Sot akuzon Ramën si 'xhelat të fjalës së lirë', por cila është historia e Berishës me median?

11 Gusht 2025, 13:07Politika TEMA
Sot akuzon Ramën si 'xhelat të fjalës së

Në konferencën e sotme për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, u solidarizua me News 24 dhe Focus Media Group, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si xhelat të fjalës së lirë.

Berisha u shpreh, mes të tjerash, se ‘nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit’.

Ndërsa sheh sot këto deklarata të Berishës, pyetja që shtrohet është se cili ka qenë raporti i këtij politikani me median në vend?

Po të shohësh marrëdhënien e tij me median do të vëresh një pasqyrë të përhershme tensioni, duke filluar nga bastisja dhe djegia e “Koha Jonë” në vitin 1997, sulmet ndaj gazetës "Tema" në mandatin e parë pas ardhjes në pushtet në 2005 dhe deri te akuzat ndaj mediave kritike si “grupe kriminale” në vitin 2024.

Në vitet ’90, Berisha e përjetoi median e pavarur si kërcënim ekzistencial. “Koha Jonë” u bë simboli i rezistencës gazetareske ndaj qeverisë, por përfundoi e bastisur nga policia dhe më pas e djegur, në një akt që raportet ndërkombëtare e futën Shqipërinë në hartën e vendeve ku shtypi sulmohej në mënyrë të dhunshme. 'Human Rights Watch' e përshkroi asokohe Berishën si lider që nuk ngurronte të përdorte “dhunë policore, gjykata të politizuara dhe kontroll mbi median” për të ruajtur pushtetin.

As dekadat që pasuan nuk sollën një ndryshim të dukshëm. Cilido gazetar apo media që nuk përputhej me narrativën e tij shpallej armik, mashtrues apo i kapur nga “grupe kriminale”, ndërsa pronarë mediash pasuroheshin në kurriz të pasurive publike po me bekimin e Berishës.

Në vitet e fundit, edhe pse në opozitë, ky model vijoi. Sulmet ndaj BIRN Albania në vitin 2023 provokuan reagimin e European Centre for Press and Media Freedom, e cila paralajmëroi se diskreditimi publik i gazetarëve “rrit rrezikun për sigurinë e tyre dhe dëmton besimin e publikut te informacioni”.

Në shtator 2024, Berisha shkoi edhe më tej, duke i quajtur disa media kritike “pjesë e grupeve kriminale” – një gjuhë që jo vetëm stigmatizon, por edhe delegjitimon rolin e medias në një shoqëri demokratike.

Kjo histori tredekadëshe tregon se përplasja mes Berishës dhe shtypit të lirë nuk është një seri episodësh të shkëputur, por një ecuri e qëndrueshme e një mentaliteti politik, që ose të sulmon ose të ble për të të mbyllur gojën./ TemA

 

16 Komente

  1. M
    Mikrofon mbajtesit e kazaneve

    Bufi eshte i pjerdhur po me te pjerdhur jane mikrofon mbajtesit....kur média i jep se nje skizofreni qe mbane tre kater konferenca shtypi ne dite çfare munde te thoshe . Nese keta palaco gazetar e injorojne ai vdese per dy dite

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Vetëm për New York Time flet mirë Berisha.... Letër higjenike.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Munika

      Nje fashist I qelbur si ky s'duhej te guxonte ta hapte kete teme, se eshte I lerosur deri ne fyt me fekale.

      Përgjigjjuni
      1. s
        saliu duhet te shpallet terrorist

        Ky kriminel qe nuk ka len gje pa bere,na hiqet dashnor i fjales lire.. Edi rama do bej mire ti mare shqupin ketyre maskarenjeve qe e pushtuan si tokat e xanuna

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          I lidhur nga mosha,i dëshpëruar nga humbja dhe i vrerosur nga shpartallimi i bunkerit të tij politik,PD,Berisha flet përçarë dhe deformon realitetin.Nëse ka shkelje të ligjit me News24 janë gjykatat që vendosin.Shkatërrimi me tritol i një ngrehine në Orikum mund të ankimohet në gjykatë dhe pastrimi i qyteteve nga pushtuesit e paligjshëm mund të ankimohet.Por poshtërsia e tij qëndron në shtrembërimin e realitetit.Në Theth Rama u hakmor se nuk e votuan.Ngs të dhënat e KQZ në Theth ka fituar PS,Berisha gënjen.Gjyqi i Mcgonigal nuk kishte objekt lidhjet dhe takimet me Edi Ramën.Po Berisha tashmë i braktisur nga të gjithë ulërin si kukuvajka dhe ndjell vdekjen pa harruar se po rend drejt vdekjes si vrasës,si djegës i medias dhe di babai i RUSPËS.O zot deri kurë me ...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Po kush e mron median xhanem..Sali Berisha ????? Po a e mbani mend sjelljen e tij me Toop Chnell kur i mori godinen ke Pottokallia ne gjykata e Tiranes..po me Gazeten tema e mban mend sec beri tek Godina e ushtrise ne oircelan..po me heret me gazeten Koha Jone e mban mend qe e dolli e perveloj..po ku ka turp ky kriminel i shqipeterve per bemet e tij..po Focus Media Group i mbaroj kontrata e humbi dhe gjyqin cfar ti bente ta linte pa kontrate..po si skane turp xhanem

            Përgjigjjuni
            1. m
              majmuni deputet

              Natyrisht qe Berisha ka bere veprime ekstreme kunder medias. Mund te ndodhi qe dikush ben dhe kthese ne qendrime. Por ne rastin Konkret Berisha keto qendrime i ka hipokrizi, e ne kuader te bashkepunimit te ndersjellet me Ramen. Pikerisht ky bashkepunim e hipokrizi eshte gjeja me e rrezikeshme per median, vendin, Shqiperine. Kete e dine mire edhe ata deputete qe ishin sidomos ne listat e mbyllura, si nga PD ashtu dhe PS.

              Përgjigjjuni
              1. k
                koalsa

                po na jep men kufoma serbise

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tiransi

                  Sali hale Karaxhic Berisha , ky dashnor i fjales se lire , aq e vertete eshte kjo sa nuk ka shume kohe qe u nda nga jeta gazetari Zamir Dule mbas shume vitesh i mbetur i paralizuar nga te perkadhelurat e policise se ketij qelbesire . Ky qen bir qeni qe i shpallte grup terrorist gazetaret e ua dergonte naten neper shtepia policine . Ky dashnor i popullit dhe i fjales se lire ka vrare e zhdukur njerez , por vec ne gje ky i ka bere pa dashje e per keto pa dashje meriton te varet ne mes te sheshit ne Tirane .

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Humoristi

                    Mosh e madhe,temperatura te larta,humbje elektorale madheshtore,historike,cojeni me pushime diku se eshte per te miren e tije tuajen, qe i shkoni nga pas!

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Flamut Noka.

                      Jo mor jo Brrisha kurr nuk ka ndezur zjarr ne jeten e vet gjekundi me perjashtim te zjarrit ne mes te odes dimrit kur ishte adoloshent dhe kthehej nga mali ku kish kullotur dhite. Gazeta "KOHA JONE" u dogj aksidentalisht nga Preç Zogaj, i cili pasi beri radhitjen e gazetes se neserme, dhe me qe ishte ftohte se se ish fillim Marsi, ndezi soben prej gjysem fuçie qe te ngrohej pak para se te shkonte ne shtepi. Fati i keq i nderteses ashtu si dhe fati i keq i makines BMW te M. Bazes ne Korrik 2006 ishte se zjarrfikesit te cilet te urdheruar direkt nga Brrisha te shuanin zjarrin, kishin makinat pa uje sepse ishte acar dhe uji kish ngrir akull dhe matorri sun e thethinte. Kjo eshte e verteta. Brrisha eshte dashnori me i madh ne bote i marjes se fajit padrejesisht

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Ndroqi

                        Enver Hoxha bente ligjet kriminale dhe i zbatonte,pra bente krime,por ama me ligj. Kurse Saliu bene ligjet pastaj ju bene mutin ligjeve dhe bene krime,ndryshim madh.

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          landi

                          Perjashto nenin 55 ( Agjitacion e Propagande ) dhe ate te zhdukjes se prones private, te gjithe ligjet e tjera ishin ne favor te vendit dhe popullit shqiptar ! Ku krahasohen keta funderinat e sotem me Enverin...ai iku e mori nje meter dhe mbi shpine; keta felliqesirat kane siguruar edhe brezin e shtate me miliardat e grabitura popullit

                          Përgjigjjuni
                        2. C
                          Cdo gje saliu e ben pa dashje

                          Pa dashje i ka thene edhe kto

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lani

                            Kush fole per mediat pupupupupup. Kriminel I poshter qe djegte gazetat rrifte per spital gazetaret....pupuppu kanceri I shqiperise

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Luli

                              O Sali a te ka ofrur pipipilinci ndonji vend ne qeverine e re.?! Pasi e shkaterove pronen.uzinat , fabrikat , bujqesine e blektorine ,ushtrine e policine , pasi vrave njerez ne bulevard , gerdec etj , okoma mundohesh te mashtrosh kete popull siku vertet te dhimset Shqiperia. Ti dhe vetem ti ju dhe pronat e trasheguara oligarkeve te sotem , frangaj , hysenbelliu , dulaku , fazllicit , malicious e gjithe trashamakeve te tropojes per interesat tuaja familjare se shite dhe detin. Ik nga skena politike se ky aspak nuk ka ndermend as te te burgess as te te sekuestroje vjedhjet ,as ju as shpures tuaj. Akoma livadhis medi vrasesi dhe aspaku nuk ka prova. Akoma nuk denohet dhe nuk sekuestrohet pasuria e likes dhe mones se aspaku nuk ka prova. Akoma nuk denohet e sekuestrohet lalfiku qe e beri tiranen beton she te pajetueshme dhe aspaku nuk ka prova . E sa e sa te tjera pa fund se aspaku nuk ka prova dhe personal. Vetem aksioni qe mori Rama tregoi se cfare kane bere bashkite dhe administrata e sidomos ajo e bashkise se lalfikut ( nuk ka qene asnjihere e Tiranes) Kjo tregon evidence e punes se ketyre hajduteve. Llogaria eshte e thjeshte. 10 vite shkaterim dhe 10 dite te funksonit te shtetit regullim. Shiko shtesat e pallateve te droges apo pallatet e vdekjes , ose te mollies se ndalueme , o edi dhe do shikosh xhevahire , cirk dhe estrade pa arene.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje