Basha me të rinjtë në Vlorë: Nuk ndryshon gjë me politikë të vjetër e tallava. Si po më komentojnë për rikthimin tim

1 Qershor 2023, 11:15Politika TEMA

Basha me të rinjtë në Vlorë: Nuk ndryshon gjë me

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Vlorë me të rinjtë.

Ai kujtoi se në zgjedhjet e 14 majit kanë votuar vetëm 13% e të rinjve të grupmoshës 18-20 vjeç, gjë që tregon se sa e rëndë është situata dhe sa e pashpresë.


“Si mund ta ndryshojmë këtë? Njëherë, nuk e di nëse biem dakord që kjo nuk ndryshohet me gjuhën e vjetër, me kulturën e vjetër politike, me sharje, me banalitete, me kërcënime, me tallava, nuk vjen as debati, nuk dëgjohet, jo më të ndryshojmë diçka.

Që ta ndryshojmë, jam i bindur që gjëja e parë që na duhet është t’i qasemi debatit me një gjuhë të re, me një kulturë të re politike, me një tërësi vlerash që reflektojnë hallet, problemet, shpresat e qytetarëve dhe jo ankthet dhe projektet individuale dhe hallet e politikanëve,” – u shpreh Basha.

Basha është ndalur edhe tek komentet e rikthimit të tij politik. Ai u bashkëngjiti veten e tij me të rinjtë në Vlorë duke iu shprehur se edhe ai bashkë me ta është një zë i ri që po cungohet nga politika.

“Siç e keni parë, sapo kam dalë kanë thënë: Pse del ky? Pse flet ky? Se duan të flasin vetëm ata. Të njejtat fytyra që flasin 30 vjet, duan të flasin vetëm ata. Por nuk e kanë vetëm me mua. Gjysma e të keqes po ta kishin vetëm me mua. E kanë me ju!

Nuk duan fytyra të reja. Nuk duan zëra të rinj në debat. Duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Ne nuk do t’i lejojmë. Ne nuk do të lejojmë që banaliteti të marrë peng këtë dialog, këtë debat të nisur së bashku nga Shkodra në Vlorë, në Tiranë, në Elbasan, Durrës, Berat e kudo nëpër Shqipëri.

Dhe mënyra për ta bërë këtë është pikërisht t’i ikim kurthit të emrave të përveçëm dhe të bashkohemi rreth kauzave të përbashkëta, të djathtë e të majtë, rini e të moshuar."- tha Basha. 

5 Komente

  1. p
    paska edhe ne vlore te rinj budallenj !

    e pabesushme hej ! paska lujt mendsh Kllouni o bo si ato gabelat e cirkut .perse se Arreston Spak kte kriminel kte putane Tradhetari ? Po s'paska ngelur asnji pik gjaku Patrioti ne Vlore me ja plas trunjve aty para te kamerave ktij krromashi serbie ? qenkan ber shqiptaret te gjithe pedera hej ! Me dhen alarmin

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Sa i pa fytyre eshte ky Basha,që ka mbi 20 vite ne politike,10 vite ne krye të PD _s duke e çuar nga humbja ne humbje deri sa e shkaterrove,provove të gjitha postet me të rendesishme,vodhe e vrave,firmose shitjen e detit dhe ne Kosove mbeshtete krijimin e dosjeve monstruoze kunder luftetareve të UÇK_s e sa deme të tjera,kerkon të rihysh edhe njeherë. Bëmat e tua nuk kanë fund o skuthë…….

      Përgjigjjuni
      1. F
        F-35A

        Lul, ti je i pakonkurueshem ne rekorde penale e antikombetare! Shanset tua per te bere prokopi si politikan jane zero. Nuk e di kush te nxite apo genjene se je dikushi, ku maksimumi je nje palaco!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ropt

          Po ti dole nga çadra mor pis njeri. Sa lek ti dha Rama? 3 fîshin . Kush I beson ktit të kujtoj vetëm arsyen se pse e la protestën pèrgjys edhe pse dogjën mandatet e deputetit ? Pse ? Ti ske asnji Shanc më për tu futur në PD. A e dhe vet doheqjen?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lule moj lule

            Berrisha eshte bere qesharak tashme kjo dihet njerzit tallen duke i derguar dokumenta false po ky kllune po bene te njejten si Berrisha ky takone 10 te rinje nje kamera dhe tregone sikur sot po zbret ne skenen politike si njeri i ri kur mbi kurrizin e tij qendrojne krine korrupsione.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje