Faber përfundon misionin, ambasada e SHBA-së në Tiranë: 8 vite produktive, bashkëpunimi mbetet i fortë

9 Gusht 2023, 13:17Politika TEMA

Faber përfundon misionin, ambasada e SHBA-së në Tiranë: 8

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka falenderuar ambasadoren Floreta Faber në mbyllje të misionit të saj 8-vjeçar.

Përmes një reagimi në Twitter, ambasada e SHBA-së i ka shprekur mirënjohje Faber për tetë vitet produktive si Ambasadore e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar me të, në njoftimin e ambasadës theksohet se u diskutua lidhur me integrimin në BE, mbrojtjen kibernetike si dhe forcimin e bashkëpunimin mes vendeve.

“I thamë mirupafshim @FloretaFaber teksa mbylli tetë vite produktive si Ambasadore e Shqipërisë në SHBA. Ne diskutuam integrimin në BE, mbrojtjen kibernetike dhe bashkëpunimin tonë në UNSC.

Partneriteti SHBA-Shqipëri mbetet i fortë dhe ne presim shumë vite të tjera suksesi”, thuhet në postimin e Ambasadës.

 

Lini një Përgjigje