Berisha i shqetësuar nga rënia e euros, se i rriten kostot e kullës

9 Gusht 2023, 12:01Politika TEMA
Berisha i shqetësuar nga rënia e euros, se i rriten kostot e

Sali Berisha ka dalë këtë të mërkurë në një konferëncë për shtyp, për të folur për rënien e euros.

“Forcimi i lekët është çështje turpi kombëtar. Ata që përfitojnë janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikantët.

Nga ky raport goditen në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajin me të ardhurat e njerëzve të tyre në sipërmarrjet që eksportojnë.

Goditen mbi 30% e popullsisë që përballon ditën nga remitencat që u dërgohen nga njerëzit në emigracion.

Ata që përfitojnë janë përbindëshat e trafiqeve të drogës që fusin në Shqipëri euro me kontejnerë, kamionë, i groposin, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, për të blerë me çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike, jo që të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, por përkundrazi me varfërim progresiv dhe rritja të shkojë tek oligarkët dhe klanet e drogës”, ka thënë Berisha.

Ajo që nuk e thotë, është edhe se me rënien e euros, rriten kostot dhe për kullën gjigande që do të ndërtohet në qendër të Tiranës nga i biri.

Lini një Përgjigje