“Janë pastruar 1.6 milardë euro”, Bardhi: SPAK të fillojë hetimet për “Malin e Tiranës”

9 Gusht 2023, 14:09Politika TEMA

“Janë pastruar 1.6 milardë euro”, Bardhi: SPAK të

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër  Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të hetojë lidhur me lejet për kullat dhe resortet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi thotë se në një periudhë 2-vjeçare, në Shqipëri pastrohen 1.6 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Sa i përket ndërtimit të kullës “Mali i Tiranës” që do të ndërtohet prapa “Teatrit të Operës dhe Baletit”, Bardhi tha se për ndërtimin e saj si dhe për lejet e tjera janë qenë në dijeni kryeminsitri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Postimi i Bardhit:

Qeveri—bashki-trafikantë, koha që SPAK të hetojë lejet për kullat dhe resortet!

Ka një llogari të institucioneve të specializuara se në një periudhë 2 vjeçare, në Shqipëri pastrohen 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit.

A mund të ndodhë kjo pa dijeninë e 2 njerëzve që japin lejet kryesore të ndërtimit, Edi Ramës dhe Erion Veliajt? Përgjigja është: Jo, kurrë! Kushdo që orienton debatin, duke anashkaluar këtë fakt, i shërben parasë së pistë.

Këtë qendrim kemi mbajtur si grup parlamentar, edhe në korrik, kur u diskutua nisma e koleges Jorida Tabakut për të përmirësuar ligjin kundër pastrimit të parave. Nuk ka asnjë dyshim, se ata që janë ortakë në pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, nuk mund të pranojnë veprimin e ligjit kundër tyre. Prandaj, jemi sot vendi ku qeveria, bashkia, të korruptuarit dhe trafikantët e drogës janë ortakë mes tyre me leje ndërtimi dhe pastrimi parash. 

Si një nga deputetët që kam ngritur

vazhdimisht zërin dhe kam sjellë fakte për denoncimin e përfshirjes së qeverisë dhe bashkisë në biznesin e pastrimit të parave përmes kullave shumëkatëshe ripërsëris thirrjen për SPAK-un që të tregojë se është më i fuqishëm se korrupsioni politik dhe se krimi i organizuar.

2 vjet më parë, SPAK-u hapi një hetim, pasi në përgjimet e Antimafias italiane u zbulua se lejet e ndërtimit në Tiranë jo vetëm blihen me para të pista, por ndërtimi i kullave, me firmën e Ramës dhe Veliajt, shërben për pastrimin e parave të krimit të organizuar.

Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë po bëhet me këtë hetim. Heshtja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe e SPAK-ut nuk i shërben interesit publik.

Nisja për ndërtimin e kullës më të lartë në Ballkan në qendër të Tiranës, duke zaptuar një tjetër hapësirë zë gjelbër, ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e drejtësisë për të hetuar procedurat e marrjes së lejes, pronarët reale, si dhe burimet e financimit. Dhe jo vetëm për këtë rast. Duhet hetuar çdo leje e ngjashme në Tiranë dhe në Bregdetin e Shqipërisë, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë veshur kostumin e investitorit strategjik.

9 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Bardhi kerkon te jete akoma ne pjace, kur nuk e do njeri , as Saliu, as Luli. Por me duket se ka akoma vulen, nuk ja jep Lulit.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pirdh o lala pirdh

      doje thjeshte te lije nje koment sa per fiksim? se per te shkruar dike, por nuk dike ti lidhesh fjalet

      Përgjigjjuni
    2. p
      pablo

      euro ka rene mbi 10%: duhen mbi 2-3 miliard euro qe te justifikojne ate renie. 2 deri ne 3 miliard euro te pista ka lejuar shteti jone te hyne ne qarkullim... shume shpejte prisni nje shperthim te fluskes se apartamenteve. gje e mire per ata qe nuk kane blere akoma, te presin dhe 2 vjet, keni per ti mare me me pak se gjysme cmimi.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardhyli nga Kosova

        Kur ju e dini qe jane pastruar 1.6 miliarde shkoni ne SPAK dhe jepni fakte ndryshe je i shpifes . Bardha koha kur njerzit genjeheshin me parulle liri -demokraci ka ikur ke fakte ne shko ne SPAK shoqja Bardha

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Nuk t'a mban bytha te shkosh tek ata qe pastrojnë parare por permend dy emra qe kane detyrim ligjor te japin lejet e ndertimit ose jo.Kulla ne vetvehte eshte nje ndermarrje qe zbukuron vendin rreth e rrotull se e mban mend bordel gropen e fameshme te Sejdise qe me duket e mbushi Rama.Kulla do punesoje shume njerez,por problemi qe flitet çdo dite per grupin ndertues ku hyn familja Berisha ,ti i largohesh dhe e kalon ne drejtim tjeter.Bjeri kokes se te pakten Luli foli dhe çoi ne SPAK padi per financimin e kulles por ti ke mbetur si peshku ne zall

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ik more qofte mere kazmen dhe puno..

            Hamon ho Bradhi po ike ore lere nese kane vjedhur sic thua ti......nje dite do te ngopen po leri te punojne keta qe jane ne pushtet...se fundja keta pastruan cdo mbetruine qe juve jua late 32 vite ...dhe mire po ecin punet...Se po erdhet juve do e filloni nga fillimi sic e filluat mbas 90.... dhe do ta coni ne Gremine fare shqiperine.. Ik ore lere rehat ate popull me fjalime bla bla bla se e dime se kush isht dhe kush jeni.. Te denofte Zoti te denofte qe se late raht ate popull te shume vuajtur..

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ik more qofte mere kazmen dhe puno..

              Hamon ho Bradhi po ike ore lere nese kane vjedhur sic thua ti......nje dite do te ngopen po leri te punojne keta qe jane ne pushtet...se fundja keta pastruan cdo mbetruine qe juve jua late 32 vite ...dhe mire po ecin punet...Se po erdhet juve do e filloni nga fillimi sic e filluat mbas 90.... dhe do ta coni ne Gremine fare shqiperine.. Ik ore lere rehat ate popull me fjalime bla bla bla se e dime se kush isht dhe kush jeni.. Te denofte Zoti te denofte qe se late raht ate popull te shume vuajtur..

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ik more qofte mere kazmen dhe puno..

                Hamon ho Bradhi po ike ore lere nese kane vjedhur sic thua ti......nje dite do te ngopen po leri te punojne keta qe jane ne pushtet...se fundja keta pastruan cdo mbetruine qe juve jua late 32 vite ...dhe mire po ecin punet...Se po erdhet juve do e filloni nga fillimi sic e filluat mbas 90.... dhe do ta coni ne Gremine fare shqiperine.. Ik ore lere rehat ate popull me fjalime bla bla bla se e dime se kush isht dhe kush jeni.. Te denofte Zoti te denofte qe se late raht ate popull te shume vuajtur..

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtari.

                  O Bardhi e ju te tjere si bardhi sa here te beni rrollin e caktuesit te detyrave e si te behen ato per cdo institucion sa here te beheni prokuror gjyqtar hetyes polic specialist per gjithcka edhe aty ku jeni e keni shume.Ju doni zhvillim te kapitalizmit vetem sic doni ju pra kapitalizem ne rregulla te sistemit komunist.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje