Rama takohet me Zelenskyn në Moldavi, zbardhen detaje nga takimi

1 Qershor 2023, 14:57Politika TEMA

Rama takohet me Zelenskyn në Moldavi, zbardhen detaje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë vizitës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Moldavi.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas përmes një postimi në Twitter, ku thekson se i falenderoi kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.


“Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Zelensky në Twitter.

 

 

6 Komente

  1. O
    Olti

    Shpresojme per lajme pozitive

    Përgjigjjuni
    1. J
      Joni

      Ju lumte qe ruani marredhenie te mira

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Nje takim shume i rendesishem ky

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klea

          Beni shume mire qe mbani te tilla marredhenie me vende te ndryshme

          Përgjigjjuni
          1. K
            KATUNDARI

            Kasollja e barit nuk do te digjet.

            Përgjigjjuni
            1. d
              dyshuesi

              Ej..o Lado..! Po Kosovën me ..a do t'a njihni si shtet i pa varur apo ...hat se folim..?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje