Portali i familjes Berisha mbron kullën në qendër të Tiranës: O njerëz histerikë, ajo është pronë private. Shteti s’ka lekë ta shpronësojë si lulishte

7 Gusht 2023, 17:18Politika TEMA
Portali i familjes Berisha mbron kullën në qendër të

Portali i familjes Berisha, jo vetëm që s’ka denoncuar këto ditë “betonizimin e kryeqytetit”, por ka mbrojtur publikisht projektin e ndërtimit të kullave në qendër të Tiranës.

“Për të gjithë histerinë publike, apo të për të gjithë ata që bëjnë sikur kanë harruar, ajo pronë në qendër të Tiranës, për ata që nuk e dinë është pronë private.

Ekziston si lulishte, është e vërtetë, por është një nga pronat e para private në kryeqytet, kthyer me letra ish-pronarëve.

U bë lulishte e përkohshme për të mbuluar gropën e lënë nga Hajdin Sejdia, i cili nuk mundi dot të siguronte financimin për ndërtimin e hotelit të famshëm “Hilton” apo çfarë projekti kishte ai.

Këtë e di gjithë Tirana që ajo është një pronë private, që ajo do të zhvillohej, që atje do të kishte ndërtime në momentin që do të siguroheshin financimet.

Nuk gëzon statusin e një lulishteje siç e gëzon po themi Parku Rinia në Tiranë.

Që shteti t’a bëjë lulishte duhet që ta shpronësojë por shpronësimi i pronarëve atje kushton me qindra miliona euro për shkak të vlerës së projekteve përkatëse që ka pasur për zhvillimin.

Në rast se shteti do të hynte në shpronësim gjatë kohës që ishte Hajdin Sejdia, duhej të dëmshpërblente për projektin e tij, i cili ishte miratuar më parë. E në rast se shkon sot, sërish duhet të dëmshpërblejë pronarët apo ata që kanë kërkuar leje zhvillimi të pronës së tyre, për ta lënë park siç pretendojnë shumë qytetarë të Tiranës.

Ajo që ka ndodhur në të vërtetë është kthim prone, zhvillim prone dhe asnjëherë nuk ka gëzuar statusin e lulishtes.

Kush e do lulishte duhet t’i kërkojë qeverisë ta shpronësojë me qindra milliona euro”, thuhet në një shkrim të postuar nga portali i familjes Berisha.

Pra ndryshe nga sa thotë Zeni dhe i ati se s’kanë lidhje me këtë projekt, mbrojtja e tij nga media e tyre familjare, flet më shumë se fjalët e tyre.

18 Komente

  1. k
    katarakti

    Shpronësimi nuk bëhet sipas orekseve të pronarëve, por sipas vlerës për metra katror. Edhe në Perëndim kështu veprohet. Psh do ndërtohet një rrugë apo hekurudhë që do kalojë në tokat e pronarëve të ligjshëm. Shpërblimi kryhet në bazë të ligjit të aprovuar nga parlamenti. Supozojmë 500 euro metri katror. Dhe filmi merr fund. Qeveritë kanë edhe gurin edhe arrën në dorë.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Operacioni Zjarri

      Nuk ka nevoje shteti ta shpronesoje, mjafton qe ne planin rregullues ta cilesoje zone te gjelber.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po

        Ju jeni te gjith Ron q.... Po aty kan te drejt. Jepi lekt mbahe lulishte

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Cmimi i tokes/truall ne ate zone me te cilen shteti paguan shpronesimin eshte 48 mije leke per m2 ose rreth 470 euro. Pra per nje sip te themi 10 mije m2 shteti paguan 4 milion e 700 mije euro.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me emër

            Po kta po mbrojnë shtetin. Nuk ka faj qeveria, po thojnë. Qimi kshu?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Prap me gropen e thelle te Ajdin Sejdise keta? Sa e thelle paska qene kjo grope?!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lemi sabries

                ORE NA ÇUDITET SI GJITHMONE ME KETO MBROJTJET QE I BENI ATJE KU JU INTERESO GJOJA. UNE JAM NJE NGA ATA PRONARET QE KAM POTHUAJSE KAQ SIPERFAQE TOKE NE MES TE QYTETIT DHE NUK ME LEJOJNE TE NDERTOJ PIKERISHT SE ESHTE LULISHTE. BASHKIA ME THOTE SE NUK KA FOND PER TE ME KOMPESUAR NE VLERE LEKU, DUKE ME OFERTUAR TE PRANOJ NJE SIPERFAQE TJETER TOKE VEÇ JO ATE KU ESHTE LULISHTJA. TANI UNE PYES KA DY, TRE STANDARTE LIGJI APO ESHTE NJEJTE PER GJITHE SHQIPERINE?! EDHE SIPERFAQJA E TOKES TEK 15 KATSHI ISHTE PRONE E KISHES ORTODOKSE POR QEVERIA E MEKSIT ME URDHER TE BERISHES NUK JA DHA MGJTHSE ISHTE HOTEL SHTETROR, POR JA KOMPESOI DUKE E SPOSTUAR ATY KU ESH SOT. NDAJ LENI DENGLAT DHE UROJ QE LEVIZJA QYTETARE TE VAZHDOJ PROTESTAT E TE MOS LEJOJNE PRISHJEN E LULISHTES PER PALLATIN E OLIGARKEVE QE PASTROJNE PARET E POZITE OPOZITES SE HAJNIVE.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Ore na çmendët me këtë kullën se nuk shoh asnjë problem. Sipas jush kur vjen një parti në pushtet ata të palës tjetër nuk duhet as të punojnë as të zhvillojnë prona??? Nëse e ka shkëlzeni dhe me paratë e gërdecit se të tjera ska ku të ketë atëhere vepron drejtësia dhe ja merr kullën pasi ta mbarojë. Win win del situata

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lezha e Reres se Hedhun

                    Dakord, jam dakort me ty.Le ta bej njehere me parate qe ka. Pasi ta mbaroj ja merr shteti nepermjet SPAKU-t, e thjesht fare çeshtja. Pastaj keta te rilindjes vdesin per kulla, o e bejne qendren e Tiranes si Manhatani o nuk shkulen nga pushteti. Se kush do ti shkuli me qe ra llafi, Berisha

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Arditi

                    Ju skeni lene gje pa shpronesuar e vjedhur me cmim komik, tani ketu u dashkan qindra miliona euro. Car prone private po thoni ore plera. O jepjani te gjitheve ose rrini. Por ju kushedi car pislliqesh keni bere aty. As nuk ja vlen me kalu me nga qendra. 6-7 vjet pluhur e rremuje. PTUUU

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      k

                      Degjenerimi kozmik i shtetit shqiptar do mbetet në historinë e së keqes universale.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        DRENICA E KUQE

                        Sa me finokeri UDB-e e kane thene, duke e lyer me KOS made in Serbia e Jugosllavia! ‘Shteti s’ka leke ta shpronesoje si lulishte’... Duke ‘harruar’ t’u thone shqiptareve se pikerisht ajo familje me miq e “shqiptare’ atdhetare si vete e ka lene Shtetin Shqiptar pa ushtri, pa breke e pa leke... Mos, valle, ati i tyre, Pashiqi serb, u dha leke, euro e dollare ta bejne Shqiperine prone te tyre private!!!... DRENICA E KUQE

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Plehra

                          O Qim Peka, jo cdo qytetar qe ka toke prone private detyrimisht duhet te ndertoj kulla pa kufij, qyteti i Tiranes ka nje Plan Urbanistk dhe Plan zhvillimi se cfare do te behet deri ne 50 vitet e ardheshme, jeni te njejte te babezitur si i droguari Ed dhe pinoku Lali Tezga lulishtet dhe hapesirat e gjelberta ju verbo,jne kerkoni vetem beton dhe asfiksi per qytetaret dhe brezat qe ardhshem, per te nbushur xhepat qe i keni ne forme thesi apo tubi......

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            DRENICA E KUQE

                            Sa me finokeri UDB-e e kane thene, duke e lyer me KOS made in Serbia e Jugosllavia! ‘Shteti s’ka leke ta shpronesoje si lulishte’... Duke ‘harruar’ t’u thone shqiptareve se pikerisht ajo familje me miq e “shqiptare’ atdhetare si vete e ka lene Shtetin Shqiptar pa ushtri, pa breke e pa leke... Mos, valle, ati i tyre, Pashiqi serb, u dha leke, euro e dollare ta bejne Shqiperine prone te tyre private!!!... DRENICA E KUQE

                            Përgjigjjuni
                            1. v
                              viron

                              Turpi i radhes per shkaterimin e Tiranes.

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zyberi

                                Stergjyshit tim i moren kamunistat bahçen edhe e bene park, shkolle, kend lojrash, stadium, teater, fabrike, institut shkencor etj. Une do e marr parkun mbrapsht edhe do ta bej shumekatesh, kazino, bordello dhe shurrtore me pagese. Stergjyshi do jete shume krenar.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kam lene zotin ti ndeshkoje

                                  Ku pyesin keta te mjere per pronare. Leku iu ka zene syte dhe kujtojne se gjithe vendi eshte prone e tyre dhe mund te bejne cte duan me te. Nuk e dine se nje lopate dhe do jete fundi. Kam nje prone ne qender te nje qyteti dhe kafshet me thone qe shteti te jep dhjete perqind te vleres me cmimin qe duan ata .Une nuk marre dot leket qe pagova tek plepat qe te me njihnin pronen me dokumenta origjinale . Pushtuesit nuk na kane bere kaq shume te keqia .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    DRENICA E KUQE

                                    Sa me finokeri UDB-e e kane thene, duke e lyer me KOS made in Serbia e Jugosllavia! ‘Shteti s’ka leke ta shpronesoje si lulishte’... Duke ‘harruar’ t’u thone shqiptareve se pikerisht ajo familje me miq e “shqiptare’ atdhetare si vete e ka lene Shtetin Shqiptar pa ushtri, pa breke e pa leke... Mos, valle, ati i tyre, Pashiqi serb, u dha leke, euro e dollare ta bejne Shqiperine prone te tyre private!!!... DRENICA E KUQE

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje