Kulla e Tiranës që trazoi familjen Berisha

8 Gusht 2023, 09:56Politika TEMA
Kulla e Tiranës që trazoi familjen Berisha

Nisja e punimeve për ngritjen e një kulle gjigande në qendër të Tiranës kapi ne befasi jo vetëm qytetarët e kryeqytetit, por mbi të gjitha politikën e fjetur të gushtit.

U deshën vetëm disa pastime në rrjetet sociale dhe një dalje e Arlind Qorrit në “vendin e krimit”, për të zgjuar një debat, që në fakt nuk bëhet për kullën në vetvete, por për personat që qendrojnë pas saj.

Dhe ndryshe nga herët e tjera, ajo që bëri përshtypje, ishte kyçja e gojës nga opozita, ose më saktë nga ajo pjesë e opozitës, që e konsideron veten si opozitë e vërtetë, që nuk bën pazare me Ramën dhe nuk shitet.

Bëhet fjalë për opozitën e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ata që akuzojnë dhe sulmojnë çdokënd, këtë herë e qepën gojën në mënyrë të çuditshme.

Heshtje që i nxorri zbuluar, si përfitues dhe pazarxhinj të rëndomtë, të cilët ndryshe nga sa thonë, nuk kanë kauza, por thjesht e përdorin opozitën për të vënë gjoba apo për të bërë biznes.

Ndërsa kanë mbi një vit që akuzojnë Lulzim Bashën se bën pazare me Edi Ramën, në fakt tani na del se janë ata që e bëjnë këtë gjë.

Madje jo për ndonjë biznes të rëndomtë, por për një kullë qindra milionë euro.

Vetëm se këtë radhë biznesi iu doli zbuluar dhe i kapi në befasi, sa u deshën mbi 24 orë që të reagonin.

Dhe edhe në këtë rast, thjesht u morën me Ramën, jo me akuzat se pas kësaj kulle qendrojnë ata.

Se që jep e heq leje ndërtimi Edi Rama, këtë e dimë, se është kryeministër.

Ajo që nuk dinim, ose më saktë që nuk shfaqej kaq hapur, ishte fakti që Rama iu jep leje edhe këtyre opozitarëve të përbetuar kundër tij.

Leje nga ato, që mbyll çdo gojë.

Madje dhe gojën e Sali Berishës.

3 Komente

  1. k
    km

    Sipermarresit e medhej e te mesme duhet te mbyllin aktivitetin e tyre urgjentisht Te japin doreheqjen nga tenderat e fituar.Kjo per faktin qe cdo vit jemi ne pergatitje per fushate zgjedhore,se cdonjeri prej tyre mund te kete udhetuar ne nje avion,traget apo ne nje rruge tokesore ne te njejten dite me Zenin e Saliut .Kjo do te thote qe Jane miq te ngushte.Lere Pastaj po' te kene pire rastesisht nje kafe ne te njejten kafene.Kjo i ben ortake te ngushte me Zenin,cenin,Benin,etj.Ju e dini qe ,larg o zot ,po' te fitoje prape Edi ne zgjedhjet,detyrimisht ato Jane te blera,te shitura,te grabitura ,ne kompromis me opoziten.Se votat e opozitareve te thjeshte Jane te komanduar me suste nga kreu i foltores apo i nevojtores(ai qe Ka nevoje per fitoren).Pse,fakte Jane keto qe nxirreni?Kane te dy te njejten ditlindje dhe Jane miq.Fantazi e cthurur.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Te akuzosh Saliun dhe Xenin per keto , eshte sikur te akuzosh luanin, se i vinte ere e keqe, kur po te shqyente kemben nga trupi jot. Saliu ka krime mbi kurriz, djali i tij ka krime mbi kurriz. Kjo leje ndertimi ka nje histori te gjate mbi 12 vjet, nuk ka ngelur njeri pa bere nje shkrese per kete ndertese keto 15 vjet. Saliut i intereson te behet zhurme e madhe per kete leje ndertimi, sepse aty ai i fut te gjithe ne nje thes, verteton teorine e tij te famshme, te gjithe njelloj qeverisim. Lereni te bej ndertesen ai qe ka parate, se si keto kulla, behen nga 20 cope ne vit ne NY, Milano, Gropa e Hajdin Sejdise, ka qene nje hale e madhe ne keto 25 vjet, kurre nuk ka qene lulishte e mirfillte, lereni te ndertojne ata qe dine.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beka Tirona

        Shkredhatta te dy palet !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje