Rama rrëfehet për "La Stampa": Kjo verë ka qenë përtej pritshmërive, por turizmi me kosto të ulët nuk do të zgjasë

10 Gusht 2023, 10:35Politika TEMA

Rama rrëfehet për "La Stampa": Kjo verë ka qenë

“Përngjajmë si Italia e viteve ’50. Tridhjetë vjet më vonë po i zhveshim paragjykimin e emigrantit dhe asgjë tjetër. Por Shqipëria përpiqet të mësojë nga gabimet tuaja”.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po pushon disa ditë, në shtëpinë e tij në Dhërmi, aeroporti i kryeqytetit shqiptar nuk fle kurrë.

200 fluturime mbërrijnë nga muzgu në agim, pa llogaritur transportin tokësor apo detar.

Të gjithë janë të marrosur pas bregdetit më të preferuar të kësaj vere.

Nga Shkodra, në Adriatik, në Sarandë dhe ishujt e Ksamilit në Jon, çmimet e ulëta të shtëpive përqafojnë resortet dhe makinat e shtrenjta që drejtohen nga shqiptarë shumë të rinj që banojnë në jashtë vendit.

Lideri socialist shijon shpengimin e vendit dhe poston edhe një meme vetë-ironizuese: Vlora e vitit 1991 plot njerëz të dëshpëruar drejt Italisë dhe një fotomontazh me të njëjtat skena, por këtë herë ata që largohen nga anija janë pushuesit italianë në vendin e shqiponjave.

Kështu nis intervista e kreut të Qeverisë për gazetën italiane “La Stampa”.

Fillimisht ai shpjegon fenomenin e titullit “Maldivet e Mesdheut” të përdorur në mënyre frekuente për të përshkruar Shqipërinë, duke thënë se kjo verë ka qenë përtej pritshmërive.

“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj (Italia – ed.). Por kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35 për qind të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Në fillim të mandatit tim (2013 – ed.), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350 mijë kalime në vit. Tani mbi 6.5 milionë”, zbuloi kryeqeveritari.

Rama shtoi se sot vijnë turistët dhe përzihen me dëshirë me shqiptarët, ka ndryshuar qasja në dallim nga e kaluara që paragjykoheshin si “kriminelë, mafioz, emigrantë të varfër”.

“Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por kujdes: nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta (low cost – ed.) mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore”, theksoi kryeministri.

Numri një i Qeverisë vërejti se Shqipëria ka barazuar Greqinë dhe sapo ka kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë.

“E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë për të në këto vite të Rilindjes Shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë e më të nivelit të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë”, garantoi ai.

Duke mbajtur frerët e entuziazmit, Rama kujton se autoritetet shqiptare nuk duan të bien “në grackën e mjaltit”, pasi shifrat e sotshme mund të mashtrojnë brezat e ardhshëm.

“Turizmi masiv nuk është i qëndrueshëm për mjedisin. Duhet ekuilibër për të mbrojtur natyrën. Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Po vrapojmë kundër erës”, pohoi kryeministri.

Sa i takon lidershipit nga pikëpamja energjetike, kryeqeveritari solli në vëmendje se dy kompani të rëndësishme si “Shell” dhe “Eni” po zhvillojnë operacione të mëdha për gaz dhe naftë në tokën shqiptare të paeksploruar.

Në këtë pikë, ai thumboi gjatë intervistës edhe pozicionin e investimeve italiane në vendin tonë.

“Italia është një aleat shumë i fortë. Nëse do të ishte e zgjuar dhe do të ishte në lartësinë e reputacionit të saj, do të kishte bërë shumë më tepër investime. Mendoj se dinakëria ekonomike e vendit tuaj është më shumë një mit sesa realitet”, tha Rama për La Stampa-n.

I pyetur për marrëdhëniet dhe afrimitetin e dëshmuar me homologen italiane Giorgia Meloni, kryeministri shqiptar u shpreh se ajo “është një surprizë e madhe për klubin euroatlantik”.

“Giorgia jo për mua, por për klubin euroatlantik është një surprizë e madhe. Në të gjitha rrethanat ndërkombëtare ajo shihet me respekt të prekshëm, ka karizëm dhe thotë të gjitha gjërat e duhura. Jam 198 cm i gjatë, por kur flet duket më e gjatë se unë”, përshkroi kreu i Qeverisë.

Duke iu kthyer situatës në frontin e luftës dhe Ukrainë dhe implikimet e saj në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama shpreson se ajo do të përshpejtojë integrimin e plotë të vendeve evropiane në BE.

“Nuk është më vetëm çështje financiare, por mbi të gjitha gjeopolitike. Do të ishte largpamëse që Ballkani Perëndimor të hynte pa u zvarritur, për të mos lënë vrima të zeza dhe hapësirë ​​për palët e treta që tashmë kanë krijuar probleme për rajonin”, theksoi ai.

Pyetjes për “gabimet” e Albin Kurtit, Rama iu përgjigj me diplomaci duke i kujtuar homologut kosovar “mundësinë fantastike” që ka në tryezë.

“E respektoj, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë përgjithmonë në tavolina. Atëherë, historia të bën të presësh”, kujton kryeministri shqiptar.

Në përmbyllje, si “mik i Erdogan-it”, Rama përgjigjet se presidenti turk nuk e ka çelësin magjik për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Ai (Erdogan – ed.) ka një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe është një bashkëbisedues i aftë midis Ukrainës dhe Rusisë. Por nuk mendoj se ka çelësin magjik për të ndryshuar një vizion imperialist, antidemokratik dhe shovinist si ai i Putin-it. Të gjitha luftërat përfundojnë në tryezën politike, por fatkeqësisht do të duhet ende shumë kohë”, tha kreu i Qeverisë për La Stampa-n.

48 Komente

  1. r
    romeo

    Eshte hera e pare qe ka bum turistik por hajduteria e pronareve sigurisht qe do te sjelli nje cgenjim,ne lokale punohet me dy standarte ne tabelat jashte ekspozohen tabela me cmimet perkatese ndersa kur te vjen fatura e ha pes fish....kjo ndodh kryesisht ne jug.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Risena Xhaja

      Hidhini tagji gerdallës po mos ja perzini pash zotin se pastaj ky furnizon satelitet me vaj peshku.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kapterri

      Stronzo

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bubuzhel Berati vizite ne Tirane

        Rrespekt kryeminister per punen tuaj por me sa po shohe cmimet ketu jane ne te shtrenjta se ne vendet me te zhvilluara te europes . Nese nje turite do jetoje me byrek 80 cents ok por restorantet kafenet ketu kapin shifrat haaaaa te habiteshme . Pyeta nje shites perimesh sa koston nje avokat me tha e shesim me kg 11 euro kg dhe nje kokerr shkone 3 euro 80 cents kur ne vendin me te zhvilluar shitet 1 euro 45 cents qe eshte i njejti produit importi nje kiwi ketu shitesh mbi 1 euro e 50 cents ehh ne supermarchet eurpes perendimore 69 cents . Mos te vazhdojme me tej ju garantoje qe ato fruta perime qe ketu shiten rruges pa higjene ne vendin ku jetoje i gjene me te mira ne koshat e plehrave. Kalova dje te ish stacioni trenit dhe u ktheva majtas per te vizituar uuuuu te gjitha pllakat e trotuarit leviznin e pa mundur te ecje pa ulur koken . Ndaj i nderuar kryeminister jo vetem qe plazhet tuaja duhet te jene me te lira se nuk e justifikojne por nuk duhen frekuentuar fare fare .Me kupto nuk jam kundershtar politik i juaji por nje persone qe komentoje cfare shikoje keni nje media te shkruar dhe vizive ( pervec gazetes Tema ) jo medioker por nuk e di nese egziston ne vocabulaire ndonje fjale me poshte ku vetem flitet ( u vra u plagos ) kjo eshte tema e lajmeve U vra nje ne Greqi se ku nga Tepelena vrau nje ne Sarande se ky nga Saranda vrau nje ne Tirane dhe ky nga Tirana me 10 plumba plagosi nje ne Janine ku eshte interesi lajmit ? Mere kameren zoteri shko filmo rruget trotuaret kablet elektrike ku varen ne shtylla te shtrembta plehrat tymi pluhrat fruta perime ( périme ) te ptishura pensioner me nje qeske ku blen tre domate dy qep nje karrote per te kaluar diten . Rrespekt vetem per gazeten Tema qe nuk pasqyrone kronike te zeze bravo Mero dhe stafit tuaj rrespekte .

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fierak

          Fjalë me vend

          Përgjigjjuni
        2. A
          Aleksander

          Shqiperia si asnjeher me pare per pjesen e turizimit me qeverin Rama jemi ne rrugen e duhur.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erva

            Si mos te shkonte me mire Shqiperia ka ndryshuar me Ramen ne kry me investime te pafundje dhe projekte gjigande thjesht e mrekullueshme qe tashme dhe turistet vizitojne Shqiperin.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aurela

              Eshte e vertete qe keto kohet e fundit Shqiperia ka patur nje fluks te madh turistesh, gje qe duket qartazi cdo sezon veror. Bravo Rama per investimin e bere ne bregdetin Shqiptar, i cili po sjell jashtzakonisht zhvillim ne turizem e ekonomi te vendit.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arber

                Turizmi ka mare nje zhvillim shume te madh krahasuar me vitet e tjera

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agron

                  me ne fund shqiperia po njihet per mire nga shtetet e huaja dhe leme pas njeher e pergjithmone te shkuaren

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fredi

                    Shqiperia sa vjen e njihet me shume nga te huajit dhe si pasoje turizmi zhvillohet vit pas viti

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besmira

                      Kam vene re qe rruget dhe qytetet e shqiperia jane mbushur plot e perplot nga turiste te huaj

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mateo

                        Kjo eshte me te vertete nje Rilindje Shqiptare ! Bravo kryeminister, nder te vetmit lider qe ka dhene kaq shume per kete vend, e jeni i drejte ne ate cka thoni! Rrespekte te shumta

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asd

                          https://www.fanpage.it/attualita/perche-lalbania-e-molto-diversa-dalla-cartolina-tropicale-in-cui-andate-a-fare-vacanze-a-basso-costo/

                          Përgjigjjuni
                          1. i
                            i indinjuari

                            Bravo dhe je vertete nje BURRE SHTETI i vertete dhe jo nga ata burrat qe tallet Arvizuia. I duhesh Shqipes edhe per disa kohe relativishte te gjate ,se mbasandaj kemi shprese se do te dale ndonje tjeter mbase edhe me i mire se ti i nderuari EDI.Gjurmet e tua mbase kane zgjuare edhe mendjen e intelektualeve te tjere qe mendojne si ti per shqipen tone te perbashket.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              I indinjuari

                              Shko or komunist i ripjellur!!!

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Lela

                              Me qeverine Rama po ecim ne cdo drejtim

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pallen e ka kap deliri e sdi mo te ndalet !

                                Bek detyren si KM o Karagjoze qe s'dite te jesh njiher Serioze por ngele me llapen jashte se te duket vetja dikushi nqs krruhesh pas Botes ,sepse skupton qe i qit bojen surratit tend vet prandaj mbylle njiher ate hale e merru me Detyrat si KM lerja Buces Kumbaro detyren e saj e ti boj tenden -maskara , te tzjera jane Problemet e Shqiptareve ne tjeter vend hudh topin ky me i shmang nga Realiteti deshperues ku e ka zhytur varferia e Korruspioni . Zotrote e ke fillu Kullen si kryekurva e kombit berisha ? Po metaj e ka gjet Turallin ne Tiron per Kullen ? Deputeteve do ja 10 - fshoh rrogat o maskara perseri ? Ptu maskara qe tradhetove shqiptaret qe te besuan me sinqeritet ,zagar

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Goni

                                  Shqiperia eshte kthyer ne nje nga destinacionet me te preferuara per turistet

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tea

                                    Me nje lider si Rama po zhvillohemi ne cdo sektor

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      ELEKTORATI GRI

                                      Dardha e ka bishtin prapa. Ekonomija nuk mbahet mu rruge se rruget te nxjerrin ne rruge .Ekonomija e shtetit nuk mbahet .e turizem sepse turizmi ne kohe eshte sa 1/4 e vitit dhe me kapacitete te limituara . Ekonomia nuk mbahet me pune sezionale me shalqin e domattina ..Ekonomia mbahet me industri.Por industrine e nxjerrese te naftes dhe minjerat i ka bota dhe industrine perpunuese e kemi zeruar .NQS do te mburremi me turizmin mburremi por hajer nuk do te bejme dhe kurre nuk do te ngihemi ekonomikisht.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Ben

                                        100% dakort!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. B
                                        Bana

                                        Asnje merite ska rama ne punen e turizmit, madje fondet per zhvillimin e turizmit i marrin miqte e pushtetit. Edhe turistet e pohojne se u pelqen: mikpritja, ushqimi dhe natyra. Pra, asnje lidhje me punen e deshtuar te qeverise.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Ben

                                          Shume dakort me ju! Turistet vijne me natyren dhe popullin Shqiptar. Ku ka merite Rama ketu?

                                          Përgjigjjuni
                                        2. M
                                          Moterqiri i Rilndjes

                                          Aleksander,Erva,Aurela,Arber,Agron,Fredi,Besmira,Mateo.Te shohim me poshte se cfare emrash do vendose i njejti pleher.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. f
                                            flori

                                            sivjet vec turista kudo ku shko

                                            Përgjigjjuni
                                            1. k
                                              k

                                              Asnjë fjalë për drogën në reparte ushtarake,kullat e droges ne qender te tiranes,zëvëndesit te tij hajdut i korruptuar ne arrati,korrupsionin gigant,etj,etj. Këtij i duket vetja si K.minister i Italisë apo kryetar i Parlamentit Evropian dhe diliri Enverist qe eshte qendra e politikes boterore qe ka ne bote fatet e rruzullit. Pensionistët shqiptarë,pronarët e vjedhur,njerezit e thjeshte ne varferi,ky i ka fshirë nga mendja.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. l
                                                labi

                                                Turista qe vine ne Shqiperi te hane e te shkojne ne nevojtore,e nevojtore do behet gjithe Shqiperia. Ku jane te mirat e ketij turizmi,cdo gje qe konsumon vjen nga jashte,dhe peshqiret qe pastrohen vine nga jashte,cfare ngel ne Shqiperi,vec asaj ca vjedhin disa pronare te tjeret marrin te gjatin,pra asnje perfitim ekonomik,nese do ishte e kunderta nuk do fliste palloshi gjate per taksa termeti e taksa shpie,vetem rritje taksash.Nderton rruge me taksa te Shqiptareve qe turistet te ecin rehat e Shqiptaret te marrin rruget e kurbetit.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Ben

                                                  E Vertete Labi! E di ky birbua qe populli i varfer ne Shqiperi nuk ka marre asnje kacidhe nga ky "Bum Turizmi"? Atehere cfare i duhet bumi popullit Shqiptar kur fitimet i marrin disa individe dhe te korruptuarit!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. I
                                                  Ilir

                                                  Per kullat do te besh ndonje prononcim

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Skraparliu

                                                    Bolle dhe intervista per turixmin fole per cicken e mireles pse heshte per mutin e korupsionit qe vajti 64 kate ne qender te Tiranes te ngeli ne goje turzmi ka dhe halle te tjera shqiperia,te thone se kompania qe nderton mutin 64 kate nuk ka leke dhe fshihet zeni ti i bie ne nje vrime.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. I
                                                      Ina

                                                      Bravo Edi Rama , Je Njesh ! Nuk ka burre me te mire se ty , do Zoti te jesh kryeminister me me afat gjate , nuk besoje te dale ndonje njeri i fort e i mencur dhe i gjate si ty .. ju duam te qendroni gjate ne ate detyre , ti i vendos pikat mbi I , populli i thjeshte te do ..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        DEMOKRATI

                                                        Qenkan paguar mire zagaret qe jane leshuar ne mbrojtje. Me siguri jane nga ato te foltores se kulles 64 kate. Turizmi eshte per turistet jo per vendasit. Per ne cmimet jane te shtrenjta, si kapim dot. Nuk na e ka rritur gjatoshi pensionin. Marrim rreze ne ballkone. Gjatosh mendo per pensionistet se te tjeret e kane marre riskun.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Remi

                                                          Futi ate sufllaqen e pasdites. Ti koker kelysh komunisti i kamufluar shko bej nje dush te freskohesh se u lodhe se bere pune per te gjatin, se ndoshta e ke dhe qejf te gjatin. Kelysha rame.

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. A
                                                          Albanistan

                                                          Jam dhe une ne Dhermi tani, ne linje ajri 200 m nga ku je ti... Eren e fekaleve e degjon nga aty ku je? Ke shkuar ndonjehere ne marketet qe jane ketu qe ato pak gjera qe kane i kane me cmime si te restoranteve e te nje kualiteti mizerabel? Mish jo, peshk jo, fruta perime mizerje, cmime 3 fish i italise. Le te mos flasim per kualitetin e keq e cmimet e larta te restoranteve. Ah po, cadrat jane 10 Euro. Ngjitur me njera tjetren e ku muzika e bareve te can daullen e veshit gjithe diten. Ah, ka dhe plazh publik andej nga fundi po ske ku te parkosh. Por te mos thene per ndotjen e detit qe ne disa dite krijon nje brez te shpifur qe sa here futesh ne det duhet ta kalosh. Apo te flasim per Palasen? Desha te kaloja 30 minuta per nje kafe e nje zhyt po e vetmja mundesi eshte te parkosh atje me 7 euro per 0-3 oret e para!!!! Plazh per eliten e hajduteve e krimineleve e hyrja ne det e mohuar per cdokend tjeter!!! Albanistan!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Ben

                                                            I ke thene te gjitha! No other comments.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Turizmi leshit

                                                              I ke thene te gjitha per kete plere KM qe shkaterroi vendin

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. O
                                                                OLSI

                                                                Hallall per komentin, i ke rene ne koke

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. I
                                                                I rruar e i qethur nga kjo qeveri

                                                                Patronazhistet ose IA e Mero Gelbazes: Nen udheheqjen e Partise dhe te shokut Edvin Kristaq Rama, Shqiperia ka bere hapa te medhenj ne drejtim te zhvatjes se popullit. Por populli dele vazhdon ha barin e shokut Edvin qe ua la amanet shoqja Kimete Populli panparti: Po kujt i thua ti mor hale cmime te uleta te turizmit!!! Kemi punuar tere jeten dhe nuk na del te bejme nje jave turizem!!! Ti qe mendon vetem per te huajt o ksenoman!!! Ti qe s’do t’ia dish per njerezit e punes por vetem per trafikantet dhe kultivuesit e kanabisit. Ti qe paguan me paret e malavites propaganden se Shqiperia po lulezon!! Po lulezon ti! Erion plehu, don Agaci, frau Kokona, miss Bela, koklopa Peleshi, Krifca IPARDit, Elvira e pakulturuar, hajdutja e turzmit Kumbaro, Taulant malavita, Delina droga dhe gjithe administrata e patronazhisteve te paafte per gje tjeter por me paga te majme. Ti edhe fondet e BE i perdore qe oligarket e tu te ndertojne kompleksin me te shtrenjte turistik. (Zoe Hora) ne Dhermi. Fondet qe u dhane per te mbeshtetur prodhimin vendas dhe turizmin e perballueshem, ia dhe Gjikurise te shtonte pronat tuaja ne Dhermi!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. a
                                                                  astriti

                                                                  mirdita ed ,urime per gjithcka ke bere per kete vend te bukur .bere ate qe kushdo mund te shoh se cperle eshte shqiperia,nuk do te zgjatem shume se do jesh merzitur me gjithcka degjon .desha vetem me te bo nje sugjerim ...shtepine tone kur do ta shohesh ...besoj se e meriton ...behet fjale per seline e ps.e mira .te mirat andej kane dale .pa ate seli dhe pa njerezit qe ajo rriti brenda saj kushedi ku do ishim gremisur .prandaj them se e meriton doren tende vella .

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. s
                                                                    sapa

                                                                    Uroje qe miqte e tij Saliu dhe Meta jane te lire o vemje dhe shijojne paret e vjedhura megjithe ju plehrat qe flisni se e kini bythen rehat dhe as ju intereson berja e shtetit ne kete vend qelbesirash!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. D
                                                                    DIKUR PLAZHISTI

                                                                    Shqiptaret nuk duhet te bejne plazh ne Shqiperi jo per gje por duke qene popull mikprites ne ja leshojme shtepine mikut dhe miku te beje qejf sa te doje . Ne aty e kemi detin ne vjeshte dhe ne pranvere BILE BILE dhe ne dimer shyqyr deti nuk na ngrin. Dikur shurronim ne det dhe deti na e sillte ne tavoline tani do te shurroje miku dhe ajo e mikut do te na vije ne tavolino Ec ec vetem perpara ose per para asnjehere prapa se s'jemi ne kohen e Turqise dmth sa para prapa. .

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      DIKUR PLAZHISTI

                                                                      Shqiptaret nuk duhet te bejne plazh ne Shqiperi jo per gje por duke qene popull mikprites ne ja leshojme shtepine mikut dhe miku te beje qejf sa te doje . Ne aty e kemi detin ne vjeshte dhe ne pranvere BILE BILE dhe ne dimer shyqyr deti nuk na ngrin. Dikur shurronim ne det dhe deti na e sillte ne tavoline tani do te shurroje miku dhe ajo e mikut do te na vije ne tavolino Ec ec vetem perpara ose per para asnjehere prapa se s'jemi ne kohen e Turqise dmth sa para prapa. .

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        Koli

                                                                        Rama te kerkoje ndjese per krimet e te atit sot. Sepse ka varur ne litar nje poet qe shkruante ndryshe nga cfare vepra te diktuara bente babai rames. Dhe ka fytyre dhe predikon demokraci?! Rama eshte antidemokrati me i cmendur ne shqiperi, e urren demokracine, kerkon vetem pushtet absolut dhe te vjedhe. Eshte hajdut.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. I
                                                                          I indinjuari i vertete.

                                                                          Ti qe me shkruan edhe pseudonimin " i indinjuari": Shiko ketu or pa sy dhe degjo o i pa veshe te jap nje porosi.Komunist nuk kam qene por shume shoke i kam pasur komunista por ti duhet te lashe gojen mire dhe pastaj ti zeshe emrin me gojen tende te shtrembur.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. T
                                                                            Tani

                                                                            Investitoret strategjike dhe kriminele po zhvillojne turizmin se bashku me qeverine rama. Keta porosisin vrasjet si ju te dashur shqiptare porosisni pizza. Me keta mbahet pushteti rama-veliaj. I jep dhe nje dore sala me opozite fallco dhe gjerat ecin, ecin mire per turizmin.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. Q
                                                                              Qafa e Thanes

                                                                              KM eshte nje fatkeqesi per Shqiperine, me me pasoja te renda se nje termet shkaterrues.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. i
                                                                                i ZHGENJYER NGA pOLITIKA

                                                                                Rama:Je nje Idjote kur thua se "Cmimet" do te Ndryshojne??Pse??Dhe ja na thuaj :Sa Paguhet nje Guzhinjer??Kamarjer..dhe PUNOJNJESE Ne Hotel????Jane te gjithe Punedhenesit qe ti zeshe me Dru..sepse Paguajne si Skllever.. @@everia eshte Rregullator o Rama o Pallosh..qe duket se "Ke harruar te Mbushesh Hundet"... Cemimet duhet te jene sipas Standartit..te Shqiperise...dhe Jo Standartit te "Parise":::Duket z.Rama se "Masni" me Pagat e Depeuteteve qe sapo i Rritet..Lehen..po "Mileti"??

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje