E nisën duke mohuar kullën, tani duan të gjejnë kush po “sulmon” Ramën

12 Gusht 2023, 09:36Politika TEMA
E nisën duke mohuar kullën, tani duan të gjejnë kush po

Po të shohësh qendrimet e Sali Berishës dhe mediave që e ndjekin nga pas, që prej ditës që nisi debati për kullën në mes të Tiranës, prapa të cilës qendrojnë biznesmenë të lidhur me Shkëlzen Berishën, do të shohësh se ato ndryshojnë çdo ditë.

Fillimisht nuk e raportuan lajmin fare.

Pastaj kur plasi dhe nuk e fshihnin dot, bënë fajtor Edi Ramën, se ka betonizuar Tiranën.

E shmangën debatin, që është korruptuar rëndë opozita, duke bërë pazar për të përfituar një kullë.

Më pas, u pranua lidhja e Berishëve me kullën, nëpërmjet biznesmenëve pranë tyre, por sërish fajin ia hodhën Ramës që korruptoi Berishën, jo Berishës që u korruptua prej Ramës.

Në fund kanë nisur të mbrojnë Ramën, duke u përpjekur të gjejnë fajtorët që po e sulmojnë.

Dhe për ta bërë debatin gurgule, përmendin Erion Veliajn.

Të gjitha këto, për të shmangur debatin e vërtetë, atë të korruptimit të opozitë së Sali Berishës.

Sepse sot nuk po diskutohet kush po sulmon Edi Ramën, por po diskutohet se si Sali Berisha ditën bën opozitarin dhe natën bën pazare me Edi Ramën.

Nuk po sulmohet Edi Rama, por korruptimi i pashembullt në asnjë vend të botës, i opozitës.

Ky është debati real sot. Që nuk mund të shmanget nga asnjë “sulm” ndaj Ramës.

13 Komente

  1. X
    Xoni

    O portale hale jeni bere si plakat e lagjes..Me keq se Saliu me shoke, si e si te merrni klikime neper lajme pa lidhje .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aurel

      I keni bere keto lajmet si pasime topash, njehere ketej e njehere andej. E ne fund fare as gol s’beni se ja fusni KOT. Po ci keni keto teori pa baza more se lat nam, postoni gjera te bukura jo brockulla pa sens. Merreni me Ramen qe vec po con kete vend perpara, edhe fusni Salen nga mbrapa, qe i ka kaluar koha me vakt pfff

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noel

        Po ik o Berishe se le nam

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bledi

          Po ju budallenj jeni qe gjithmone ja ngjisni fajin Rames

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            Rama Berisha e veliaj ne burg

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kur kupton qe je thjeshte zar osht e rond

              O portali i hales po ju deri dje thonit qe Saliun nuk e ndjek askush. Pse shqetesoheni se po ble rama opoziten jo ekzistente te Saliut! Ju thoni qe opozita eshte lul basha!! Pastaj sa gim zeqo e shtufi ku spo ndertojne, pse u shqetesuat te kulla ju? E keni hallin e thjeshte, doni qe te perfshiheshin ndertuesit tuaj. Se donit kulle ti me bolinon. Epo ja ja u futi Rama

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klaus

                Berisha eshte injorant qe si ka sjelle asnje te mire ketij populli

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nela

                  Fiksim e keni te nxirrni ramen dhe berishen bashke neper portale qe te merni vemendje

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luan

                    berisha robi me i shpifur qe ky vend mban

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      besi

                      o sali te erdhi fundi

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vendimi

                        Ceshtja mua me duket se eshte: Opozita qe blihet Qeveria qe vazhdon betonizimin Qeveria qe ble opoziten qe te vazhdoje rehat pushtetin Po te shohesh qytetet e perparuara europiane urbanizojne me qellim qe qyteti te marri fryme, mendojne si te ulin temperaturat brenda qytetit, si te shtojne gjelberimin dhe si te shtojne transportin publik.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Q

                          Po ju ne cfare pozicioni jeni mqs ra fjala? Kujt po ka mbani se po na beni merak?

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            bashkimi për drejtësi

                            Pse drejtësi e shtetit hesht dhe nuk merr masa për përgjegjësit dhe nëse ka t'au konfiskojë që po flitet me të madhe se është i NON GRATA-s, por le fjalamanët të mbrojnë megakorrupcioni. Unë perosnalisht besoji sepse plaçkitja kjo dhe shumë tjera janë nga plaçkitja 30 vjeçare e Shqipërisë e tash po shihet në rrokaqejë dhe në shumë sektore të Berishës dhe Fazliqit etj.gjersa populli ikë nga vendi për një jetë modeste.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje