VIDEO/ Rama për sigurinë në shkolla: Do vendosim kamera inteligjente në klasa, do jetë gati për 20 muaj

20 Nëntor 2024, 13:10Politika TEMA
VIDEO/ Rama për sigurinë në shkolla: Do vendosim kamera

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, është shprehur se qeveria shqiptare është duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave dhe klasave në vend me kamera inteligjente.

Rama u shpreh se po bashkëpunojnë me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se synohet që plani të jetë gati brenda 20 mujash.

Më tej, Rama shtoi se do të rishikohen edhe masat ndëshkuese nëse shkelet rregulli i ndalimit të telefonave në shkolla.

“Nga ana tjetër, siç e kam lajmëruar në fillim të vitit shkollor, kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë. Jemi duke punuar për një sistem të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve.

Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla.

Kemi dakordësuar dhe volumin e financimit, dhe së shpejti, do ta prezantojmë publikisht dhe do të nisim punët për zbatimin që synojmë të përmbyllim plotësisht në 20 muaj ndërkohë që hap pas hapi fillojmë pajisjen me këtë sistem.

Prej vitesh kemi ndaluar hyrjen e celularëve nëpër shkolla, por është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljen e këtij rregulli”, tha Rama.

7 Komente

  1. T
    Tuneli i Llogarase, tuneli Zaho Rama

    Ky eshte idiot komplet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ..Jo, jo nuk eshte idjot perderisa e di qe ka idjote qe e besojne, e degjojne dhe e miratojne...si shume nga ata cecenet ne Tema......Jo vetem qe mashtron ky dhi e zgjebosur po ky nuk ka me turp kur genjen e mashtron, si mashtrimi e genjeshtra e kane shoqeruar gjate gjithe karieres kete karagjoz global.... I tha atyre ne Greqi do mesojne shqipen femijet...por doli qe kjo do kryhej nga Interneti , sikur skane internet bota.....mashtrus, e dilerant, ky fare e keqe sorosjane.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Soni

      Bukur po si ka mundesi qe teknologjia forcohet e zyrtaret shtohen...180 mije jane shume ....nga 80 mije ne 2013...si ka mundesi

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lutje per kryeministrin

        JU LUTEM JU LUTEM NDALONO PERDORIMIN E CELULAREVE NE SHKOLLA! JU LUTEM SEPSE KJO MASE NUK ZBATOHET AKTUALISHT AS 1%. TE TERE GJIMANZISTET JANE NEPER RRJETE SOCIALE. JU LUTEM. KAM FEMIJET DHE NA KA GJETUR BELAJA SEPSE SHKOLLA JA U LEJON. LE TE SHKARKOHEN NGA PUNA ATA DREJTUES SHKOLLASH QE I LEJOJNE NXENESIT ME TELEFON NE MESIM

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Kumandar në fillim energjinë elektrike pastaj kamerat me rradhë punët

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Tre rregulla mund te ndryshojne gjithe situaten; 1 - Lejohet mesuesi tu terheqe veshin nxenesve, tu terheqe vemendjen prinderve dhe te propozoje largimin nga shkolla drejte shkollave te vecanta per riedukim ose me drejtime te vecanta si psh ; shkolle riedukimi, shkolle sportive, shkolle profesionale ose sipas prirjeve te punojne si ndihmes te profesionisteve ne entet shteterore ose firma private qe perfitojne tendera publike si shtrim rrugesh, autostradash, apo ndermarrje pyjore, roje ne godinat e shtetit, mirembajtje mjetesh, vijezimet e rrugeve etj. 2 - Absolutisht nuk nevojiten as psikologe ne shkolla, as polici private dhe as telekamera. Rregulli tjeter shume i rendesishem eshte qe kur cilido mesues therret nr 126, policia duhet te jete ne shkolle brenda 30-60 sekonda. 3 - mesuesit duhet te jene pergjegjesit kryesor (as policia, as gjykata, as i plotfuqishmi i lagjes) te cilet duhet te sugjerojne cfare drejtimi duhet te marre nje femije kur ai eshte i paedukuar dhe cenon oren e mesimit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mirësia

              Këto janë çudira shqiptare! Problemi merret shtruar për t'u shqyrtuar. Jo më zgjedhje mekanike, këto nuk të çojnë asgjëkund. Sa herë ke vepruar kështu përsëri i ke refuzuar vet si të gabuara.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje