Arlind Qorri: Opozita përbëhet nga dordolecë dhe pazarxhinj, më thoni një emër oligarku që ata përmendin

7 Gusht 2023, 17:35Politika TEMA

Arlind Qorri: Opozita përbëhet nga dordolecë dhe pazarxhinj,

Drejtuesi i lëvizjes "Bashkë" Arlind Qorri ka lëshuar një "shuplakë" të fortë ndaj opozitës "farsë" të Sali Berishës, duke i quajtur ndër të tjera "pazarxhinj" që nuk hapin gojën për të denoncuar krimin më të madh ambiental që po i bëhet Tiranës me ndërtimin e kullës më të lartë te lulishtja pas "Operas".

Në një deklaratë në "Breaking" në Top Story, Qorri ka thënë se opozita e Sali Berishës nuk ka guxim të përmendë një emër oligarku, dhe nuk ka denoncuar jo vetëm "Kullën Mal", pas të cilës flitet se qëndron vetë, por as edhe përbindëshat e tjerë të betonit që po ngrihen në Tiranë.

"Janë parti të vjetra, të kalbura, të kompromentuara. Që zoti Berisha nuk tha për një prek krimeve më të mëdha në Tiranës, nuk është e re. Më thoni ju mua kur ka reaguar Berisha, për kullat që pondërtohen apo janë ndërtuar.

Kur ka reaguar për kullën që ende po ngrihet te ish-këndi i lojërave, "7-xhuxha". Kjo është një opozitë formale që ndan para me pushtetin nën rrogozë, edhe me oligarkët.

Berisha bën beteja kozmike të themi me SHBA, George Soros, dhe nuk ka guxim për një prej krimeve që po bëhet sot në mes të gushtit", deklaroi Qorri.


Sipas tij, Berisha dhe Edi Rama janë partnerë me oligarkët ndërtues në Tiranë, çka tregon se ata janë dordolecë në opozitë.

"Sali Berisha, njëlloj si Edi Rama është partner me këta që ndërtojnë. Fakti që ajo parti nuk ka asnjë qëndrim publik, asnjë kundërshti.

Fakti që ata bënë një fushatë dhe nuk guxuan të përmendin një emër, as Berisha, as Belind Këlliçi. Ata janë thjeshtë dordolecë. Siç kemi dordolecë në pushtet, kemi edhe në opozitë", përfundoi Arlind Qorri.

6 Komente

  1. N
    Neo komunist

    Ky neo komunist i duhet vendi se per 40 vjet kishim enver hoxhen dhe besnikut te tij sali berrisha tani doli ky rrugeo vazhduesi i komunizmit

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O Qorri ,te njejten linje po ndjek edhe ti si saliu ,mos llomomotisni ne tv po drejtojuni gjykates merni dokumentat pastaj flisni , ju i beni keto per perfitim ,nuk arij ta kuptoj si ka mundesi kur ne nje vend te vogel jane krijuar 150 parti te vogla ?o qorri shko lahu se dukesh si zhuls dhe mos dil me te njejtin fjalor gjithmon ,ndro pllaken e grafonit , a e kupton qe me 1% cfar partie je ?nuk i ha populli me perrallat nga e kaluara .

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jet-666

        Kot sa lodhesh.. Të duhet një makineri e madhe propagande. Më e madhe se ERTV , Top Chanel, Gazeta Tema ,ushtria e patronazhistëve dhjetra mediat e tjera dhe për mē tepër tufa e 330,000 komunistëve të gjitha të mara së bashku.. Keq e ke punën se komunistët edhe kur ministrat e kryetarët e Ramës përfundojnë në burg për drogë dhe korrupsion i bëjnë heronjë dhe martirë të shpifjeve të Saliut...:))). The Saliu si komunist dhe mafioz që është hesht..

        Përgjigjjuni
        1. E
          ELEKTORATI GRI QE NUK VOTON

          Arlind mos degjo se cfar thone deshtaket te bleret servile e pushtetit dhe te opozites perkrah do te kesh gjithmone elektoratin gri qe deri tani nuk ka votuar sepse te treja partite ne pushtet dhe opozite jane parti hajdutesh dhe kriminelesh .

          Përgjigjjuni
          1. E
            ELEKTORATI GRI QE NUK VOTON

            Arlind mos degjo se cfar thone deshtaket te bleret servile e pushtetit dhe te opozites perkrah do te kesh gjithmone elektoratin gri qe deri tani nuk ka votuar sepse te treja partite ne pushtet dhe opozite jane parti hajdutesh dhe kriminelesh .

            Përgjigjjuni
            1. Thuaj vetë ,ndonjë emër Arlind !

              Bravo Arlind , ti i bëre copë s’le oligark me EMËR e MBIEMËR pa përmendur !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje