“Corriere della Sera”, shkrim për Ramën: Nuk ka caktuar një ‘pasardhës’, njihet si shumë i rreptë me ministrat e tij, por të gjithë sytë janë tek Veliaj

11 Gusht 2023, 12:09Politika TEMA
“Corriere della Sera”, shkrim për Ramën: Nuk ka caktuar

Meme-ja e disa ditëve më parë ku Edi Rama krahasonte shqiptarët që iknin në Itali në vitin 1991, me turistët italianë që tashmë vijnë për pushime në vendin tonë, i ktheu të gjithë ‘prozhektorët’ e mediave italiane nga Kryeministri shqiptar.

“Kreu i Partisë Socialiste Rama javët e fundit po shijon suksesin e vendit në fushën e turizmit, me dhjetëra mijëra italianë që kanë ‘pushtuar’ plazhet e vendit të shqiponjave, të tërhequr nga kureshtja dhe mbi të gjitha nga një verë e qëndrueshme me çmime të lira.

Aq sa mbrëmjen e së martës, ai publikoi edhe një ‘meme’ në ‘Instagram’, një fotomontazh, ku me përballjen e dy fotove, atë të zbarkimit në Bari të anijes ‘Vlora’ në vitin 1991, krahason turistët italianë sot me shqiptarët që zbarkuan pas diktaturës në Itali”, shkruan ndër të tjera gazetari Lonard Berberi në “Corriere della Sera”, në rubrikën “Personazh” dedikuar kryeministrit Edi Rama.

Duke i bërë një skaner profilit politik të Ramës, shkrimi nis me fillimet e tij në politikë e mbyllet me përgjigjen aspak rastësore të pyetjes që shumë e kanë sot: Kush do të jetë pasardhësi i tij ose “trashëgimtari” politik?! “Kur Edi Ramës ‘i shkrepi’ në kokë në fund të vitit 2000, si kryetar i ri i Tiranës , se qyteti ishte i trishtuar, gri dhe kishte nevojë për ngjyra dhe mbi të gjitha se Lana duhej pastruar duke prishur të gjitha kioskat që ishin ndërtuar përreth, dikush filloi të frikësohej për sigurinë e tij fizike.

Sipas tyre, ky burrë i madh dy metrosh po shkonte kundër fuqive të vogla e të mëdha të vendit. Mbi të gjitha, ai donte të fitonte mbi një sistem, që për një dekadë ishte bazuar në ndërtime ekstreme të paligjshme dhe në korrupsion. Jo vetëm në kryeqyteti, por kudo në Shqipëri”, shkruan “Corriere”.

Një rikujtesë sesi Rama u afrua në politikë nuk mund të mungonte në profilin e tij.

“Në 1997 disa burra gati e rrahën për vdekje para shtëpisë së tij. Rama nuk pati asnjë dyshim që ‘regjisori’ i dhunës ndaj tij ishte presidenti i atëhershëm Sali Berisha, kreu i PD-së (i cili e ka mohuar gjithmonë lidhjen e tij me ngjarjen).

Pas një periudhe të shkurtër qëndrimi në Paris, për t’u rikuperuar dhe për të bërë gjërat që i pëlqenin (pikturën), ai u kthye në Tiranë, ku ndërkohë era e ndryshimeve kishte filluar të ndihej pak. Qeveria socialiste e thirri atë për ta bërë ministër Kulture, detyrë që e ushtroi nga viti 1998, dhe në vitin 2000 Rama u zgjodh nga 54% e qytetarëve të Tiranës si kryebashkiaku i kryeqytetit shqiptar. Kur filloi t’i rikthente fytyrën qytetit, dikush qëlloi edhe në dritaren e shtëpisë së tij, por pa plagosur njeri”.

Koha si kryebashkiak dhe “bojatisja” plot ngjyra e Tiranës, shihet sipas Corriera Della Sera-s, si starti i ngritjes së tij drejt pushtetit.

“Katër vjet më vonë, me ndërtesat e ringjyrosura, me kuriozitetin rreth tyre dhe me vëmendjen e paprecedentë që mori në mediat perëndimore, Rama u njoh si kryebashkiaku me i mirë i botës me titullin ‘World Best Mayor’. Prej këtu ngritja në drejtimin e qeverisë është bërë e pandalshme, edhe për shkak të qasjes së tij properëndimore”.

Por edhe profili i tij kontrovers, është në syrin e gazetarit Berberi, pjesë e rrugëtimit politik të Ramës.

“Shumë aktiv në rrjetet sociale”, është konstatimi që bën ai në gazetën italiane duke cituar madje vetë Ramën për ta konfirmuar: “Qeveria ime jeton në modernitet dhe përdor të gjitha mjetet e komunikimit”, thotë Rama gjithmonë.

Me një opozitë që po përpiqet të gjejë liderin e saj të referencës, kryeministri shqiptar është bërë i njohur jashtë vendit për dy anë të tij. Nga njëra anë, për veprimet politike që bien në kundërshtim me trendin e kohës; ai ishte i pari në botë që garantoi azil për refugjatët afganë pas kthimit të talebanëve ose për linjën e drejtpërdrejtë me liderët serbë, edhe në mes të tensioneve me Rusinë dhe Kosovën.

Nga ana tjetër, për imazhin e tij «artistik» si mungesa (në të shumtën e rasteve) e kravatave, apo atleteve që vesh, video-selfie para Kryeministrisë në Tiranë me kryeministrin e atëhershëm italian Matteo Renzi, përqafimi tepër i dashur me kryeministren aktuale, Giorgia Meloni qershorin e kaluar në samitin e BE-së në Moldavi. Ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit e pranishëm në funeralin e Silvio Berlusconit”.

Marrëdhëniet me Evropën dhe ideja e Ramës për “Evropën e Bashkuar” gjithashtu kanë shënjuar politikën e kryeministrit shqiptar: “I dashuruar me Italinë, ai nuk humb rastin të thotë se të dy vendet janë thuajse pjesë e të njëjtit realitet dhe se italianët janë ‘vëllezër’ të shqiptarëve.

Në një intervistë për Corriere në 2015-të, Rama i ftoi italianët që të shpërngulen në Shqipëri, mbi të gjitha për të investuar: ‘Është edhe vendi juaj’. Një evropian i hekurt, ai ka pohuar prej kohësh se ‘Shtetet e Bashkuara të Evropës’ duhet të ndërtohen sepse ‘është e vetmja mënyrë për të garantuar një të ardhme për kontinentin’, por çdo herë ai zhgënjehet nga Brukseli që shtyn hyrjen e vendit të tij në Bashkimin Evropian për arsye të tjera. Dhe ndër arsyet janë edhe reformat që nuk kanë përfunduar ende – duke filluar nga ajo në drejtësi – korrupsioni që mbetet ende problem”.

Dhe në fundi, trashëgimia. “Corriere della Sera” parashikon se anëtarësimi në BE i Shqipërisë mund të jetë sfida e fundit politike e Ramës.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është ndoshta sfida e fundit e Ramës, përpara largimit nga politika. Ata që e njohin mirë thonë se do që të mbahet mend jo vetëm si ai që e zhvilloi vendin, por edhe si ai që çoi vendin në duar më të sigurta dhe më të besueshme: ato të Bashkimit Evropian. Zyrtarisht, kryeministri shqiptar nuk ka caktuar një ‘pasardhës’, ai njihet si shumë i rreptë me të gjithë ministrat e tij, por të gjithë sytë janë tek Erion Veliaj, 43 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015-të, ish-ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në qeverinë Rama. Ka mbaruar studimet universitare jashtë vendit, me një rrjet njohjesh ndërkombëtare për t’u patur zili. Dhe, sigurisht, shumë aktiv në shoqëri”, mbyllet profili politik i Kryeministrit Edi Rama në “Corriere della Sera”.

Kryeministri Edi Rama gjatë një tjetër interviste po për gazetën italiane “La Stampa”, foli edhe për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në shkallë të vogla. Për homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti, Rama u shpreh se ai është kokëfortë, por theksoi se e respekton qëndrimin e tij.

Ndërsa për Serbinë, Rama u shpreh se “ajo ka një të kaluar shumë serioze si agresore, është autore e një spastrimi etnik që duhet ta lërë pas”.

“Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është i kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë në tavolina përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh. Serbia duhet parë ndryshe. Ajo ka një të kaluar shumë serioze si agresore, është autore e një spastrimi etnik që duhet ta lërë pas. E ka ndërtuar politikën e saj të jashtme si një korridor pasqyrash midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës. Serbia duhet të marrë një vendim, por mendoj se do të zgjedhë Perëndimin, botën demokratike.

Askush nuk mund ta ritrazojë Ballkanin nëse nuk i japim shanse. Konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në shkallë të vogla. Situata e pakicës serbe në veri mund të kthehet në një Donbass i vogël. Ëndrra e Putinit. Por Serbia nuk mund të jetë Rusi, edhe sikur të donte”, tha Rama.

Lidhur me miqwsine me Presidentin Turk ai deklaroi: “Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Europës dhe është një bashkëbiseduese e aftë midis Ukrainës dhe Rusisë. Por nuk mendoj se ka çelësin magjik për ndryshimin e një vizioni imperialist, antidemokratik dhe shovinist si ai i Putinit. Të gjitha luftërat përfundojnë në tavolinën politike, por fatkeqësisht do të duhet ende shumë kohë”.

44 Komente

  1. B
    Bureto

    Shkrim realist.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aleanca e Veriut

      E hongri Ramazoni -pension I parakohshem në Reç. I fortë doli vajgurori Erion Isufi ..me falni lapsus...Eroin Veliaj alias Lal Plehu.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali qeni

        E hongri se hongri or taj aleanca,por Saliut dhe ju çeçeneve ka 10 vjet qe ua futi dhe ju ka lënë rrugëve e lihni si qen,dhe ashtu si jeni katandis që po hani kokën e njëri tjetrit edhe nje 10 vjeçar e keni te rrasme pallën

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zagali

          U rrofsh bythen Erion Velis dhe Edi Rames. Pleh je vete.

          Përgjigjjuni
          1. 2
            2

            Rama ka harruar te vendosin kollaren me piçka.I shkon shume.Inat ta kini por si ai nuk ka tjeter kryeminister. Sali Mortja ishte por e hengren gomaret.Tani shkoi ne pidhin e Sheqeres.

            Përgjigjjuni
        2. S
          Sokoli

          Rama ka qene dhe do te mbetet nje lider unik! Me humorin dhe artin qe ate e karakterizon, ne nje menyre dinjitoze e con kete vend perpara

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Rama, burrë legen. E hëngri "me nder"

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jola

            Per Ramen mire do flasin gjithmone sepse e ka treguar qe eshte lider i vertete

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ani

              Po tallesh apo thjesht je nje qe ha sufllaqen e rradhes. Rama eshte deshtim ne cdo fushe. Vetem me dhune ja del tju mbaje ju patronazhiste e aktiviste. Lider i vertete qe perdhunon te tijet te paret pastaj ca te dale. Ju pelqen ju vajzave te komunisteve dhuna se e keni trashegimi.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Ardit

              Kryeministri jone eshte i pakrahasueshem

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zamira

                Me te mire se ky kryeminister mund te kete, por si ky nuk ka! I vetmi qe ka kontribuar me mund ne kete vend dhe i vetmi qe po e con perpara dita dites

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vranakonti

                  I vetemi kryeminister,qe, do ta beje shqiperine shqiperi,shtet ligjor,dhe ta fusin ne BE,eshte EDI RAMA

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Alban

                  qeveria rama kane ber nje pune te mire me zhvillimin e vendit

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Genta

                    Gjithmone keni punuar per vendin

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besa

                      Jeni te pakrahasueshem kryeminister Rama

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kela

                        Ne bashkepunim me njeri tjetrin qeveria rama po ecen perpara

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Perpara drejt kongresit te 11!!

                          Sufllaqe pa fund, komente idiote, vetem perserisin lepirjen, asnje lidhje me shkrimin. Makineri propagande e tmerrshme.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rolandshehu40@ gmail.com

                            Veliaj nje " jargaç " i ndyre ..

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koment

                              I rrepte?! Ky eshte sadist o njerez. Flitet qe ministret i ndeshkon ne anus qe t’i nenshtroje. Me siguri edhe lalin e ka cpuar pak…

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kimëmevezë

                                Deri tani një tufë komentesh nga tufa e patronazhistve. Të blerë apo të bindur nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që lideri absolut po tall b.... edhe me gazetat e huaja. Kur të zgjohen nga gjumi do fërkojnë sytë nga meraviglia albaneze e ndërtuar nga paratë e drogës dhe korrupsionit. Dhi të zgjebosura me bishtin përpjetë.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bardhyli nga Kosova

                                  Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e të afërmve të poetit disident Havzi Nela për t’i falur jetën dhe ai u dënua me vdekje me varje. Dënimi me vdekje u miratua nga Ramiz Alia, kryetari i presidiumit të Kuvendit Popullor, parlamenti i kohës komuniste. Nela u var në orët e para të 10 gushtit 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Trupi i tij u la jashtë për pjesën tjetër të ditës dhe banorët vendas u tronditën kur e panë të varur atje. Më pas ai u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar duke hequr një shtyllë. Mënyra se si u varros, pa dinjitet, ishte një tjetër fyerje nga shteti. Përpara se Nela të ekzekutohej, kur të afërmit e tij kërkuan t’i falej jeta, një komision shqyrtoi çështjen e tij dhe vendosi të mos e linte të jetonte. Një nga personat në komision ishte Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama. I pyetur për këtë në vitin 2020, Edi Rama tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, asnjë që ka kryer krime gjatë kohës që ishte në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sherafedimudije Hajdarmuçmataj

                                    Ende nuk është shpjeguar miqësia ‘misterioze’ Rama-Vuçiq. Shqiptarët dyshojnë se motivet e kësaj lidhjeje, nuk janë thjesht miqësi, por një mori interesash, përfshirë ata material. Së fundi është ngritur një akuzë e re në publik, duke e interpretuar shkakun e miqësisë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, dhe kompaninë e vëllezërve Kariç, të njohur që nga koha e regjimit të Millosheviçit, që e kanë vjelur e rrjepur Kosovën. Sipas këtyre informacioneve është projekti për ndërtimin e një porti mbresëlënës në Durrës, i cili i ka ofruar apo fuqizuar lidhjet Rama-Vuçiq. Sipas vlerësimeve të njëjta, janë disa kompani serbe, prej të cilave Vuçiqi përfiton, dhe me shumë gjasë edhe Edi Rama, ka interesin apo arsyet e tij personale lidhur me këtë. Pavarësisht se çfarë bënë Rama në këtë rast, duket se atij po i lëkundet dheu nën këmbë. Një lëvizje tektonike qytetare është shfaqur mbrëmë në Tiranë. Pavarësisht që kohët dimërore po vijnë, ata nuk kanë hezituar të mblidhen në gjithë rrugën qendrore të Sheshit të Tiranës, dhe ta bëjnë Ramën, të lëkundet për herë të parë, me pyetjen se çfarë po ndodhë? Megjithëse i ka hapur të gjitha rrugët, që të rinjtë dhe të njerëz të mllefosur me jetën dhe fatin në Shqipëri, të largohen prej saj, së fundi edhe duke ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm drejt Britanisë së madhe, ai nuk ka arritur ta frenojë rritjen e pakënaqësisë. Madje edhe në protestë qytetarët e kanë quajtur “arkitekt të zbrazjes së Shqipërisë”. Pavarësisht se ka lejuar komprometimin e jetës dhe veprimtarisë në çdo sektor, pavarësisht zbulimit të megaskandaleve, si pagat marramendëse nga 7-8 mijë euro në muaj për gazetarë dhe deri tek ato në 50 mijë euro për profesionistë, duke ngritur para së gjithash dyshimin për dështimin e taksimit të bizneseve, nëpërmjet këtyre mashtrimeve, dhe po ashtu me megaskandale si ai për inceneratorët, largimi i rreth 750 mijë shqiptarëve, e deri tek rasti i fundit me projektin investiv në port. Për të parandaluar keqpërdorimet, javën që shkoi Partia Demokratike ka ushtruar padi në Gjykatën Kushtetuese kundër, siç e quan ajo, “megaaferës korruptive” për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Grabitje e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik, por me kompani offshore. Pikërisht këtë e godet PD në Gjykatën Kushtetuese dhe shpreson që Gjykata do të bëjë detyrën e saj. Brenda PD-së ka dyshime, se pas kompanive ‘offshore’ mund të jetë edhe Edi Rama. Protesta e djeshme, është një shenjë e qartë, se koha e Ramës po perëndon, dhe se PD-ja duhet ta nxjerrë e promovojë një kandidat të ri të fuqishëm, për ta ofruar si ofertë të qeverisjes. Sidoqoftë Edi Rama, i cili në 4 vitet e fundit ka përçuar hapur një politikë antiKosovë, kundër shtetësisë së saj, dhe në raste të caktuara duke u shfaqur si patriot i bashkimit kombëtar, më në fund ka filluar të bie, pasi iu hoqën maskat e mashtrimit. Popullariteti i tij është në rënie të lirë, ndërsa mbahet kacavjerrë në trafikun e drogës! Nuk duhet ta njohësh aq shumë nëntokën, sa për të kuptuar se nga ku buron pushteti i një lideri, në këtë rast i Edi Ramës. Që nga ardhja e tij në pushtet, droga ka lulëzuar. Ju kujtohet kur sa ishte në opozitë mediat e së majtës, dhe figura politike të saj, ia nxirrnin sytë opinionit me shkrime dhe akuza për drogën e Lazaratit, një katundi jugor, i banuar me verior, kryesisht me origjinë nga Kosova. Por, për këto 9 vjet, Lazaratin më thuaja askush se përmend. Nëse atëherë ishte një Lazarat, sot e tërë Shqipëria është e lulëzuar nga droga dhe trafiku i saj. Qindra vrasje, që kanë ndodhur, kryesisht janë të motivuara nga punët e pista të drogës. Po ashtu disa nga arrestimet më të bujshme të shqiptarëve jashtë saj, rezultojnë se janë nga trafiku i drogës. Madje, tashmë grupet e tilla kriminale janë shtrirë dhe popullarizuara edhe në Amerikën Jugore. Por, për rekordet e drogës, dhe bashkë me tregun e industrinë e saj, askush se akuzon Ramën në Evropë, me pak përjashtime, se e ka kthyer vendin në një mbretëri droge. Asnjë kërcënim, dhe aq më pak ndonjë sanksion! Por, ai po i kryen dy misione njëkohësisht: po e zbrazë Shqipërinë dhe po e drogon rininë shqiptare, me trafikim, mbjellje dhe duke i kthyer në konsumatorë të mëdhenj.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kosovare Rugova

                                      Niveli i komentuesve nga Shqipëria të bënë të dyshosh se je në regjionin e Nishit të Serbisë dhe që kanë filluar të belbëzojnë shqip.Unë jam e vetëdishme se Serbia ka shumë miq në Shqipëri se ka shpërndarë shumë lekë, janë martuar e shkerdhyer mes veti,por që kanë arrit gjerë në këtë shkallë nuk e kam besuar. Ndoshta edhe vet fakti se pushteti në Shqipëri është proserb e ka arrit qëllimin. Dikur në kohën e socializmit thuhej: "Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni", ndërsa tani vlen parulla kriminelë të të gjitha vendeve bashkohuni. Sa keq që nuk po e kuptojnë shumë njerës se çfarë mjerimi dhe tragjedie e pret Shqipërinë me pa dije me krime me drogë, pa popullsi, me invadimin grek, por së shpejti edhe at serb, se gjithë ata nipa e mbesa që po i rritni në Serbi do ua bëjnë si boshnjakëve, se edhe boshnjakët silleshin si shqiptarët. Do ju shkërdhejnë pragun. Rroftë Kosova legjendare. Rroftë lideri kombëtar Albin Kurti. Poshtë Shqipëria serbe. Poshtë Ramuti.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bini i Udbse

                                        Kur je dobiç Tyrk ,,Mos shaj te tjeret Grek e Serb…..se juve i kendonit Titos jo neve….Ti nuk ja Ke haberin Shqiperise,,,,ne jemi rritur me Grek e me Serb kemi Kisha e Xhamia ,,jemi pak ndryshe nga juve Autoktonet me 90% islam…..pse borxhin te kemi te shash ti bythqir kosove kulturen e Shqiperise….neve nuk jemi Shtet islamik o pleh….Kane luftuar shume Kristian Shqiptar per kete Toke..qe ta paska len me testament ty Hogja jot..ik ore gelbaze….se juve jeni njerezit me te keqinj ne ballkan …te kemi bere nje mut ty dhe Shtetit tend me Albinin Si Manekin i qire ne bythe….Juve keni ngrene buken e serbit jo ne …

                                        Përgjigjjuni
                                      2. r
                                        rilindjotet

                                        Sufllaqe pa kursim për mbështetjen e nje psikopati nga të punësuarit në administratë që paguhen me taksat e të gjithëve edhe të atyre që nuk e kanë votuar Ramën.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. .
                                          .

                                          Po po, punë të mirë ka bërë Rama...mor ju qiftë derri ropt, zhurmuesa të mutit. I vetmi që ka sytë tek Veliaj tani është SPAK-u, se e pret burgu atë shkërdhatën.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sakte

                                            E sakte fare, ndoshta kemi fat dhe ndeshkohet ai krimbi pederast veliaj.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tano caridi

                                              Kur nuk është dënuar Saliu me lulen e Genc Ruli e co,asnjë nuk dënohet,prandaj prisni bythën çeçen te ndyrë qe e dhjet Shqipërin

                                              Përgjigjjuni
                                              1. .
                                                .

                                                Rri urtë ti, Tano Kari-di, se deri para ca vjetësh lloji juaj na çante menderen me komente të tipit "nuk kemi bukë të hamë". Sufllaqexhi muti, mos akuzo të tjerët çeçen kur për vete je çeçen dhe kaluar çeçenit. Edhe Salë malokut do i vijë rradha, bashkë me këdo që ka rrjepur këtë vënd.

                                                Përgjigjjuni
                                          2. F
                                            Fatmiri Gri

                                            Sulltane pasardhes lene vetem trashigimtaret.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Edi

                                              Te giitha komentet me lart jane nga patronazhiste qe rama ua punon n’vrim. Ca ka bere per shqiperine e dine mire ata qe nuk mbyllin dot muajin me te ardhurat. Pensioniste qe nuk blejne dot ilacet. Femije qe nuk shkojne dot ne plazh dhe nuk u kane lene as nje lulishte per argetim. E vetmja gje qe ka bere mire rama eshte FUQIZIMI I KRIMINELEVE.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. s
                                                sapa

                                                Se ke kuptuar se eshte vetem nje pleher qe komenton pa nivel me njeqind emra nga mengjesi deri ne darke qe te mendohet se jane shume mbeshtetes te Rames?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Patronazhistet 8-4

                                                  Jo nuk eshte nje. Jane disa njerez qe paguhen per kete. Sa me shpejt ta kuptoni, aq me mire. Komentet behen ne disa faqe ku ato lejohen, nen cdo artikull ku flitet per lideri suprem.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. B
                                                  Beni

                                                  Ke të drejtë. Tani që e hëngri me nder se i tha Zeni, do jetë më mirë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                3. A
                                                  Administrata e mobilizuar

                                                  Rama eshte ne hall te madh me Kullen dhe m...tin e Shkelzenit me te madh se Kulla qe e beri Ramen ta haj deri ne fund. Tani ka nxjer qylsat e administrates te komentojne shkrimin qe Corriere ka ber me porosi dhe paret e Lal Fikut. Rama kete vere dhe deri sa te mbaroj se ngreni m.....tin e Shkelzenit nuk e ka mendjen tek pasardhesi se vete Rama eshte pasardhes i denj i Familjes Mafioze Berisha.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mokrari

                                                    Aq i rrepte eshte sa te gjithe ministrat ,zevendes ministrat bashke me drejtoret po shkojne BURG duke i vjedhur shqipfaret

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      E hengre saleeeee

                                                      Edhe krimineli Sali e gjeti zëvendësin,por lulashi ja futi dhe akoma po i djeg malokut sa ulërin çdo ditë sa te qime Peka e sa te Sonila buzë fryra...

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Taulant

                                                        Shume artikuj te Rames ne mediat perendimore jane te paguara prej Rames. Pagesa varion nga 50mije eruro ne 250mije per gazetat ne Angli.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          G

                                                          Te gjitha komentet e para ne kete artikull (Sokoli, Zamira, Jola, Arditi, bla, bla, bla) jane komente te sajuara nga gazetaret e Mero Bazes qe mbrojne me propagande Ramen. Mjaft idiote se late nam dhe eshte shume e dukshme.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. G
                                                            Gloria

                                                            Te gjithe prozhektoret e mediave italiane na qenkan kthyer drejt Rames per nje meme online. Edhe Enveri do ti kishte zili keto propaganda dhe njelloj si ne rastin e Enverit, nuk i beson askush.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. R
                                                              Rikardo

                                                              Eshte e vertete qe Italia eshte nje vend i madh dhe mik i shqiptareve nga ai vend kemi pasur vetem te mira, falenderojme lidhjen qe rritet dita dites mes vendeve tona

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. d
                                                                destan

                                                                A e ka lexuar idjoti Kurti kete shkrim....

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  Miradije Hoti

                                                                  Qyp destanovič serb muti ta qift nonen Albin Kastriot Kurti.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. T
                                                                  TaRrasLala

                                                                  Cdo me thene te caktoje Rama pasardhes??Ku jeni mer socialista te dhjere dhe legena qe shani Salen qe nuk e leshon partine.Do caktoje Rama pasardhes dhe tema e shkruan sikur te jete nje gje krejt normale.Po pse mer baba ja la Partine palles se gjate qe do caktoje pasardhesin.O ju shkerdhefsha te gjitheve mu ne demokraci.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje