
Postimi i kryeministrit Edi Rama për të simbolizuar ardhjen e shumë turistëve italianë në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e medias italiane.
La Repubblica shkruan: Italianët ikin nga çmimet e shtrenjta, kryeministri shqiptar ironizon me një meme sociale:"Eksodi në të kundërt".
"Në përvjetorin e zbarkimit të Vlorës në Bari me 18 mijë shqiptarë të arratisur në bord, kryeministri i Tiranës ironizohet me bumin e turizmit bregdetar në kurriz të Pulias: “Ende nuk keni parë gjë” shkruhet në artikullin e Maricla Pastore publikluar sot La Repubblica.
Më 8 gusht të vitit 1991 mijëra shqiptarë u nisën nga brigjet e Durrësit me anijen "Vlora" për një jetë më të mirë drejt Italisë. Për kryeministrin Edi Rama, sot historia është përmbysur.
Ai postoi një "meme"ku në njërën anë dallohet anija "Vlora" me mijëra shqiptarë dhe në anën tjetër të fotografisë është po e njëjta anije. Teksti dhe konteksti ndryshon. Majtas shkruhet: "Shqiptarët nisen për në Itali 1991". Ndërsa djathtas: "Italianët nisen me anije për një Shqipëri 2023".
"...dhe prit prit, s’keni parë gjë akoma", shkruan kryeministri Rama.

Kur pin nai gjo të lezeçme rriji larg tlfnt se le nam me kto karagjozlloqete tua. Mbae pak vetëm mos u exito se përfaqson Shqiprin or karagjoz bojaxhi.