Kokalari: Projekti i kullës 64-katëshe, pazar për zgjedhjet e 14 majit. Të shesesh votën e demokratëve për pazaret e familjes është cenim brutal i demokracisë

8 Gusht 2023, 10:38Politika TEMA

Kokalari: Projekti i kullës 64-katëshe, pazar për zgjedhjet e 14

Evi Kokalari ka reaguar lidhur me ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës në një hapësirë lulishteje.

Përmes një statusi në Facebook, Kokalari është shprehur se pronarë janë Gim Zeqo dhe Ilir Shpufi, ortaku i Shkëlzen Berishës.

Madje ajo shkon edhe më tej, ku thotë se ky projekt është aq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit që ikën dhe ato të 2025-ës.

''Kam folur me disa vete dje për të konfirmuar kush është mbas kullave. Njeri prej tyre që e konsideroj burim super serioz për vetë pozicionit që ka, me një fjali tha se pronare janë Gim Zeqo dhe Ilir Shtufi, ortaku i Shkelzenit.


Ky projekt i eshte dhene Rames per aprovim besoj dikur nga vera e kaluar. Tashti më thoni ju - mendon njeri që Rama do aprovojë nje projekt të këtij niveli, pa ditur kush janë pronaret dhe ortaket e tyre?


Cim Peka, qe e shoh te tallet rendshem me opinionin publik (turp me vete se nuk i falet si gazetar dhe drejtor i nje TV), ben mire te bej publike diskutimet e tij me Erion Veliajn vjet, kur ne te gjithe entuzjazmoheshim me kuvendin kombetar dhe zgjedhjet e kryesise, dhe ky gjeniu dilte per vrap me kryebashkiakun dhe negocionin zgjedhjet e ardhshme.


Faktet jane te padiskutueshme ketu.


1-Ilir Shtufi eshte ortak dhe funksionon me parate e Shkelzen Berishes. Nese jo, Nova Construction te bej publike te gjithe financiat e kompanies, hyrjet dhe daljet e parave per 15-20 vitet e fundit.


2-Ky projekt eshte paraqitur per aprovim tek Rama vitin e kaluar kur te gjithe politikisht po beheshin gati per garat e Bashkive, dhe leja e ndertimit eshte aprovuar ne 8 Mars 2023, vetem nje jave mbasi vula i kaloi PD zyrtare dhe Berisha refuzonte te bashkohej me ta me pretekstin qe nuk bente pazare me Ramen sic bente Alibeaj.


Shanset jane qe Kellici nuk ishte i vetmi qe ju ofrua ne pjate te argjende Rames & Velias. Protestat para kryeministrise po ngrinin pazarin. Cdo bashki kishte nje cmim. Ja u garantoj, në këto zgjedhje, këta që kryesuan opoziten, nuk lanë në tavoline vetëm bashkine e Tiranës, por tashti kam pikëpyetje dhe për rrethe të tjera, psh Shkodrën!!


Ne fakt, ky projekt eshte shume me i madhe se ai i Kastratit, dhe vetem nga kjo besoj se shanset jane keta nuk kane shitur vetem zgjedhjet e 14 Majit, por dhe 2025.
Të ndertosh pallate në Tiranë nuk ka asgjë të keqe, ama të shesesh voten e demokrateve që te mbeshteten, për pazaret e familjes, jo vetëm është cenim brutal i demokracise, por duhet në menyre absolute te denoncohet në SPAK & DASH.


Per sa i perket pergjigjeve te klanit te Berishes, jam e sigurt qe kane kohe qe pergatiten per kete situate, prandaj e vetmja menyre per te vertetuar qe jane te pafajshem, behet duke verifikuar qe Shkelzen Berisha dhe Ilir Shtufi s'kane lidhje bisnesi bashke. Eshte kaq e thjeshte.


Cdo gje tjeter eshte nje genjeshter masive!
Nderkohe, te gjithe demokrateve te rithemelimit, qe e mundesuan kete kulle me pjesemarrjet e tyre ne protesta dhe fushate, dhe sidomos atyre idioteve qe hidhnin balte mbi mua personalisht kur ngrita zerin per pazare ne kurrizin e atyre vete, ju sygjeroj te shkojne dhe te japin nderimet e radhes perpara kulles, ja ashtu grushtin lart tek temthi, sepse ju jeni produkt i nje rregjimit qe ju tredhoi psikologjikisht, dhe ju ktheu ne dele dhe ushtare te rendomte.


Per sa i perket Edi Rames, po qe burre, te anulloje lejen e ndertimit, sic ja kerkoi Shkelzen Berisha! Te pakten derisa SPAK te filloi nje investigim'', shkruan Kokalari.

15 Komente

  1. E
    Edi

    Per pak vemendjen keto flasin vetem budallalleqe

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Hahahahaha Dolikjo sharlatania qe te fyen intelektin e bythes . Kjo mendon se i erdhi shanci . Ik mor femer gomare se na hape barkun , Krijese e neveriteshme por edhe shume hajvane , qe nuk e kupton qe keto jane lojera te hajdutit Rama dhe lanit te tij

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jonida

      Kesaj Evi Kokalari shyqyr e pame iher qe doli duke fol

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mario

        ka ardhur koha berisha bashk me te birin te japin llogari per gjithe keto para te fituara ne kurriz te shqiptareve

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia

          A ke llogjike moj Zonje. Vertet beson se PD e Berishes do fitonte Bashkine?Kush do kanditat te ishte nuk fitonte.PD e bashkuar ka me shume se 20 vjet qe ska fituar,pervec dhurates qe ju be Lulit. A mendon se nje kulle gjigande qe do ti sherbeje dhe zbukuroje Tiranen do te ndertohej nga nje i varfer?.Po ta merte ndonje socialist a do te kishte kallzim ne Spak,me siguri, ndoshta dhe nga Ju.Rama ka menduar si mund te jete me e mundur per tu ndertuar dhe nuk ka problem zgjedhjet.Behu me e zgjuar.

          Përgjigjjuni
          1. i
            ildi

            te erdhi fundi o non grata

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gurabardhi

              He moj Kuçkalari, cilin Berish të besojmë ne: Atë që ti e mbështete fuqimisht, që na the se, Berisha është aq dinamik si një 40 vjeçar, apo këtë që nuk të pëlqen ty më? Hë, na thuaj tani? Ju të gjithë jeni njerëz të degjeneruar, sharlatanë, antishqiptarë.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goni

                O ju keni mare fund e flisni per shitje dhe blerje votash

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gimi

                  Pash zotin na lini rehat se eshte edhe vap skemi nerva te degjojme brockullat e ktyre

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FLORJAN

                    TI JE E SHITUR DHE E B LERE KUSHEDI SE SA HERE TURP

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Marsel

                      Evi kokalari nuk din se cfare thot me mban intereseat e saj per pozicionin dhe te fitoj leket sic i ka fituar gjithmon me shpifje

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sindi

                        Po cfare jan keto qe degjoj dhe shikoj m o zot kjo eva eshte lot fare.

                        Përgjigjjuni
                        1. u
                          urim

                          ordinere femer vetem di te genjesh

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            ELEKTORATI GRI QE NUK VOTON

                            Budallalleku me i madh "NUK TE BESOJME SE KE QENE ME BERISHEN" Po pse more zoterinj njeriu ka bindjet e veta te cilat ndryshojne dhe evulojne sipas momenti dhe interesave .Mir mengjesi interesi keshtu paska eshte kjo bote .

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              ELEKTORATI GRI QE NUK VOTON

                              Budallalleku me i madh "NUK TE BESOJME SE KE QENE ME BERISHEN" Po pse more zoterinj njeriu ka bindjet e veta te cilat ndryshojne dhe evulojne sipas momenti dhe interesave .Mir mengjesi interesi keshtu paska eshte kjo bote .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje