Pezullimi i fondeve për bujqësinë, Basha: Do kërkojmë ngritjen e një Komisioni Hetimor. Paratë i morën klientët e qeverisë për vilat luksoze

9 Gusht 2023, 15:46Politika TEMA

Pezullimi i fondeve për bujqësinë, Basha: Do kërkojmë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sa i takon fondeve të pezulluara nga KE për bujqësinë.

Sipas Bashës, paratë nuk kanë shkuar tek fermerët por për vilat luksoze për klientët e qeverisë. Basha shkruan se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor. 

“PD do kërkojë ngritjen e Komisioni Hetimor për korrupsionin me fondet IPARD, paratë nuk shkuan te fermerët por për vila luksoze për klientët e qeverisë

Nuk është hera e parë që propagandës dhe retorikës shtinjake i del boja. Kur arritjet imagjinare ndeshen me faktet, duket qartë se e vetmja gjë që ka ndërtuar Edi Rama është një shtet i të korruptuarve.

Kështu ka ndodhur me mega-aferën e Inceneratorëve, kështu po ndodh me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë.

Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve të programit IPARD tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi, për të favorizuar klientët e zakonshëm që me këto fonde ndërtojnë vila në komplekset luksoze të bregdetit.

Për këtë skandal që nxiu faqen e Shqipërisë përpara partnerëve europianë dhe që pengon rrugëtimin tonë drejt BE-së, Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të zbardhur shpërdorimin e fondeve për bujqësinë dhe për të garantuar transparencën që qytetarët meritojnë.

Lufta e pakompromis ndaj korrupsionit dhe fundi i pandëshkueshmërisë në nivelet e larta të politikës janë prioritete të Partisë Demokratike, arritja e të cilave garanton ndryshimin që shqiptarët presin.”- shkruan Basha.

 

8 Komente

  1. L
    Lukushi qesharak

    Qe te behesh i besueshem kerko komision per hetim parlamentar per kater te vrare para kryeministrise ,rruga e kombit ,rublat Ruse dhe ludhjet me familjen kriminale Berrisha , pasurimi kunatit tende ndaje Lulushi mos u beje qesharak .

    Përgjigjjuni
    1. R
      Revolucionari

      Lulit i doli turpi dhe gjumi . Tani Rama do te prese revolucionin e tij se me Salen i ka prere mardheniet . Per 'te , ai ja vdekur .

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oli

        te shpresojme qe ky eshte pak me ndryshe se keta vemjet e tjera qe pine gjakun gjithe shqiptareve berisha-rama-veliaj meta etj

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luliu

          Me ke do ta kerkosh o bole ? Me Acken apo me hunderin?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Syzo

            Kam nje pyetje? Cfare eshte Lulua tani! Nga ka qene ky kaqol deri tani?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muhameti

              Filloj nga gjobat ky akoma pa marre vulen. Ben presion qe te marre zarfin.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zamo

                Direkt i pari Gjana se ai ka marrë fonde për bujtinën e tij ????

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sakte

                  Muhamet ! Perckarimi me i sakte per Lulin.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje