Rama: S’mund të kemi drejtorë të AMP që ndërtojnë pa leje dhe falsifikatorë! Drejtues injorant

19 Shtator 2025, 13:35Politika TEMA
Rama: S’mund të kemi drejtorë të AMP që

Në prezantimin e ministres së re të Brendshme Albana Koçiu, kryeministri Edi Rama foli edhe për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe rolin e saj, si dhe për të pasur drejtues të aftë në terren.

Rama sulmoi sërish ish-drejtuesin e AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, për të cilin tha se ndërton banesë pa leje dhe është falsifikator.

Kreu i qeverisë shton se ky drejtues duhet mbikëqyrur nga drejtësia dhe nuk e ka vendin në radhët e AMP-së.

“AMP është një strukturë e re, tërësisht e pavarur nga Policia e Shtetit, por me një sërë atributesh të reja e shërbimit të brendshëm deri para ca vitesh dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet që të adresojë si duhet objektin e punës së vetë, se nuk mund të kemi drejtues të AMP në territor që janë njëkohësisht ndërtues pa leje dhe që mbrohen nën hijen e babait, e ka bërë ndërtimin babai.

A thua se meqë është babai i drejtorit është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje. Drejtues falsifikator që mbulojnë babain ose e përdorin për mbulesë dhe bëjnë rolin e çarçafit duke deklaruar që ndërtimi është bërë në 2018.

A thua përsëri se justifikon...por meqë 2020 është limiti i legalizimeve, drejtues injorant që nuk e ka mësuar akoma që kjo lloj gënjeshtre i ka bërë këmbët shumë të shkurtra sepse mjafton një ortofoto për të parë që ndërtimi nuk është bërë në 2018. Drejtues injorant. Ky duhet mbikëqyrur nga drejtësia”, tha ndër të tjera Kryeministri.

Ish-drejtuesi i AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, ishte i përfshirë në një ndërtim pa leje në Ksamil, si dhe kishte mashtruar përmes dokumenteve duke pretenduar legalizimin e ndërtimit.

5 Komente

  1. e
    emigranti

    Ti vete i ke punesuar keta kryeminister. Asnje konkurs, aspak merita, vetem punesime partiake. Nipin e Gramozit e ke akoma ne pune ne Vlore? Je kryetar i partise ti apo jo? Kujt i ankohesh tani?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vvv

      Me keto drejtues e ke bere shtetin keto 12 vjet o kokrra mashtrusit.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qerosi

      Eh more Kryeminister sa shume po i ngjan Skenderbeut cdo dite... Lirine nuk ua solla une ate e gjeta ne mes jush.. Vetem me pak ndryshim dhe ti ke frazen tende, korrupsionin nuk ua solla une ate e gjeta mes jush.. Vetem se ti ke 30 vjet ktu ne politike o mjeshter dhe nga te cilet ke 12 ne pushtet dhe 8 si kryetar bashkie.. Si ka mundesi qe te ndejekin kaq shume keta "liridashesit" ty kudo qe shkon nuk po e kuptojme.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Po kujt I thua o z Rama!? Eshte detyra jote te zbatosh ligjet , eshte detyra jote te emrosh njerez te afte qe zbatojne ato. Eshte detyra e nje k/m te zbatoje kushtetuten dhe ligjet e vendit , me shume se cdo shtetar tjeter. Ne duhet vetem te shikojme dhe presim kur do te zbatohen keto ligje e regulla , fjalet jane te teperta.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Banda

          Interestant. Km-ja habitet dhe pyet : Si mund të pritet nga drejtues me këtë nivel të ulët në raport me ligjin ? Po mire more derdimen, po kur vjen ti dhe shkarkon gjithe drejtoret e Bashkise Vlore ? Si te duket? E ligjshme? Po kur ti nuk pyet per vendime gjykate dhe vete firmos vete vulos, kujt do i prishet shtepia apo restoranti dhe kujt jo, ne menyre krejt arbitrare, a eshte e ligjshme ? Apo ti je Zeusi mbi toke, i amnistuar nga ligjet., nuk gjykohesh ti. Kurse “ata” – te tjeret, ata duhet te zbatojne ligjet. Degjo ketu more palaço. Punonjesit shkelin ligjet sepse shikojne qe ligjet i shkel ti i pari . Punonjesit vjedhin dhe korruptohen, sepse shikojne qe ti dha banda jote vidhni dhe jeni te korruptuar. Po te jete drejtuesi i piramides shteterore ligjzbatues dhe jo-hajdut, nuk ka pidh motre te vjedhe dhe te shkele ligjin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje