“Tirana është bërë qytet i pajetueshëm”, Flutura Açka: SPAK të marrë me radhë financat e kullave

8 Gusht 2023, 12:36Politika TEMA

“Tirana është bërë qytet i pajetueshëm”,

Deputetja Flutura Açka ka reaguar për kullën që pritet të ndërtohet në qendër të Tiranës.

Açka shkruan se Tirana sot është bërë një qytet i pajetueshëm, ndërsa i bën thirrje SPAK t'i marrë me radhē financat e  kullave, dhe ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vend të gjelbër.

''Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtēn shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës.


Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave” që ka ngulfat Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletah, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilēsia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetēs kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shēmtia qē ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme qē ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.

Tiranēt dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojmë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bējnē krimin mē të madh që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj.

Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lēnë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mēdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione tē tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasē kriminale sërish pushtet.

Kjo - banka në duart tē klubit të barsetave - është e vetmja siguresë që mban miqësinē politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Juniori është vazhdim i sinjorit shkatërrues të Tiranës, urrejtësit më të mëdhenj tē identitetit të saj, gjithaq i brishtë nga kohërat si kryeqytet jo shumë jetëgjatë.

Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhē financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër'', shkruan Açka. 

14 Komente

  1. T
    Titona

    Ca pune bo kjo pseudoshkrimtare Se po na can bythën ne Tironsve

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Tirana ishte e bukur kur ishte e varfër. U shkatërrua nga shpellarët kur ishin në pushtet.Po ndërtohet nga paratë e pista të drogës dhe krimit botëror.Dmth ,mallkimi dhe harami vazhdon.

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Ymeri nga Devolli

      Edhe New York eshte pothuajse vetem me ndertime dhe pothuajse nuk ka gjelberim,por eshte nga qytetet me te jetueshme ne bote.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Nje mut eshte NYC nga me te jetueshmet nè bote. Nuk echte as ne 30 qytetet me te jetushme ne perendim jo me ne bote

        Përgjigjjuni
      2. d
        durrsak 24 karate

        Ik, mi Flutre, futi nji pogaç edhe nji tavë elbasani, se nuk merr vesht as na politika as na urbanistika!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi qe ju vodh prona ne demkraci

          Filloi ti dale zoni kesaj katnares se Elbasonit qe ka jetu ne Hollande ! Nuk jetohet ne Tirone thote , po kush te ftoj moj zonje te vish ketu ? Mire ishe ne Holanden e luleve , ç'dreq te solli ! Apo te pelqeu politika e Lulit . Me nje liber qe i bone , zune venin ne parlament , po sikur te kishe bo ne i tjeter , ça do bohej ? Per kullen ene une ta mbeshtes , po pse nuk fole me pare kur ishe bashke me Sal efeniun , se kjo pune dihej para se te daheshit ? Tani qe u dave prej tij e mure vesht se osht kulle e Zenit te Sales , ne po e ngre zonin . A e kupto ime qe Sala o bashke me te gjatin , hane me nji gavete ene bojn sikur grinden para miletit.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kokmodh

            Me Shkoder kesaj i thone pidh i marre. Kjo mire qe denoncon kullat dhe berishen por mos te suportoje Lylin se nje mut jane.

            Përgjigjjuni
            1. z
              zadrima vendi pllumave

              Ka dhe kete,......pidh pidh mos u dridh matane lumit mos mu hidh se. jen kari per me te pa nje pjat kos ta bjen hua.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lili

              Po kur flet dhe katunarja Acka: cfare pune ka me leket e ndertuesve te kullave moderne te Tiranes dhe gjithe Shqiperise se Re Demokratike, kur rrogen e ka mbi 5 mije euro ne muaj, duke bere llapaqenen?!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Valon tabaka e Saliut nuk ka pjesë roje aty

                Per te gjithë Keta çeçenet e zbritur nga shpellat,Tirana eshte bërë e pa banueshme,kur Tirana po bëhet përherë e me e bukur.keta kujtojnë se qytetin e zbukurojne kasollet,shpellat.kush e mban mend Tiranen e rrugës barrikadave me ca furriqe qerpiçi,me ca pastiçeri dhe ate qe e quanim mapo,dhe Enveri i vuri fshesen,atëhere Saliu me minjtë e tij komunist duartrokisnin dhe nuk mbronin historinë e tiranes,kurse sot qe mbushin xhepat me lekë dhe janë bërë sheik u dhimbset historia e kanë nostalgji për kioskat qe shkatërruan parkun rinia dhe asnje çeçen nuk u ndje.edhe kjo fshatarja hollandeze si Luli i dhimbset Tirana se nuk ka ndonjë prone mbrapa teatrit operas,dhe harron qe pronari tokës ka të drejtë te bej cfare të roje me pronën e tij e perfiton pjesën e vet,plus hallkat e tjera qe po akuzohen.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  demokratikas

                  Kapitalizmi osht I eger or taj flutra,krejt gjonat shiten me pare.Lulishte ene gjelbnim vecem ai babloku para 90 kishte.Car t bojm ne t shkretet thuj tina qy skina as pashaporta t huja as biznece,as nuk na boni sala miljardera,si I boni t gjith shqupsat.hajt t na rroj qikjo demokraci ene qikjo liri.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ushtari.

                    Keshtu nuk e do Tiranen ti Flutura po pa na thuaj nje here si e do .Si deputete qe je perse nuk i shkon k/m me nje projekt se si te pelqen ty te zhvullohet Tirana dhe kush ndertues duhet ta bejne.Mbase edhe k/m mund ti pelqejne idet e tuaja.Pir vet shaj shaj kjo nuk behet ajo nuk behet keshtu.Per ca vendi te gjelberuar flisni e per cfare kendi per femije.Une kaloj shpesh aty 4 apo 5 here ne dite e mis me shume e pervec njerezve te zakonshem qe kalojne si puna ime nuk jam pare gje tjeter.E perse mos te zhvillihet Tirana se nuk doni ju. Ah ne qoftese aty behet pastrim parash eshte tjeter gje faktojeni dhe cojani organeve kompetente .Por jo te thoni ketu nuk duhet ndertuar aty nuk duhet ndertuar e terci e verci.Lereni Tiranen te zhvillohet dhe pastruesit e parave coini aty ku kane vendin.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rezi

                      Po qajnë për gropën e Ajdin Sejdisë… ti jeto në Hollandë, mos jeto në Tiranë.

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qafa e Thanes

                        Bravo Zonja Acka Ju jeni nje intelektuale, misionare dhe atdhetare e vertete.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje