Frrok Çupi: Berisha po tregon paratë e vjedhura kur ishte në pushtet

8 Gusht 2023, 18:39Politika TEMA
Frrok Çupi: Berisha po tregon paratë e vjedhura kur ishte në

Analisti Frrko Çupi ka komentuar akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës lidhur me kullën që do të ndërtohet në mes të kryeqytetit. Projekti i quajtur “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012”, me pronarë që rezultojnë të lidhur me të birin, Shkëlzen Berishën.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Berisha është fuqi e së keqes dhe shtoi se me ndërtimin e kullës, ai po tregon paratë e vjedhura kur ishte në pushtet.

“Gjithçka ka një fund, ka një mbyllje, çdo cikël. Sado i gjatë të jetë cikli i Berishës, ka një fund, ka një mbyllje përfundimisht. Cikli politik i Berishës është mbyllur që prej 2 vjetësh. Sigurisht, është një njeri i dëbuar prej bankave politike, si në vend edhe jashtë. 

Por është një fuqi shumë e madhe e së keqes, Berisha është fuqi e së keqes. Njerëzit që nuk kanë kuptuar këtë gjë, ca i shkojnë pas, ca nuk i shkojnë pas, dhe ka të tjerë që thonë si ka mundësi kaq shumë. Nuk e di rast në botë që pasi mbyllet cikli i një udhëheqësi për arsye të krimit dhe të korrupsioni, nuk mund të nxjerrë kokën tjetër, kokën e parave.

Berisha po nxjerr fuqinë e parave të grabitura gjatë periudhës në pushtet, dhe po e nxjerr në sytë tanë, shtetit, drejtësisë dhe autoriteteve. Në një moment jtetër, Berisha do të jetë po aq i fuqishëm, ose më i fuqishëm, se sa një president politik i Republikës”, theksoi ai.

5 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Si gjithemon i saket zoti Cupi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Se Ligjet nuk fuksonojne !

      Normal qe ky Kriminel mnga Valixhja e drurit e deri en Hotelet me 58 Kate .. Vetem per ta nderuar kete Kriminel qe i ak duart te lyera me gjake nga Urdherat qe ka dhene dhe perdhunimet qe i ka bere te gjithve Qytetareve nga Veri ne Jug.. Ketij duhet ti bejme nje nder kure te " Vdesi " ta ballcamosim dhe ta Varrosim me ne Bulevardin ku ka qene shatroja e Krykeirminelt Hoxha Babai te Penecilines.. Dhe aty ata qe e Simpatizojne dhe ti bene Trandafila ndersa per ata qe e urejne si kriminel ti bejne shuren sa here tju vije kure te jen ne shetitje.. E vetmja shperblim..

      Përgjigjjuni
      1. R
        Redi

        Ku ka shpifje ngjallet i vdekuri mga varri(Cupi, ose Llulla sic njihesh nga nje rreth i vogel perpara viteve 90....)

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fisniku i Freskut

          Keto qe deklaron gazetari Frrok Cupi mjaftojne per te zgjuar nga gjumi letargjik organin me te larte te akuzes: SPAK, por edhe Gjykaten e Larte te Shqiperise. Por kam frike se eshte teper vone; kriminelet dhe hajdutet me pushtet te vjeter dhe te ri jane ne gare per pasuri dhe pushtet te perjetshem ne Shqiperi. Teper vone! Edhe ne rrugen e Demokracise, shqiptare kane zgjedhur te shkelin neper shtigje origjinale, sic beri me sistemin socialist diktatori stalinist Enver Hoxha.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tedi, Durres

            Shpirtrat e Remzi Hoxha-s, Xhevat Hana-s, Kosta Trebicka-s, Gramoz Pashko-s, 26 viktimave te Gerdecit, 4 viktimat e 21 Janarit, se a e sa te tjere qe rrotullohen ne varr per te pasur drejtesi, presin nga SPAK gjykim maksimal per fajtoret dhe kriminelet qe enden te lire rrugeve dhe llomotisin ekraneve duke i bere karshillek popullit dhe njerezve te ndershem qe jetojne me djersen e ballit. SPAK, zgjohu ga gjumi dhe mos ki frike, te gjithe fajtoret po dhjesin ne breke na frika. Guxim dhe Trimeri. Pa hezitim majtas dhe djathtas, duke filluar nga superpushtetaret dhe super opozitaret.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje