetë e kësaj kulle? Kush financon dhe kush do të jetë përfituesi i madh i miliardave fitime?

Leja për kullën u firmos në mars të këtij viti, por ajo që atëherë u quajt qendra më e re multifunksionale “Mali i Tiranës” u shpall fitues si projekt më 1 tetor të 2022, në një aktivitet ku ishin të pranishëm mes të tjerëve juria ndërkombëtare, kryeministri Rama e drejtues të tjerë të institucioneve.

Por mes të pranishmëve në këtë video na shfaqet edhe një personazh shumë i njohur. Agim Zeqo, i njohur si ‘Gimja i Red Bull’, biznesmen i famshëm në Tiranë, është mes të pranishmëve në rresht të parë pas jurisë, i kënaqur dhe duke duartrokitur në momentin kur projekti triumfoi mes 5 kompanish në garë.

Menjëherë sapo drejtuesi i jurisë, arkitekti i famshëm italian, Stefano Boeri, njoftoi fitues projektin ‘Cebra’ Zeqo shihet shumë i lumtur për këtë vendim.

Duhet thënë se edhe me lejen e qeverisë vetë investitorët e kullës janë përzgjedhësit e arkitektëve që kanë paraqitur projektet.

Jo vetëm kaq por në fund të aktivitetit, kur të pranishmit bashkohen për një foto grupi, Agim Zeqo është aty, po në rresht të parë, në krah të kryetarit të jurisë dhe drejtuesve të tjerë që zgjodhën projektin fitues, siç mund të shikohet qartë në këtë video.

Është shumë e paqartë roli i tij në të gjithë këtë projekt. Pse duhet që një biznesmen si Agim Zeqo të ishte i pranishëm në këtë aktivitet? Pse duhet ta mbështeste projektin e ndërtimit të ‘Malit të Tiranës’? Pse duket kaq entuziast që ‘Cebra’ u shpall fituese dhe pse është ndër kryesoret në foton e grupit në fund të aktivitet? A është Agim Zeqo përfitues nga ndërtimi i kullës 65 kate në qendër të Tiranës? Cila është lidhja e tij me Ilir Shtufin, i cili rezulton pronar 91% të aksioneve të kompanisë Nova Construction 2012  që po e ndërton kullën.

Një fakt tjetër interesant është se Agim Zeqo ka një vilë në ‘Rolling Hills’ në Tiranë, ngjitur me vilen në pronësi të Ilir Shtufit ku jeton pikërisht Shkëlzen Berisha, djali i ish Kryeministrit Berisha, për të cilin ka gjithnjë e më shumë deklarata se është ai pronari i vërtetë i kullës.

Pra komshinjtë e luksit Berisha, Zeqo dhe Shtufi në një mënyrë apo tjetër janë të tre të lidhur me ‘Malin e Tiranës’. Vetë personazhet e lartpërmendura por sidomos institucionet hetimore në vend do të duhet ta sqarojnë sa më shpejt një pikëpyetje kaq të madhe.

Ndërkohë që duhet nënvizuar se gjithnjë ‘Gimi i Red Bull’ është konsideruar gjithnjë si një prej oligarkëve të parë të ‘Klanit Berisha’. Ka pasur indicie që ai ka ndërtuar në më shumë se një rast pallate në Tiranë së bashku me Ilir Shtufin. Por pamjet në video mesa duket tregojnë më shumë se sa një indicie, provën se Agim Zeqo ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në ndërtimin më fitimprurës në kryeqytet./Shqiptarja.com



11 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

    Kjo nuk është provë. Po qe se kjo është provë, edhe Rama atehere ka marre para nga ato të Mcconnigal. Ka foto me të apo jo? Pra mos merrni kot. Mos fluturoni me presh si Tritani. Domethene ben vaki unë marr shtepi ngjitur me Shkelzenin, dhe si me vjen vizitë me gjithë Arminën, ajo bën nje foto, e vë në Instagram, dhe të nesermen fap, SPAK të dera ime. "Pa hajde ketu ti mor qerrata. Ne nuk kemi ç'ti bëjmë Shkelzenin, se na tredh Saliu pastaj, por Ty? Ty? Ty të zhdepim me vite burg. Hajde, ec aty, marsh ne qeli." Dhe kështu e hengra unëëë, .... per nje foto ne Instagraaaaam. Po tallem? Po ju e filluat vetë. U bete me keq nga Mul Budalli dhe Aldo Bu bu bu Bumçi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Socialisti nga Berati

      Ti mo qefull je pa tru ne koke ose ti kane mare e te perdorin per te fshire bythen. Ky qe e ka shkruar kete shkrim duket qe eshte gjobaxhi. Pse nuk thote dy fjale ky qelbesira per lali Erin qe eshte ne video me Gimin e RedBullit? Po per Edi Ramen? Kush eshte ne pushtet Edi Rama, Erjon Veliaj apo Gim Zeqo me Zenin? Ne burg do te shkoni o plera kur te mos keni me leke te paguani per shpifjet qe beni dhe po çmendni nje popull te tere@

      Përgjigjjuni
      1. r
        reti11

        Ti po krahason mollët me dardhat!! S'ka kuptim. Krahasim idiot. Gjithe problemi eshte se si SPAK--u po lejon spurdhiakun parazitar/gjobëvenës të vicidolit, te vazhdoje ende te terheqe prej hunde shtetin Shqiptar. Me para droge/prostitucioni po kapin tendera ndertimesh kolosale. Ketu ka faj Rama.

        Përgjigjjuni
      2. F
        FCB

        Ne fakt i bie perciptazi ketyre budallalleqeve, kte e lexova me vemendje meqe Merrua , na ka sjelle personazhe te reja ne kete serial qesharak, po kjo ishte bombe fare nga budallalleku, " Gimi duartrokiti " mori lejen nga Qeveria me bo pallat...o vlla...ku eshte shkel ligji se spo e mor vesh...Zeni paguan 10 mije dollare ne muaj qera...po ? ku eshte shkel ligji ? Zeni merr leje nga EdRama per te bo pallat ...ku eshte shkel ligji ? Hajde pacavure hajde ...Merrua merr ne tel per vile me qera... :))

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lot

          Po ç'ne familja Berisha që vendos kush bën pallate, këto i japin lejet? Këto sikur ishin e keqja e madhe e Shqipërisë, ç'ne që lartmadhëria e tij i jep leje?

          Përgjigjjuni
          1. p
            ppa

            Nuk ka asgje te vecante ne kete procedure, qe konsiderohet normale; ngjarja ka ndodhur ne mars te ketij viti; pse per 4-5 muaj gjithcka ka qene ne heshtje dhe normale dhe tani duhet bere nje zhurme e tille? Media dhe politika, sidomos nga krahet e opozites, bejne zhurme per "koqet e Zenit"....

            Përgjigjjuni
            1. I
              I juaji Karllo Agime Malltezit

              Kerciten gjobat o burra te gjitha " mediat " bashkohuni te shqyejme kete rast te majmë ashtu sic dime vetem ne,..sic na ka mesuar partia. Perpara dhe mos lini gje te bjere ne toke. Shqiptarja.com

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mer Shqiperia??

                Hej "Milet Budalla" Shqipetare....ja shikoni..ja shikoni Milet..se c´behet:Zeni i Sali Berishes.."Nuk ka ku te fuse Koken"...thone or babam!!Ja...Kojsha Nene..akoma edhe Macet e Kombinatit...se po me Vjene "Keq" per Zenin qe ka mbetur "Perjashta"??Dhe dikush ka qene "Zemer mire per Zenin dhe Mevlanen"??????I ka Marre me "Qera" ne Shtepi.... e shikoni o Milet se ka edhe "Miljoner te mire ne Shqiperi"???????????????????

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shumë e thjeshtë .

                  Do qeshte e gëzohej ÇIRAKU , t’i bëhej qejfi USTAIT .

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    u shofshin ne s'jane shuar !

                    RedBull te ban me krahe !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Avokati

                      Po mirë ,kaq te pa kulturuar jeni ,sa nuk arrini te kuptoni dhe të ndani, Berisha e kompani eshtë ceshtje tjetër dhe ndërtimin e zbukurimi i Tiranës eshtë cçështje qe na intereson të gjithëve kam parasysh ata patriot dhe vizionar qe lumturohen kur shohin qe tiranes dhe Shqipërisë i shtohet edhe veç një lule, pa le mrekuĺi te tilla , dhe e kunderta me disa njerëzve te pa kulturuar keq dashes qe në mëngjez hanë përshesh me urrejtje dhe cmirë , për ta lumturi eshtë qe te shkatërrohet kompania "Berisha *pa le te bëhet dhe ngelet prap grop si ajo e sejdis në mes te Tiranës ose të kthehet siiç ka qenë dhe edh esjëht dhe sot vendi ku ke frik te afrohesh se aty gjen veç tregun e gejve ordiner dhe ndajnë parat hajdutet dhe prostitutat, o të mjere ,pse kërkoni qe këta oligark parat ti investojnë në kazino dhe te mos i hedhin të bëjnë mrekulli si Kulla qe ngelet pasuri kombëtare, po në amerik kullat para 150 vjetesh ata qe i ndertuan me se i bënë me para djerse,sot ata qe i bënë nuk u dihet më.emri kurse sot Amerika krenohet me qiell gervishsit ijanë pasuri kombëtare i ka bërë qëndra të rëndësishme biznesi turizmi, Boll o o budallenj qe shkoni pas korrespondon se misrit qe kanë hedhur gazetaret ,, lërini këta biznesmenë ti ngrenë një.ore e me pare këto mrekulli të mos ndodh si me hajdeni sendin qe hapi një grop në mes te tiranes qe për faqe te zeze quhet dhe sot gropa e hajdeni sejdis, rama po kombinon të bukurën moderne me tradicinalen duke lejuar te ndërtohen Kulla rreth unazës se vogël dhe qendrën e ka kthyer ne atraksion me tradicionale shihni qëndron toptani, pazarinn e ri, sarajet, mozaikun, etj , boll ju tërheqin injorantet në vorbullën politike e pazarin mediatik

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje