Nga Namir Lapardhaja
Një opozitë e korruptuar, në antagonizëm të plotë me drejtësinë dhe perëndimin, jo vetëm që nuk do të përfitojë asnjëherë nga goditjet e shumta që merr qeveria, por si organizatë paranojake ajo do të jetë e zënë përherë duke mbrojtur vetveten, duke sulmuar drejtësinë dhe duke gjetur armiq në radhët e imperializmit anglo-amerikan.
Ndaj na duhet një opozitë e pastër, pa ngarkesat e së kaluarës, që inkurajon sistemin e drejtësisë për t’i shkuar gjërave deri në fund, në partneritet të plotë me aleatët euro-atlantikë.
Na duhet një opozitë që nuk kujdeset për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur interesin publik.
Na duhet një opozitë që nuk është selektive në denoncime, por është e drejtë dhe korrekte.
Na duhet një opozitë e shëndetshme mendërisht, jo një opozitë paranojake, që sheh ëndrra natën dhe ditën projekton në realitet ato që ka parë në gjumë.
Na duhet një opozitë që harmonizon fjalët që thotë me aksionin politikë që ndërmerr, duke mos ngritur fjalët në qiell dhe duke e lënë aksionin në tokë, por duke qenë e balancuar mes atyre që thotë dhe atyre që bën.
Na duhet një opozitë që të flasë me njerëzit, t’i dëgjojë ata dhe të bëhet zëri i atyre që nuk kanë zë, veshi i atyre që nuk dëgjohen dhe syri i atyre që nuk u jepet mundësia për të parë.
Pikerisht laperdhar na duhet nje opozite qe “pallohet” politikisht me Taulant Ballen neper apartamente pallatesh! Na duhet nje opozite kur Basha merr tendera nga Rama me prokurim te drejt per drejt si rasti landifllit te durresit me Viktoria Invest apo tenderat qe merr biznesmeni Kapllani i lidhur me Alibeaj POR mbi te gjitha nga duhet nje opozite qe jo sot kur eshte pakice brenda te djathtes por dhe kur ishte shumice Rama e ka mundur 4 here! Me pak fjale Namir na duhet nje opozite laperdhare.
I'm sorry mr.Lapardhaja,por kete opozite qe po kerko ti,vetem neper libra e gje.As ne perendim nuk ka,dhe jo ketu tek ne.Ja paske fut kot kete rradhe.Ju e dini edhe keto te rinjte qe jane ne xhiro,si politikane,te djathte e te majte,qe neser do jene ne krye te politikes,hajdute jane,ato ne fakt i fillojne vjedhjet qysh junior,lere paststaj kur behen senior
Amon kur del i ashtuquajturi sekretar i foltores se vicidolit me kollaro gergufur dhe flet per tendera pastrimi te vjen me pjer..Po ik o krrici i faros me tas pace e pilaf perpara se je bere qesharak. Sa hapni mikrofonin ne foltore fjala e dyte e juaja eshte Edi Rama qe ju del 7 here ne enderr o hunderr.