PD me tre grupe në Kuvend/ Berisha: Deputetët e Rithemelimit me grup të ri parlamentar në shtator

11 Gusht 2023, 15:43Politika TEMA

PD me tre grupe në Kuvend/ Berisha: Deputetët e Rithemelimit me grup

Përcarja e Partisë Demokratike mund të jetë edhe më e thellë me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Sali Berisha dhe një grup afër tij prej më shumë se një viti rezultojnë deputetët të pavaraur, pra të asnjë prej grupeve parlamentare.

Aktualisht janë 8 deputetë të dalë nga listat e PD në zgjedhjet parlamentare pa grup parlamentar për shkak të përjashtimeve, Sali Berisha, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj.

Por Berisha paralajmëroi se së bashku me deputetët e tjerë të Rithemelimit do të formojnë grupin e vet kuvendor.

''PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë krytar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet”, tha Berisha.


Dilema është nëse këtij grupi, do t’i bashkohen dhe deputetët e rreshtuar së fundmi kundër Lulzim Bashës, në grupin “Bardhi”. 

3 Komente

  1. B
    Bir Selman i nënës

    Mut u bëfshit se na hoqët zarin...monstra,ne vrappjmë pas jush.Haram e paçi besimin tonë.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Denisa

      Ky perbindesh politik duhej te kishte ikur ketu e dy vjet me pare nga Kuvendi i Shqiperise, po te donte Sulltan Rama qe deputetet te miratonin ligjin qe kush shpallet Nongrata nga aletja jone e madhe SHBA, te dorezoje MANDATIN E PERFAQESUESIT TE POPULLIT.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bumbum..bum

        Po ky as parti nuk formon dot se ësht non-grata. Çudia shqiptare nuk ka kufi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje