''Inceneratorët dhe ‘Mali i Tiranës’ janë dy faqe të së njëjtës monedhë'', Basha: Lufta pa kompromis kundër korrupsionit, emergjencë kombëtare!

10 Gusht 2023, 14:30Politika TEMA

''Inceneratorët dhe ‘Mali i Tiranës’ janë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se afera e inceneratorëve dhe kulla e re që do të ndërtohet në qendër të Tiranës, janë dy faqe të së njëjtës monedhë.


Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thekson se PD ka bërë një betejë të gjatë për zbardhjen e kësaj afere.

Basha shtoi se lufta pa kompromis kundër korrupsionit është emergjencë kombëtare.

''Afera korruptive e Inceneratorëve, për zbardhjen e të cilës Partia Demokratike ka bërë një betejë të gjatë publike, tashmë e faktuar si e drejtë nga arrestimet dhe sekuestrimet e SPAK, dhe pastrimi i parave përmes ndërtimit të kullave me bilance të padeklaruara dhe të falsifikuara, siç është rasti i fundit në zemër të Tiranës i kallëzuar në SPAK nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të PD, janë dy faqe të së njëjtës monedhë.


Me aferën e inceneratorëve janë grabitur miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Këto para të korrupsionit qeveritar në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik më pas pastrohen nëpërmjet skemave të ndërtimit të kullave luksoze në mes të Tiranës.
Korrupsioni i’u vjedh qytetarëve të ardhmen, varfëron familjet shqiptare, vret konkurrencën e ndershme, pengon rritjen ekonomike, cënon demokracinë dhe besimin tek institucionet. Raportet ndërkombëtare evidentojnë qartë se korrupsioni në qeverinë Rama ka arritur nivelin e kapjes së shtetit, ku qeveritarët dhe klientela politike e përdorin shtetin për interesat e tyre private në dëm të qytetarëve.

Lufta pa kompromis kundër korrupsionit është emergjencë kombëtare, prandaj Partia Demokratike është e vendosur në mbështetjen tonë ndaj SPAK dhe e përkushtuar për miratimin dhe zbatimin e vetting-ut të politikanëve, sepse vetëm një politikë e pastër mund të sigurojë një ekonomi të fortë me mirëqenie dhe siguri për familjet shqiptare'', shkruan Basha. 

9 Komente

  1. B
    Bravo Basha

    Jam dakorde me zotin Basha duhet lufte kunder krimit duke filluar rruga kombit, kater protestues te vrare ,rublat Ruse , lidhjet e krimit me familjen kriminale Berrisha , pasurimi kunatit , hoteli ne ujin e ftohte e te tjera jam dakorde 100% cfare Basha kerkone.

    Përgjigjjuni
    1. F
      FUTJA KOT FRROK

      bravo luli dikur kjo gazete te nxirte ska si me keq ne foto sot je i preferuari i qeverise dhe te nxjerrin foton qe ke dale me bukur po ne shpirt je zi si katrani tradhtove mijra demokrat qe zdo ta falin kurre me faqe te zeze ke me e mbyll jeten vec urrejtje

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qifia

        Une do te besoj sa thua kur te tregosh ne SPAK kush dha urdher te qellohet me 21 Janar. Dhe ku I fute leket e Rruges se Kombit. Apo edhe ti kerkoje xixellonja.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Ti do te luftosh krimin ?ti qe je i zhytur kok dhe kembe ?larg qofte Edi nuk duhet ta lejoje lulushin qe te mbroçkullise ,duhet ta coje perpara drejtesise ,se cfar kerkon amerika per interesat e saja popullit nuk i intereson ,lulush duhet te jesh ne banken e te akuzuarve ,ne qofte se drejtesia nuk vepron atehere do te veproje populli .poshte pd .

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doktori

            A ka turp kjo baxhelle Dibre qe vazhdon e insiston te kapi ndonje kock?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Po, po u keput Basha per luften ndaj korrupsionit. Dikush te bej vetingun ndaj kunatit te Bashes.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niko

                Ky fol si e ema e Zeqos në maje të th...

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gurabardhi

                  O Lulush, ti je budalla. Ti thua, 7x7=42. Ik se të ka dalur boja me kohë.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sapa

                    Si do e luftosh korrupsjonin o Kryeqelbesire?apo do dorezosh si fillim parate e pallatit te Vlores qe te dha Kryeqelbesira e Rilindjes Rama?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje