Kulla në mes të Tiranës, Gjikondi: Berisha hesht kur ka interes, i ra edhe karta e fundit

9 Gusht 2023, 13:40Politika TEMA

Kulla në mes të Tiranës, Gjikondi: Berisha hesht kur ka interes,

Juristja, Brizida Gjikondi ka komentuar projektin e pallatit më të lartë që do të ndërtohet në kryeqytetit dhe faktin që pas tij qëndron familja Berisha.

Ajo tha se tanimë, Sali Berishës me këtë ngjarje i ka rënë e dhe karta e fundit që i kishte mbetur, ajo e ndershmërisë.

Juristja ka shtuar se kryeministri Edi Rama, minimalisht duhet ta pezullojë këtë leje.

“Unë e kam ndjekur të gjithë debatin e këtyre ditëve dhe ne fakt është për të ardhur keq, sepse e vetmja kartë që Berisha mbante si të fuqishme, atë të qenit simbol i ndershmërisë,  i ra dhe i ra në myhrën më të shëmtuar.

Ai ka përzier familjen e tij personale, në familjen politike. Dhe e ka vënë familjen politike, në funksion të familjes së tij personale. Për të ardhur keq edhe pse Berisha është prej dy vitesh nion grata, vazhdon të kartë pushtet politik, , por edhe në atë ekonomik.

Mendoj që Berishës i ra edhe karta e fundit, për të vërtetuar hipokrizinë e tij. Një rast që për reaksionin që ka pasur në shoqërinë shqiptare, minimalisht organet që japin këto leje duhet t’i pezullojnë ose anulojë.

Rama minimalisht duhet ta pezullojë këtë leje, sepse Berisha ka infektuar imazhin e Ramës në këtë që ka ndodhur.

Duhet para gjeneza e këtij biznese, për të verifikuar ligjshmërinë e parave” tha ajo në edicionin “Tirana Live''.

Reagimi i Sali Berishës në lidhje me këtë çështje, ka qenë vetëm kërkesa për pezullim të lejes së ndërtimit, por a është kjo mjaftueshëm? Gjikondi shprehet se të gjithë e dimë sjelljen e Berishës kur ai pretendon se ka zbuluar diçka korruptive dhe sipas saj Berisha i djeshëm nuk është i i përhershmi,

“Ne e njohim shumë mirë Berishën dhe e dimë se si vepron ai kur gjoja ka diçka që ka zbuluar, ka një fjalor të dhunshëm dhe mjafton të shohim Berishën e përhershëm dhe Berishën e djeshëm.

Kur ka interesa, Berisha hesht. Është për të ardhur keq për të gjithë këtë kapje të politikës, e cila duhet ta themi ishte e shëmtuar dhe tenton që gjatë vitit të ri ose pushimeve të gushtit të zbatojë skema korruptive.

Kjo situatë foli shumë për marrëveshjet  që ekzistojnë mes mazhorancës dhe opozitës, në disvavor të qytetarit shqiptar” u shpreh Gjikondi.

5 Komente

  1. B
    Bato

    Llogje te paguara nga mafia ne pushtet qe nuk sjell dot qofte dhe nje fakt te vetem pervec absurditetit qesharak qe per lejen qe ka dhene vete mediat e saj akuzojne opoziten! Merreni me leng!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujtimi

      Degjova me vemendje Gjikondin. E vleresoj. Flet perhere me argomenta dhe logjike. Te gjithe jane ne nje thes. Te neveritshem.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristja ka te drejte

        Po Gjikondi ke te drejte, kur firmos leje ndertimi per keto kulla Rama me ushtaret e tij, duke filluar Ledia Tota, shefja e AZHTerritorit (njekohe eshte e anetare kesh. bashkiak), E.Gjermeni (deputete dhe motra e Metanit e ILKDPP qe Salo e akuzon ) etj. se bejne ndere per qoka dhe ndarje tepsie bakllavaje. Cte presi populli, dalin ne shesh nuk paguajne asgje dhe te shkoj ne kolaps vendi. Se ndryshe keto nuk zhduken nga politika dhe thesari i popullit. Ahmetaj po harrohet ku eshte?

        Përgjigjjuni
      2. S
        Skraparliu

        O Edi Rama behu i gjalle edhe fole a je dakord ne kuris te shqiptareve duke i vjedhur sala nga cupa dhe cuni trego pse ja dhe ketij lejen je burre apo cfare je ne kete ceshtjen e malit te Tiranes me i korruptuar del ti se Sala me Zenin e liken nga pase dhe kelyshet e tjere qe nuk bejne ze fo............le se po na zhgenjen e shkaterove PS ka te drejte ajo ministrja jote qe thoshte ne tv pse per kete CICKEN.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qafa e Thanes

          Zonja Gjikondi eshte e njanshme. Fajin per dhenien e lejes se pallatit Mali i Dajtit e ka Edvin Rama.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje