Kulla e ngujimit të opozitës!

7 Gusht 2023, 17:27Politika TEMA
Kulla e ngujimit të opozitës!

Nga Ylli Pata

Kanë kaluar goxha vite, po ka gjasa që njerëzit nuk e kanë harruar meselenë e SHQUP-it në vitin 2013. Sali Berisha kishte humbur zgjedhjet dhe muajin e fundit ja grahu fort mbledhjeve të qeverisë, duke miratuar koncensione e leje shumëmilionëshe. Që nga koncensioni i skanimit në dogana, ngjyrosja e karburanteve, leje e licenca të shumta, si dhe gjetja e shtëpisë së re të opozitës. E cila do të ngujohej në një vend në zemër të Tiranës, me synimin pastaj që të rikthehej shpejt e shpejt, duke rrëzuar “axhaminë” Edi Rama, i cili me pranimin e aleancës me Ilir Metën, kishte futur në gji një asset të doktorit.

Një nga ato mesele ishte edhe “resorti” opozitar; Seli, xhami, plus një kullë e madhe. Një trini tipike alla kullë babeli, ku do të shtroheshin së bashku pushteti politik, ai shpirtëror, e ai financiaro-ekonomik.

Mirëpo Edi Rama ua preu që në fillim, fijet e kësaj “trinie”, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet me Erdoganin, financuesin dhe ndërtuesin e xhamisë së madhe të Namasgjasë. Kështu xhamia do të ndërtohej pa kullë, e SHQUP nuk do të kishte lidhje me dy objektet e projektuara si një “resort” alla Empire State Building në Nevv York.

Në atë kohë, nisi një luftë e përnatshme panelesh në televizione, ku përfaqësues “pronarësh” kërkonin që të rrëzohej vendimi i qeverisë, duke e konsideruar si shkelje e të drejtës së pronarëve për ta zhvilluar truallin e vet, sipas dëshirës e qejfit.

Ajo mesele u venit shpejt, e askush nuk e çoi në Strasburg, si hotelin e familjes së Bashës në Ujin e Ftohtë në Vlorë, pasi ishte Erdogani dhe Komuniteti Musliman në mes, ç’ka nuk kishtr asnjë gjasë që gjyqi të fitohej.

Ai rast, nuk është as i pari e as i fundit, i interesave milionere të bizneseve të familjes. Të cilët për 10 vjet nuk u prekën as një qime floku. Nëse do të kishte dashur qeveria, do të anulonte lejen e ndërtimit te Klubi Partizani, siç bëri Sali Berisha me mbikalimin e Zogut të Zi, apo projektin e sheshit “Skënderbej”. Do ta bllokonte, e ta çonte në prokurori, duke mos e lënë që të mbaronte ajo aferë e madhe që brenda ka jo thjesht falsifikimin e grabitjen e një prone publike, por një sërë krimesh financiare që nga fshehja e pasurisë e deri tek pastrami i parave.

Tashmë nuk çudit askënd fshehja e interesave të biznesit në politikë. E cila nuk është asgjë tjetër veçse një PR i biznesmenëve që ata të shtojnë pasurinë duke qenë klientë të shtetit, e të përdorin kontratat e buxhetit të shtetit për të shtuar fitimet.

Madje ne kemi arritur në fazën kur politikanët janë zotërues të aseteve të mëdha ekonomike dhe ato të patundshme të vendit. Edhe pse të fshehura në emra të tjerë. Të gjithë i dinë kush e ka aksh tokë, aksh çiflik në zonat më ekskluzive të Tiranës e në bregdetin, ku vlera rritet përditë.

Këtu ka dështuar, duket edhe nga SPAK të paktën deri tani bërja e një inventari të saktë, cilat janë pronat reale të politikanëve të lartë, familjarëve të tyre, asetet e bizneseve dhe pasurite e tyre të tundshme e të patundshme. E më pas të analizohet se si i morën e si i justifikojnë, thjeshtë të bëhen me letra, pasi njerëzit i dijnë të gjitha. Të gjitha janë bërë duke shfrytëzuar paratë e buxhetit, e pronat e shqiptarëve. Askush me rrogë nuk mund të blejë apartamente luksoze, të ndërtojë vila në bregdet, të ndërtojë palate pa fund, të ketë makina luksoze e shpenzime të shfrenuara.

Por gjithsesi ky është një muhabet tjetër, që ja vlen të diskutohet për ditë, por jo me zhurmë siç ndodh në panelet tona, ku mbrohet një politikan ose një biznes i tillë, duke rrëzuar ditë pas dite edhe kredibilitetin e gazetarëve e medias. Ku shumë prej këtyre denoncuesve e të ftuarve të përnatshëm janë klientë e përfitues të vilave, apartamenteve e zijafeteve të shfrenuara.

Kulla që na mbiu në ish-gropën e Hajdin Sejdisë, risjell projektin që nisi në 2013, atë të ngujimit të opozitës, të modelit aziatik të betonizimit të një institucioni bazë siç është opozita në çdo vend parlamentar.

Ku siç duket do të ndërtohen edhe një palë shkallë elektrike, e kandidati i mundshëm për të drejtuar vendin, do të zbresë në ato shkallë siç bëri Donald Trump para nga 8 vjetësh në Kullën me emrin e tij në qendër të Manhatanit.

Në fakt, edhe pa kullë, opozita ka qenë e ngujuar për 10 vjet brenda një bunkeri që të mbrohej nga sulmet që vinin nga jashtë. E natyrisht nuk e kishin problem që të mbroheshin as nga Edi Rama, e as nga mazhoranca e tij. Siç dhe doli, e gjitha u bë për të bunkerizuar opozitën që të mbrohet nga Amerika, e cila Sali Berishën dhe klanin e tij e ka nxjerrë totalisht jashtë loje për t’u rikthyer në pushtet.

E mbani mend në 2022-shin kur shpërthyen si kërpurdhat pas shiut “lajmet” për kullën që do të ndërtonte Lul Basha te SHQUP-i? Po tani që ai s’e ka selinë e PD-së, por e ka zaptuar foltorja, a vijon ai projekti i kullës, apo ka kërcyer tek gropa e Hajdinit. Të cilin, Berisha e sulmoi fort në 1991, kur deshi të ndërtonte Sheratonin me paratë e arabëve, e më pas i mori lekë njerëzve në Tiranë. Më pas, është një nga miqtë e miqve. Po pse kulla mbiu pikërisht në atë vend?

7 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    E vetmja rruge per ata që jetojnë akoma ne Shqipëri është të ikin naten t'ju a lene hajdutëve PPSH (PS) PD LSI etj bajga të ashtuquajtura parti politike Ai vend ka marrë fund s'ka asnjë shpresë për të ardhmen

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Në vendet si shqiperia ku komandon droga,mafja dhe krimi në bashkepunim me politikën,gjykatën dhe parlamentin,nuk ka asnje shprese per të ardhmen ,aty do mbizotërojë vrasja dhe shkretëtira ekzistenciale siç ka ndodhur ne vende te tjera. Po te keni pak meshire per femijet tuaj,largohuni sa me shpejt. Kush propagandon se jetohet mirë,jane pjellat e korrupsionit dhe femijet e drogaxhijve. Vetem ata kane nevojë per turma që të fshihen dhe mos bien ne sy.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Ky Pata , eshte gazetari me qesharak ne Shqiperi

        Përgjigjjuni
      2. R
        RAIFI

        Merruni, merruni me njëri tjetrin,shani e shpifni të majtët për të djathtët dhe anasjelltas gjersa rmgrekët dal nga dal po sigurt po i shtrinë interesat thellë e më thellë në Shqipëri.Shkoi një bashi tani fasadat edhe në Gjirokastër po nëhën si flamuri grek,ligjëratat në kishat ortodokse kanë arrit gjer në Tiranë të mbahen në gjuhën greke.Serbia ka shtrir agjenturës në çdo qoshe të Shqipërisë,dhe sa herë të ia do interesi do inskenon rrëmuja,tragjedi e çka jo tjetër si Ikjen në Ambasada,piramidat,ngjarjet e vitit 1997.Bëni shtet o njerzë se u bëmë hor para botës. Kohëve të fundit edhe nuk po i botoni kur u thuhet e veta në sy në mënyrë vëllazërore,kjo tregon se do futën edhe më thell.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asdfg

          Na lodhet! Si qente e opozites, si ju te pozites! Na lodhet!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Na kujtohet shume mire humbja spektakolare e PD ne vitin 2013. Ne mbledhjen e pare te qeverise,Sali Berisha u tha ministrave, jemi edhe tre muaj ne fuqi,prandaj do punojme me te gjithe perkushtimin dhe forcat tona. Me kete Berisha,si ujku i plagosur,do te thot qe te mosem ure e kusur pa vjedhur per tu pasuruar. Dhe keshtu ndodhi vertet,ne shtator 2013 ai ja dorezoi qeverine Edi Rames me nje ekonomi te rrenuar dhe me nje borxh shume te madh. Qellimi i tij ishte i keq. Donte te gjunjezonte qeverine socialiste,ta rrezonte dhe te vinta Saliu perseri. Por PS dhe Edi Rama welluan te forte dhe kemi sot nje PD dhe nje Sali te bere cope e therrime,ka mare tatepjeten dhe do perfundoi ne fund te prroit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Martin

              Ne te vertete titulli i ketij shkrimi pacavure duhej te ishte:"Kulla e ngujimit te Partise Socialiste"!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje