
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder i cili po zhvillon sot një vizitë në Tiranë.
Ai tha se gjatë takimit u fol për tre gjëra themelore, për hapjen e një zyre të Bavarisë në Tiranë për zhvillimin e sipërmarrjes, hapjen e një shtëpie kulture bavareze dhe mbështetja e të rinjve shqiptarë dhe bavarezë.
“Në takim folëm për tre gjëra kryesore. Kryeministri ka ardhur këtu së bashku me jo vetëm pjesën e qeverisë por edhe përfaqësues të sipërmarrjes të ekonomisë Bavarisë dhe me dëshirën dhe vendimin për të hapur një zyrë të Bavarisë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë. Një zyrë për thirthjen e sa më shumë investimeve nga Bavaria por edhe njohjes më të afërt të sipërmarrjes dhe përfitueshmërisë
E dyta folëm me kryeministrin për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë.
Së treti folëm për të mbështetur më shumë të rinjtë, që duan të shkojnë në Bavari dhe ata që duan të rikthehen në Shqipëri dhe që duan të marrin më të mirën nga universitetet e Bavarisë për t’u kthyer dhe punuar në Shqipëri.
Kryeministri ka më shumë për të thënë dhe është njeriu i duhur që të ndajë me ju atë që ndau edhe me mua. Kryeministri e ka cilësuar Bavarinë si portën e Ballkanit Perëndimor në Republikën Federale të Gjermanisë”-tha Rama mes të tjerash.
Saliu takon Qim Peken
Ik ore lopcar. Ku di ti c'eshte Bavaria.
Cfare tha bavarezi?