Akademia e Forcave të Armatosura Shqiptare do të ketë një kampus të ri që do të përmbushë të gjitha parametrat e NATO-s.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar projekti e këtij kampusi, që është hartuar nga kompania ndërkombëtare “Bofill Taller de Arquitectura”.
Kampusi do të përfshijë hapësirë akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese.
Kryeministri Rama thotë se infrastruktura ushtarake shqiptare do të vijojë të modernizohet, teksa rritje ka shënuar edhe numri i aplikimeve me 1634 të interesuar për programet Bachelor.
“Modernizimi i infrastrukturës ushtarake nëpërmjet investimeve të Qeverisë Shqiptare po prek çdo qelizë të Forcave të Armatosura, bazuar në standardet më moderne të Aleancës.
Ky është projekti shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura, i konceptuar nga kompania me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s.
Investimi në kapitalin njerëzor mbetet në fokusin tonë dhe kjo reflektohet në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve për sezonin e ri, me 1634 të rinj të interesuar për programet Bachelor”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Me ke do te luftosh, mor i semure, me socisl-imperializmin e truve te tu te mykur.
E mo rrote k
Do te besh kampus gjasme per forcat e armatosura , do shpenzosh parate e dynjase me borxhe nga Banka Boterore ose FMN ja , se me para nga buxheti nuk del llogaria , dhe pastaj dihet perfundimi …..do strehosh avgane , bangladesh dhe nje sere larosh qe vine verdalle neper Albanistan ….. Ne vend tu rise pensionet pensionisteve qe vuajn dhe torturohen te nxjerin muajin meret me kampuse dhe kesisoj gjerash ….o Edo , po zgjohu o burr se le nam , ti ne radhe te pare nuk ke forca te armatosura qe te jene ne radhe te pare dhe te mbrojne Atdheun me dinjitet dhe te jene ne nje nivel te tille qe tu takoj kampusi , meresh me shpenzime kot e me kot ….nuk ke forca te armatosura , nuk ke armatim te kohes , nuk ke nuk ke nuk ke , te mbron NATO dhe jo ne vetveten , kampuset te mungonin ??? Ja keni lene fatet e Kombit NATOs ….sot kuptoje me ne fund o corapekuq , nuk futet ne lufte NATO per ty si Shqiperi , lere nenin 5 se eshte per tu vene friken kundershtereve te NATO s …nuk futet ne lufte per Shqiperine o dyli …..e pike e zeze me keta politikanet tene , e vodhen e shiten ushtrine dhe cdo gje dhe tani u vene nje bare me borxhe brezave …pika e zeze me cjemi ngateruar …..
Ky projekt nuk eshte bere nga Studio jone. Eshte mashtrim i kryeministrit qe nen emrin tone do te fshehe skemat korruptive te tmerrshme si dhe mungesen e plote te transparences te procesit korruptivo diskriminiues. Shihni faqen zyrtare te Studios ne te cilen nuk figuron ky pseudo-projekt qe vetem projekt nuk eshte.