Rama: S’do të jetë larg dita kur vendi do të ketë gruan e parë kryeministre

11 Prill 2025, 19:07Politika TEMA
Rama: S’do të jetë larg dita kur vendi do të ketë

Kryesocialisti Edi Rama, teksa po fliste për rëndësinë që PS i ka dhënë grave dhe vajzave, tha se është i bindur që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria do të ketë një grua kryeministre.

“Sot kuvendi drejtohet nga një grua socialiste, e cila zëvendësoi një tjetëtr grua socialiste. Jam i bindur që nuk është aq e largët dita sa mund të dukej deri dje kur Shqipëria do të ketë edhe gruan e parë kryeministre, dhe as nuk e diskutoj fare se do të jetë socialiste.

Shikoni se si kemi rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në kuvendet vendore në këshillat bashkiakë ku ka qenë PS gjatë gjithë kohës, që ka tërhequr të tjerët dhe kur në mënyrë të vazhdueshme ne e kemi vënë si kusht për të kaluar më tej në miratimet e ligjeve zgjedhore”, u shpreh Rama.

2 Komente

  1. F
    Fevziu me dosje si spiuni i sigurimit.

    Kryeministere mbas 11 Majit....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mero balta

      E morem vesh! Per spiropidhin e ke hallall

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje